Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Ja sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës 7 Qershor, 19:33...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Arsenali mori tre pikë të arta duke qëndruar në krye të Premier League me 83 pikë, katër më shumë se Manchester City që për momentin ka dy ndeshje më pak se “The Gunners”. Nga ana tjetër, Bournemouth mbetet në vendin e 10 me 48 pikë.
ANGLI - Arsenali nuk gaboi në “Emirates Stadium” dhe mposhti Bournemouth me rezultatin 3-0. Vendasit ishin përgjatë gjithë kohës në superioritet sa i takon mënyrës së lojës. Pjesa e parë ishte një komunikim i vazhdueshëm i sulmuesve londinezë me portierin e miqve, Travers.
Ky i fundit priti dhe shpëtoi disa herë portën e tij, por u penalizua vetëm në minutat finale të fraksionit të parë kur shkaktoi një 11-metërsh ndaj Kai Havertz. Nga pika e bardhë, Bukayo Saka nuk gaboi dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij. Në pjesën e dytë, Bournemouth tentoi diçka më shumë dhe rrezikoi në disa raste portën e Rayas.
Megjithatë, në të 70-tën, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta realizoi edhe golin e dytë me anë të Leandro Trossard. Belgu nuk fali me një goditje teknike në brendësi të zonës.
Pak minuta më pas, Bournemouth gjeti goli me Semenyo, por aksioni ishte i pavlefshëm për shkak të një faulli të Solanke ndaj portierit Raya.
Në fund, Arsenali shënoi edhe të tretin me Declan Rice për të thelluar edhe më shumë rezultatin. Kështu, Arsenali mori tre pikë të arta duke qëndruar në krye të Premier League me 83 pikë, katër më shumë se Manchester City që për momentin ka dy ndeshje më pak se “The Gunners”. Nga ana tjetër, Bournemouth mbetet në vendin e 10 me 48 pikë.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Thomas Tuchel në minutën e 87-të të gjysmëfinales së Bayernit kundër Realit në Mynih për Cha...
SPANJE - Për nder të festës së nënës, e cila festohet të dielën, lojtarët e Getafe dolën në f...
SHBA - Tata Martino, trajneri i Inter Miamit, u pyet për interesin e pretenduar të klubit të Miamit për nënshkrimin e Di Ma...
JAPONI - Japonia fitoi Kupën e Azisë për U-23 këtë të premte, duke mundur Uzbekistanin në finale 1-0. Pas triumfit të ...
FRANCE - Dueli mes Troyes dhe Valenciennes nuk mori fund, pasi arbitri e ndërpreu përfundimisht ndeshjen afër minutes së 90-të pë...
BRAZIL - Një valë solidariteti në botën e futbollit është bashkuar për të ofruar ndihmë dhe për të mini...
ANGLI - Ishte në gusht të vitit 2023, kur meksikani Edson Álvarez nënshkroi për West Hamin nga Ajax, në këmbim të 40...
ANGLI - Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i ka dhënë fund spekulimeve rreth të ardhmes së sulmuesit brazilian Gabriel Jesus. Në koh...
BRAZIL - Portieri Gabriel Grando, 24 vjeç, u prezantua si përforcimi i Cruzeiro dhe do të jetë njeriu, i cili do të konkurrojë...
ARABIA SAUDITE - Me triumfin e arritur të premten ndaj Al Taawon (3-0), duke llogaritur për turin e 30-të të kampionatit saudit, Al Hilal,...