Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
Sport
VIDEO / Interi është finalisti i parë i Superkupës së Italisë!
Kampionët e Italisë mundën në ndeshjen gjysmëfinale Atalantën e Gjimshitit 2-0
2 Janar 2025, 22:15Nga DOSJA
ARABI SAUDITE - Interi është finalisti i parë i Superkupës së Italisë 2024. Në ndeshjen gjysmëfinalen e parë të Superkupës që u zhvillua në Riad të Arabisë Saudite, skuadra e Inzaghit mundi Atalantën 2-0 dhe siguron në këtë formë biletën për ndeshjen e fundit të turneut ku do të luaj për të fituar trofeun.
Zikaltrit do të luajnë me fituesin e çiftit Juventus-Milan që do të luhet ditën e nesërme. Në parkun Al-Awwal në Riad në pjesën e parë, kampionët e Italisë komanuan ndeshjen dhe krijuan shumë raste shënimi, por u përballën me një super Carnesecchi.
Në pjesën e dytë ishte Dumfries protagonist i skuadrë së Inzaghit. Holandezi në fillim arriti të zhbllokojë rezultatin e ndeshjes me një goditje me kokë në minutën e 49-të, ndërkohë që në minutën e 61-të është sërish ai që shënoi edhe golin e dyhtë personal dhe për Interin duke I siguruar kështu avancimin për në finale.
Në funin e ndeshje ishte edhe Ederson ai që shënoi një tjetër gol por u anulua për shkak të një pozicioni të parregullt të De Ketelaere.