7 Mars 2024, 21:20
Nga DOSJA
ITALI - Nuk ka histori në “Olimpiko” me Romën që dominoi dhe triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj anglezëve të Brightonit, duke vulosur kualifikimin në çerekfinale që në ndeshjen e parë.
Verdhekuqtë e De Rossit dhuruan një tjetër 90-minutësh mjaft të bukur, duke shënuar dy herë në pjesën e parë me Dybalën dhe Lukakun, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ishin italianët Mancini e Cristante që vulosën suksesin bindës 4-0.
Nga ana tjetër, Brightoni i De Zerbit zhgënjeu totalisht, duke u shfaqur larg formës me të cilën na ka mësuar dy sezonet e fundit të Premier League, teksa sfida e kthimit javën e ardhshme do të jetë vetëm një formalitet për italianët e Romës, pasi 4-0 është një rezultat që nuk lë vend për surpriza.
Kalimi në çerekfinale do të jetë një formalitet edhe për Liverpoolin, që triumfoi me rezultatin e thellë 1-5 në transfertën çeke ndaj Spartës së Pragës.
“The reds” zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, duke shënuar me MacAllister dhe dy herë me Nunez, ndërsa në pjesën e dytë ishin Luiz Diaz dhe Szobozlai që vulosën suksesin. E pafuqishme Sparta e Pragës, teksa dy futbollistët shqiptarë e nisën nga stoli për t’u aktivizuar Laçi në minutën e 65-të dhe Tuci në të 75-ën.
Sfida tjetër e mbrëmjes ishte ajo mes Qarabag dhe Bayer Leverkusen, me gjermanët që shmangën humbjen në fund dhe lanë të hapur kualifikimin për në ndeshjen e kthimit. Skuadra azere shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë ishin Wirtz dhe Schick që rikthyen baraspeshën, duke shtyrë çështjen e kualifikimit për në javën e ardhshme në “Bay Arena”.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Mars 2024, 17:52
ITALI - Dy tifozë të Brighton u dërguan në spital me lëndime të lehta pasi u sulmuan nga tifozët e Romës&...
Sport
7 Mars 2024, 17:35
SPANJE - Të martën, francezi udhëhoqi Paris Saint-Germain drejt fitores ndaj Real Sociedad në San Sebastian dhe festoi kualifikimin në ...
Sport
7 Mars 2024, 17:28
GREQI - Olympiacos pret në shtëpi Maccabi Tel Aviv në kuadër të fazës së 1/8-tave në Conference League. Tifozë t&...
Sport
7 Mars 2024, 17:25
GJERMANI - Ata vazhdojnë të protestojnë në Leipzig për arbitrimin e italianit Massa në ndeshjen e Champions League kundër&n...
Sport
7 Mars 2024, 17:09
GJERMANI - Këtë të mërkurë, Borussia Dortmund siguroi kualifikimin në Botërorin e Klubeve të vitit të ardhshëm...
Sport
7 Mars 2024, 17:08
SHBA - Rafael Nadalit nuk i ka mbetur edhe shumë kohë në tenis…. Tenisti i madh spanjoll me 22 tituj Grand Slam në dy vitet e fundit,...
Sport
7 Mars 2024, 16:56
BRAZIL - Një futbollist i ri 24-vjeçar është arrestuar gjatë një ndeshje futbolli amatore të zhvilluar në qytetin Mutu...
Sport
7 Mars 2024, 16:49
SPANJE - Valencia njoftoi këtë të enjte, përmes një deklarate zyrtare, se Mouctar Diahkaby iu nënshtrua një operaci...
Sport
7 Mars 2024, 16:49
ITALI - Fondi arab PIF është gjithnjë e më pranë blerjes së një pjese të aksioneve të Milanit. Raportohet kësh...
Sport
7 Mars 2024, 16:34
DANIMARKE - 28-vjeçari suedez i Midtjylland, Kristoffer Olsson, i cili është shtruar në spital në Danimarkë që nga 20 shkur...