Dy gola të hershëm nga Gosens dhe Mandragora i dhanë tonin ndeshjes, përpara se Gudmundsson ta vuloste atë në pjesën e dytë. Bardhezinjtë nuk u panë…
16 Mars 2025, 22:14Nga DOSJA
ITALI - Fiorentina mundi Juventusin 3-0 në ndeshjen e 29-të të Serisë A, duke i shkaktuar bardhezinjve humbjen e dytë radhazi në ligë. Te ‘Franchi’ ishte një ndeshje e njëanshme, e nisur menjëherë nga dy gola, të shënuar nga Gosens në minutën e 16-të dhe Mandragora në minutën e 18-të.
Reagimi i pritshëm i bardhezinjve, i freskët nga disfata 0-4 ndaj Atalantës, nuk erdhi dhe në fillimin e pjesës së dytë, Gudmundsson (53’) shënoi golin e tretë me një goditje të fuqishme dhe precize me këmbën e djathtë nga skaji i zonës. Juventusi është kaluar nga Bolonga në vendin e katërt.
Një natë ëndrrash për tifozët e Fiorentinës që panë skuadrën e Palladinos, të dominojë për here të tretë Juventusin në Franchi. 3-0 thekson momentin negativ të “Zonjës së Vjetër”, e pafuqishme dhe aspak reaktive për t'iu përgjigjur një-dyshit të firmosur nga Gosens dhe Mandragora me dy goditjet e para në drejtim të Di Gregorio.
Në të vërtetë, në vështirësinë e parë, Juventusi - i rreshtuar me një mbrojtje të rishikuar me Kelly në krahun e majtë - u shpërbë, duke dhënë përshtypjen se nuk kishte energji apo bindje për të rregulluar situatën. Një skenar i parë tashmë ndaj Atalantës dhe që vë në dyshim pozicionin e Thiago Mottas, tashmë i pesti dhe i kaluar nga Bolonga.