Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Portieri i dalë nga akademitë e Sevillas, i thotë laamtumirë futbollit, për t'u marrë “profesionalisht” me platformën dixhitale.

SPANJE - OnlyFans, platforma dixhitale për të rritur e lindur në vitin 2016, vazhdon sulmin e saj, duke shtuar edhe futbollistë aktivë në gamën e personazheve të saj!
Mirë, nuk po flasim për një emër të klasit të parë, por në Spanjë dhe veçanërisht në Andaluzi, të gjithë e njohin Miguel Guerreron.
Portieri 29-vjeçar që nisi në ekipet e moshave të Sevillas dhe pas një karriere në ekipe të ndryshme të rajonit, vendosi t’i thotë lamtumirë futbollit dhe të merret ekskluzivisht me OnlyFans!
View this post on Instagram
Guerrero këtë sezon luante në një ekip të kategorisë së 4-t (Vélez de Málaga), me të cilin madje kishte një kontratë dyvjeçare, por janarin e kaluar deklaroi pjesëmarrjen në reality show-n televiziv "Ishulli i tundimit".
Prezantimi i tij mbresëlënës (që dikur ishte arma e tij e madhe si portier) nuk kaloi pa u vënë re dhe me përfundimin e reality show-t, Guerrero pa që ndjekësit e tij në rrjetet sociale të rriteshin në mënyrë dramatike.
View this post on Instagram
“Pjesëmarrja ime në reality show luajti një rol të madh në vendimin tim. Fillova të krijoj përmbajtje dhe ndërtova audiencën time. Edhe pse kisha një kontratë dyvjeçare me një pagë të mirë, mes dëshirës për të hyrë në këtë botë dhe faktit që futbolli nuk më kënaqte më në të njëjtën mënyrë, përfundova duke marrë këtë vendim”,- ka shpjeguar ai në një intervistë radiofonike, pak ditë pas njoftimit të tij në Instagram.
Në të njëjtën intervistë, ai u pyet nëse është i gatshëm t'i plotësojë çdo dëshirë që abonentët e tij, qoftë edhe ta shohin të veshur me ngjyrat rozë Barbie (me rastin e filmit që thyen rekordet) me të duke u përgjigjur:
View this post on Instagram
“Do të ishte çështje diskutimi dhe do të vendosnim një çmim të veçantë. Çdo mesazh që marr është diçka e veçantë. Me fjalë të tjera, përfundoni duke bërë një bisedë private, ku flisni me secilin fans personalisht dhe përshtateni me atë që ata duan. Unë gjithashtu e di që jam atje për të përmbushur fetishet e tyre. Ata flasin me ju, ju pyesin për gjëra dhe kjo varet nga sa larg doni të shkoni. Kushdo mund të më sugjerojë diçka sepse jam i hapur për të dëgjuar çdo gjë. Sinqerisht, kam një mendje shumë të hapur,”- tha ish-portieri, i cili tani po i përkushtohet platforms OnlyFans.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Në një konferencë për shtyp për xhiron e parë të kampionatit anglez, ndaj Burnleyt, Pep Guardiola ishte i pakëna...
SPANJE - Atlético Madridi tashmë ka një sponsor të ri. Siç raportoi dje “AS”, linja ajrore saudite “Riyadh...
FRANCE - Sipas mediave të ndryshme franceze, Ousmane Dembélé ka kaluar me sukses ekzaminimin mjekësor të PSG-së, nj&...
FRANCE - Ditën e djeshme, futbollistët e PSG-së kishin ‘ditën mediatike’. Domethënë, skuadra e klubit parizi...
SPANJE - Lajm shumë i keq për Real Madridin. Një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër dhe ...
FRANCE - Nga të gjitha masat që PSG ka marrë ndaj Kylian Mbappé, ai i së shtunës mund të jetë vendimtar për t&eum...
ANGLI - Ofertat këmbëngulëse nga njerëzit e Mynihut përfunduan duke dhënë fryte. Pas disa javësh shkëmbimesh d...
ANGLI - Rodri, një nga pjesët themelore të Cityt për pushtimin e tripletës sezonin e kaluar, e ngriti britmën në qiell pë...
TURQI - Wanda Nara ka vendosur të zgjerojë familjen. Biznesmenja dhe ‘ndikuesja’ argjentinase, e cila këto ditë ndodhet m...
SPANJE - Në fakt, një nga pronarët që së shpejti do të shijojë karakteristikat e tij - dinamike dhe sigurie - do të je...