Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
Sport
VIDEO / Shfaqen pamjet e sigurisë së Mbappe në Kamerun, dhjetëra ushtarë, forca speciale madje edhe blinda…
Sa i përket kësaj vizite ‘Le Parisien’ zbulon veçanërisht se Mbappé diskutoi me kryeministrin e Kamerunit krijimin e një kompleksi të madh sportiv në Obala
8 Korrik 2023, 21:39Nga DOSJA
KAMERUN - Prej disa ditësh, ai është njeriu për të cilin të gjithë flasin në Kamerun, ndërkohë që e gjithë Europa zien për transferimin e tij të shumëpritur nga Paris Saint-Germain drejt Realit të Madridit.
Kylian Mbappé, ylli i PSG-së, po bën një udhëtim gati si kryetar shteti në vendin afrikan, i cili e priti atë në një bujë të çmendur. Mundësia për të shijuar një nga vendet e origjinës së tij, por edhe për të punuar në projekte të rëndësishme shoqëruese.
Kjo video tregon se sa shumë trupëroja ka makina që transportonte yllin francez, autokolona e së cilave kishte edhe blinda të ushtrisë.
Sa i përket kësaj vizite ‘Le Parisien’ zbulon veçanërisht se Mbappé diskutoi me kryeministrin e Kamerunit krijimin e një kompleksi të madh sportiv në Obala, në periferi të Yaoundé, ndërsa premtoi një angazhim të fortë nga fondacioni i tij në projektet humanitare.