29 Nëntor 2025, 16:36
Nga DOSJA

ITALI - Milani do të përballet me Lazion në sfidën e radhës së Serie A, një sfidë kjo që do të jetë speciale për drejtorin sportiv të kuqezinjve, Igli Tare që pasur një të kaluar të pasur te bardhekaltrit në fillim si futbollist dhe më pas si drejtues, duke konttribuuar në sukseset e klubit roman.
Në muajin qershor, Igli Tare shkoi te Milani në rolin e drejtorit sportiv, me synimin që të rikthejë kuqezinjtë në luftën për titullin pas një sezoni shumë të komplikuar. Në 15 vitet e qëndrimit të tij te Lazio, Igli Tare ka shfaqur shumë intuitë përsa i përket merkatos së futbollistëve, duke blerë shumë prej tyre me cmime të përballueshme, për t’i shitur më pas me vlera shumë më të larta duke pasuruar arkat e klubit bardhekaltër apo që kanë qenë të dobishëm për skuadrën.
Një shembull i mirë në këtë aspekt është Ciro Immobile që u transferua te Lazio për 9 milionë euro dhe që shkroi historinë te Lazio duke u shpallur shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Por Tare është edhe një mjeshtër në atë që konsiderohet si player trading. Operacioni simbol në këtë kuptim është Keita Balde të cilin Lazio e mori për pak më shumë se 300 milionë euro për ta shitur për 30 milionë te Monaco, por ka edhe shumë operacione të tjera që kanë rezultuar të suksesshme për Igli Taren.
Është rasti i Milinkovic-Savic që u mor për 12 milionë euro nga Genk për t’u shndërruar në një prej mesfushorëve më të mirë të Serie A. U shit te Al Hilal për 40 milionë euro. Po kështu Stefan De Vrij, u ble nga Feyenoordi për 7 milionë euro, u transferua me parametra zero kur vlera e tij sipas Transfermarkt ishte rreth 40 milionë euro.
Tjetër lëvizje e goditur e Igli Tares është ajo e Luis Albertos. Ishte krejtësisht i panjohur në momentin kur u transferua te Lazio, por shumë shpejt u bë një prej emrave më të spikatur në Serie A me 52 gola të shënuar dhe 79 asiste në 307 ndeshje dhe të mendosh që në Romë erdhi për pak më shumë se 7 milionë euro. Lista e lëvizjeve të suksesshme të Igli Tares është e gjatë dhe këtu përmendim edhe emra të tjerë si Miroslav Klose , Joaquin Correa, Hernanes e deri te trajneri Simone Inzaghi.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Nëntor 2025, 16:00
IRAN - Lajmi është befasues. Irani ka vendosur të bojkotojë shortin e Kupës së Botës 2026 në Uashington javën e a...
Sport
29 Nëntor 2025, 15:38
Carragher është një komentator televiziv
ANGLI - Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, i ka dhënë Arne Slot...
Sport
29 Nëntor 2025, 15:00
BRAZIL - Memphis Depay mbërriti te Corinthians si ylli më i madh. Jo vetëm i ekipit të São Paulo, por i të gjit...
Sport
29 Nëntor 2025, 14:30
Gabriel Jesus dhe Arteta, gjatë një seance stërvitore
ANGLI - Futbollisti brazilian Gabriel Jesus, futbollist i Arsenalit, mori pj...
Sport
29 Nëntor 2025, 14:00
KOLUMBI - Finalja e Copa Libertadores përfshin një ndeshje midis dy ekipeve më të mëdha në historinë e kohëv...
Sport
29 Nëntor 2025, 13:30
Filipe Luis dhe Leo Pereira, gjatë konferencës për shtyp
KOLUMBI - Trajneri i Flamengos, Filipe Luís, deklaroi kët&eum...
Sport
29 Nëntor 2025, 13:00
TIRANE - Federata e Futbollit po vijon shpërndarjen e materialeve sportive në kuadër të projektit “Uniforma Ime”, që po z...
Sport
29 Nëntor 2025, 12:30
Yoane Wissa shënoi 19 gola në sezonin e kaluar në Premier League
ANGLI - Yoane Wissa, i cili ende nuk ka debutuar për Newcastle Un...
Sport
29 Nëntor 2025, 12:00
Nga Endi Tufa
Me një ngjitje të fuqishme, bazuar te rezultatet në Europë, vendi më i ri në UEFA sot renditet në pozicionin...
Sport
29 Nëntor 2025, 11:28
KATAR - Oscar Piastri ka befasuar në kualifikueset e sotme të garës së Sprintit në Grand Prix të Katarit. Piloti australian i Mc...