Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Sport
VIDEO / Nuk ka fitues në “San Siro” duhet shtesa për të përcaktuar finalistin e pare!
6 gola edhe në ndeshjen e dytë mes Interit dhe Barcelonës, do të vendoset gjithçka pas shtesës ose ruletës së penalltive
6 Maj 2025, 22:48Nga DOSJA
ITALI – Po luhet në “San Siro” gjysmëfinalja e kthimit mes Interit dhe Barcelonës për të përcaktuar ekipin e parë që do të shkonjë në finale e madhe të Champions League.
Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 21-të. Federico Dimarco përfiton nga një top i gabuar i mesfushës së Barcelonës dhe pason për Denzel Dumfries, holandezi asiston për Lautaro Martinez, i cili dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e parë shtesë Lautaro fiton një penallti, që jepet me VAR dhe Calhanoglu e ekzekuton saktë.
Dhe me shifrat 2-0 përfundojë pjesa e parë. Ndëkohë në pjesën e dytë katalanasit përmbysin gjithçka. Garsia në minutën e 54 dhe Olmo në të 60-tën parazpeshojnë rezultatin dhe kur gjithçka dukej se do të shkonte në shtesë është Raphinha që 2 minuta nga koha e rregullt i jep avantazhin që rezultoi i përkohshëm për Barçën pasi Açerbi rikthen në lojë skuadfrën e Inzaghit për të çuar ndeshjen në shrtesë. fitoren dhe finalen Barcelonës