8 Nëntor 2025, 23:46
Nga DOSJA
ANGLI - Chelsea mori një fitore bindëse me rezultat 3-0 në “Stamford Bridge” ndaj Wolves, duke siguruar tre pikë të rëndësishme pas një performance të fortë në të dyja pjesët e ndeshjes. Skuadra e Enzo Marescës e nisi ndeshjen me intensitet të lartë, duke dominuar zotërimin e topit dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm në gjysmën e kundërshtarit. Pas disa tentativave të pasuksesshme, Chelsea gjeti golin e avantazhit në minutën e 51-të, pak pas fillimit të pjesës së dytë.
Alejandro Garnacho harkoi bukur në zonë, ku Malo Gusto u gjend i lirë dhe me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-0. Në minutën e 65-të, londinezët dyfishuan epërsinë me një kombinim të shkëlqyer. Joao Pedro mori një pasim të ulët që kaloi mbrojtjen dhe me qetësi e dërgoi topin në qendër të portës për 2-0.
Chelsea vazhdoi ta kontrollojë lojën dhe në minutën e 73-të vulosi fitoren. Sërish protagonist ishte Alejandro Garnacho, i cili shërbeu një pasim të saktë në zonë për Pedro Neton. Ky i fundit goditi me siguri nga afër dhe shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0.
Në minutat në vijim, Maresca aktivizoi lojtarë nga stoli si Reece James, Andrey Santos dhe Jamie Gittens, për t’u dhënë minutat e para në këtë ndeshje, ndërsa Wolves, pavarësisht zëvendësimeve, nuk arriti të rikthehej në lojë.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Nëntor 2025, 22:05
ITALI - Milani shpërdoron një mundësi të artë për të marrë i vetëm kreun e Serisë A, duke barazuar 2-2 në...
Sport
8 Nëntor 2025, 21:56
ITALI - Derbi i 184-të i Torinos përfundon me barazim. Në javën e 11-të të Serie A, Juventusi dhe Torino nuk mund të a...
Sport
8 Nëntor 2025, 21:42
SPANJE - Antoine Griezmann po bëhet një “super-vrasës” i vërtetë! Pasi shënoi golin e fundit në triumfin e Atl&...
Sport
8 Nëntor 2025, 21:29
ANGLI - Sfida e zhvilluar në “London Stadium”, përfundoi 3-2 në favor të vendasve, Sfida ishte me rezultatin e barabartë 1-...
Sport
8 Nëntor 2025, 21:17
ANGLI - Në raundin e njëmbëdhjetë të Premier Ligës, Arsenali ishte në fazat e fundit kundër Sunderlandit: pa...
Sport
8 Nëntor 2025, 20:59
GJERMANI - Bayern Munich u ndal në raundin e dhjetë të Bundesligës, duke barazuar 2-2 në Union Berlin pas nëntë fitore...
Sport
8 Nëntor 2025, 20:32
ANGLI - Një barazim emocionues midis Tottenham dhe Manchester United hapi javën e 11-të të Premier League. Spurs i Tho...
Sport
8 Nëntor 2025, 19:10
SHKODER - Vllaznia ka arritur të mundë Dinamon 1-0 në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore, një n...
Sport
8 Nëntor 2025, 17:00
ARGJENTINE - Çmimet "The Best"… të FIFA-s nuk njohin vetëm lojtarët, trajnerët dhe ekipet; ato gjithashtu rezervojnë nj...
Sport
8 Nëntor 2025, 16:42
POLONI - Juljan Shehu po kalon një formë fantastike në Poloni dhe duket se është gati për dy ndeshjet e mbetura të Kombë...