EMRI/ Zhdukja e Eglant Koçit në Tiranë, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor, 13:13
...
Sport
VIDEO / Allegri mund Sarrin dhe Milani “fluturon” në krye të klasifikimit!
Pas fitores në derbi, Milani ka marrë një fitore tjetër të rëndësishme, duke mundur 1-0 në “San Siro” Lazion në javën e 13-të të Serie A.
29 Nëntor 2025, 22:58Nga DOSJA
ITALI - Pas fitores në derbi, Milani ka marrë një fitore tjetër të rëndësishme, duke mundur 1-0 në “San Siro” Lazion në javën e 13-të të Serie A.
Ekipi i Allegrit iu fal një goli të Rafa Leaos në minutën e 51’ të takimit, që i shërbeu kuqezinjve për të marrë tre pikët e radhës.
Drama ndodhi në fund, aty ku pas një rishikimi me VAR për një penallti të Lazios, shpërtheu një përplasje mes stafeve të dyja ekipeve, ku u ndëshkua me karton të kuq dhe Allegri.
Pas rishikimit me VAR, gjyqtari në fund vendosi të mos e akordonte penalltinë për miqtë, duke sjellë shumë polemika në fushë. Kështu, Milani ngjitet momentalisht në krye të renditjes së Serie A me 28 pikë, ndërsa të dielën do të ndjekë i qetë sfidën mes Romës dhe Napolit, duke shpresuar që verdhekuqtë të hedhin një hap të gabuar.