2 Prill 2024, 00:09
Nga DOSJA
ITALI - Interi bën detyrën ndaj Empolit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 dhe duke u afruar edhe më shumë me titullin e 20 kampion në histori, që do të stamposte ne fanellë edhe yllin e dytë. Zikaltrit vinin pas eliminimit nga Championsi dhe barazimit në shtëpi me Napolin, por ndërprerja dy javore e kampionatit rezultoi të ishte e mjaftueshme për të shëruar plagët dhe për t’u rikthyer te fitorja.
Sfida nisi menjëherë vrullshëm për Interin, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 5-të me anë të Dimarcos, i cili u koordinua mjaft mirë mbi vijën e 16-shes dhe dërgoi topin në rrjetë.
Empoli provoi të mos lëshojë, por e kishte të vështirë të bënte diçka më shumë përballë Interit, që në minutën e 81-të gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me kilenin Alexis Sanchez, që shtyu në rrjetë topin pas një pasimi të saktë të Dumfries në zonë.
Pati minuta edhe për mesfushorin e kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, që u aktivizua në të 69-ën në vendin e Calhanoglu dhe përveç menaxhimit të lojës, provoi edhe të gjejë golin me një goditje nga distanca, por u ndal nga portieri Caprile.
Me këtë fitore Interi ngjitet në kuotën e 79 pikëve, duke ruajtur distancën prej 14 pikësh me Milanin ndjekës, teksa titulli kampion duket një formalitet dhe vetëm matematika mban ende pezull hapjen e shampanjës.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Prill 2024, 20:00
ANGLI - Pas fitores 2-1 ndaj Brighton, mesfushori i Liverpool, Alexis Mac Allister, komentoi për ‘Sky Sports’:
"Nuk e nis&eum...
Sport
1 Prill 2024, 19:41
SPANJE - Çifti është rishfaqur në rrjetin e famshëm social me një kartolinë që tashmë ka ngjallur komente t&eum...
Sport
1 Prill 2024, 19:30
ANGLI - I njohur si i qetë dhe gazmor, Jack Grealish ka fituar zemrat e tifozëve të Man.Cityt, por jo edhe të kund&eum...
Sport
1 Prill 2024, 19:00
TURQI - Koha e vendimit që do të marrë Federata e Turqisë për atë që ndodhi në Trabzonspor - ...
Sport
1 Prill 2024, 18:30
ANGLI - Në radhët e futbollit anglez ka një shqetësim të madh për një sulm të mundshëm terrorist në një...
Sport
1 Prill 2024, 18:00
SPANJE - Pasi u dënua për dy ndeshje muajin e kaluar për shkak të vendimeve kontestuese të arbitrit, Jude Bellingham tregoi...
Sport
1 Prill 2024, 17:45
ANGLI - “Ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari shumë kërkues. Ne u mbrojtëm shumë mirë...
Sport
1 Prill 2024, 17:30
ANGLI - Vincent Kompany, ish-kapiteni legjendar i Manchester Cityt dhe aktualisht trajner i Burnley, u kërkoi falje gjyqtarëve p...
Sport
1 Prill 2024, 17:11
ANGLI - Roy Keane, ish-kapiteni i Manchester United, u tregua i ashpër me sulmuesin norvegjez pas Manchester City-Arsenal (0-0). Haaland, i cili golin e ...
Sport
1 Prill 2024, 17:00
SPANJE - Prania e bollshme e të rinjve të quajtur 'tiktokers' rreth ‘Ciutat Esportiva Joan Gamper’ në kërkim të...