Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Kylian ishte zëvendësues dhe i erdhi në ndihmë skuadrës së tij për të siguruar fitoren ndaj Nantes (0-2).

FRANCE - Nantes dhe PSG u takuan në ‘Stade de la Beaujoire’ me një protagonist të qartë: Kylian Mbappé. Të gjithë sytë ishin te ylli francez pas vendimit të tij për t'u larguar nga “Parc des Princes” verën e ardhshme dhe Luis Enrique që kishte vendosur ta linte atë në stol. Surpriza erdhi…
Megjithatë, atij iu desh t'i ndihmonte skuadrës së tij në pjesën e dytë për të siguruar fitoren kundër një ekipi të Nantes (0-2) që meritonte shumë më tepër. Lucas Hernández (60’) hapi rezultatin dhe Kylian (78’) bëri rezultatin 0-2 nga pika e bardhë, pasi shkaktoi vetë një penallti shumë të diskutueshme.
Pas fitores kundër Real Sociedad në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League, PSG-ja vizitoi Nantes me gjysmën e ligës në xhep, pas dështimit të Nice-s kundër Olympique Lyonnais të rilindur. Luis Enrique, me një javë pushim deri në ndeshjen e radhës, vendosi të rifreskojë skuadrën. Hakimi, Dembélé... apo Mbappé nuk do të luanin. Dhe PSG këtë mund ta paguante shtrenjtë.

Gjatë pjesës së parë, dominimi i PSG-së me top ishte i jashtëzakonshëm. Por skuadra nuk gjeti hapësirë për të depërtuar në vijën e fundit të Nantes, e cila u mbrojt shumë mirë pranë portës. Bllokimi i PSG-së ishte i tillë që nuk arritën të bënin asnjë goditje në portë gjatë gjithë pjesës së parë.
Pjesa e dytë nuk do të niste më mirë për PSG-në. Megjithatë, ata filluan të provonin fatin nga distanca e largët duke parë pamundësinë e depërtimit në mbrojtjen e Nantes. Së pari ishte Vitinha dhe, së dyti, Lucas Hernández (60’). Francezi goditi një goditje nga buza e zonës dhe arriti të shënojë 0-1. Goli i tij i parë në Ligue 1 me PSG.
Pikërisht në atë moment, Luis Enrique do t'i hiqte 'dënimin' Mbappes dhe në minutën e 60-të do ta fuste në fushë, bashkë me Dembélé dhe Hakimi. Plani i vendosur i lojës nuk funksionoi për Nantes dhe hapësirat filluan të shfaqen. Në njërën prej tyre, Mbappé (78’) vrapoi brenda zonës dhe fitoi një penallti, që ai vetë do të ishte përgjegjës për ta kthyer në gol. Goli i tij i 21-të në Ligue 1 këtë sezon. PSG kalon 18 ndeshje radhazi pa humbur... dhe Kylian vazhdon të bëjë gjënë e tij.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Roberto De Zerbi vazhdon të ndezë të gjithë trajnerët e disa klubeve të mëdha evropiane. Në muajt e fundi...
GJERMANI - Bayer Leverkusen dhe Xabi Alonso po kalojnë një moment vërtet magjik. Skuadra e drejtuar nga trajneri spanjoll fitoi 1-2 në tra...
SPANJE - Fitore në frymën e fundit e Barcelonës në fushën e Celta Vigos për javën e 25-të të La Ligas. Një pen...
ANGLI - Pritej të ishte një ndeshje nën vëzhgimin e trajnerit të Kombëtares, por në fakt nuk ka ndodhur kështu për ...
ANGLI - Manchester City-Chelsea ndajnë pikët në takimin e javës së 25-të të Premier League, me sfidën e luajtur në ...
ITALI - Shkurt i brishtë për Juventusin, që ka marrë vetëm një pikë në tre ndeshje këtë muaj. Bardhezinjtë...
ANGLI - Arsenali i përgjigjet Liverpoolit me një triumf spektakolar 0-5 në transfertën ndaj Burnleyt, duke ruajtur hapin e “The reds&r...
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo e nis me gol fazën e dytë të elitës së kampionatit saudit. Portugezit iu venojitën më...
RUMANI - Islam Dudaev është Kampion Europe për Shqipërinë në mundjen e lirë në peshën deri në 65 kilogram. Kam...
SHKODER - Kuqeblutë e Vllaznisë e bënë edhe më të bukur 105-vjetorin e lindjes, përvjetor që e festuan një dit&eu...