Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Skuadra e Massimiliano Allegrit kontrolloi ndeshjen pa probleme në pjesën e parë, por mungesa e vendosmërisë dhe nënvlerësimi i kundërshtarit kushtuan shtrenjtë.
ITALI - Milani u ndal në një barazim zhgënjyes 2-2 përballë Pizës në “San Siro”, një rezultat që u prishi qetësinë kuqezinjve dhe vuri në rrezik kreun e renditjes. Skuadra e Massimiliano Allegrit kontrolloi ndeshjen pa probleme në pjesën e parë, por mungesa e vendosmërisë dhe nënvlerësimi i kundërshtarit kushtuan shtrenjtë.
Rafa Leao kaloi Milanin në avantazh që në minutën e 7-të, duke krijuar përshtypjen e një mbrëmjeje të qetë për vendasit. Megjithatë, paralajmërimi i Allegrit para ndeshjes — “këto takime fitohen vetëm kur respekton kundërshtarin” — rezultoi profetik. Milani uli ritmin, ndërsa Piza rezistoi dhe priti momentin e duhur. Në pjesën e dytë, trajneri Gilardino aktivizoi Cuadradon, i cili brenda 15 minutash fitoi dhe shënoi penalltinë e barazimit. Kolumbiani, i mallkuar për Milanin, realizoi golin e tij të tetë në karrierë ndaj kuqezinjve.
Milani reagoi me pak mundësi konkrete: Leao goditi traversën, ndërsa Nkunku shpërdoroi një rast të artë. Piza, në anën tjetër, shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë ku Nzola e përmbysi rezultatin, duke shokuar publikun. Vetëm në minutën e 93-të, Athekame shpëtoi skuadrën e Allegrit nga një disfatë turpëruese, duke vendosur shifrat në 2-2.
Ky rezultat është një paralajmërim për Milanin: një ndeshje kundër një rivali pa fitore në kampionat dhe pa gola në tri sfidat e fundit përfundoi në dramë. Një mësim i qartë për Allegrin dhe lojtarët e tij, asnjë kundërshtar nuk duhet nënvlerësuar.
B.T (Dosja.al)
SHKODER - Është mbyllur Klasikja e futbollit shqiptarë mes Vllaznis dhe Tiranës. 90 minutat e kësaj përballjeje kanë pr...
ELBASAN - Elbasani është rikthyer te tre pikët, pas tre ndeshjesh pa fitore radhazi, me verdheblutë që arritën të mposhtnin 2...
SHBA - Një pikë referimi ikonike e qytetit të Nju Jorkut do të bëhet një epiqendër e festimeve të futbollit vitin e ar...
SPANJE - Katia Ancelotti ka dhënë një intervistë intime për median italiane Corriere della Sera, në të cilën foli p&eu...
TIRANE - Java e 8-të e Superiores është hpur me duelin Vora-Dinamo, i cili u luajt në “Arenën e Demave” dhe që u fitua...
SPANJE - Pasi mbërriti te FC Barcelona në korrik, sulmuesi anglez Marcus Rashford duket se po e shijon shumë nën drejtimin e trajneri...
SHBA - Trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano, flet për gjendjen fizike të Lionel Messit përpara përballjes me Nashville në raund...
SPANJE - Njëri prej atyre që mund të largohet është Marc-Andre Ter Stegen, i cili ka nevojë të luajë gjatë gjysm&...
SPANJE - Nuk ndodh çdo ditë që një nga emrat më të mëdhenj të Real Madridit t’i ofrojë këshilla miq&...
BRAZIL - Futbolli brazilian është në zi. Antony Ylano, një sulmues 20-vjeçar i Piauí Esporte Clube, vdiq...