3 Korrik 2023, 17:21
Nga DOSJA
SPANJE - Autoritetet spanjole vijojnë të marrin masa për të zhdukur plagën e racizmit në futboll. Kjo sidomos pas “rastit Vinicius”, sulmuesit brazilian të Real Madridit, i cili ngjalli reagime në të gjitha nivelet, në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten më në fushat e futbollit në Spanjë.
Sipas të përditshmes “El Pais”, Ministria e Brendshme spanjolle ka përgatitur një sërë masash, që forcojnë rolin e policesë dhe forcave të sigurisë në ngjarje të tilla. Kështu që tani e tutje përfaqësuesit e policisë do të kenë fuqinë, që në rast të incidenteve të reja raciste apo ksenofobike, t'i kërkojnë arbitrit ndërprerjen e përkohshme, ose përfundimisht të ndeshjes përkatëse.
Vinicius Junior, 22 vjeç, ishte shënjestër e ofendimeve raciste disa herë gjatë edicionit të fundit të kampionatit spanjol të futbollit, herën e fundit në fund të majit, në ndeshjen që luajti kundër Real Madridit në Valencia, në stadiumin Mestalla.
Incidenti i fundit racist që përfshin sulmuesin e Real Madrid ra në vëmendjen e gjyqësorit spanjol, por u bë gjithashtu një çështje politike, duke përfshirë edhe presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, ndër të tjera, të cilët kritikuan ashpër abuzimet kundër futbollistit brazilian.
Presidenti i federatës ndërkombëtare, Gianni Infantino, ka njoftuar në mesin e muajit të kaluar se Vinicius Junior do të drejtojë një komision të posaçëm të FIFA-s kundër racizmit, të përbërë nga lojtarë që do të propozojnë sanksione më të rënda për sjellje diskriminuese në futboll.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Korrik 2023, 17:05
ANGLI - I kërkuar nga Real Madrid dhe PSG, sulmuesi britanik ka pranuar propozimin e Bayern Munichut, pasi dy skuadrat të bien dakord për as...
Sport
3 Korrik 2023, 16:13
ITALI - Sezonin e kaluar, Mike Maignan, portieri titullar i Milanit, u dëmtua dhe rumuni Ciprian Tătărușanu pati mundësinë ta zëvend&eu...
Sport
3 Korrik 2023, 15:55
SPANJE - Pas ndarjes me Antoine Griezmann, Trincao, Samuel Umtiti, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, FC Barcelona mund t'i thotë 'lamtumirë' e...
Sport
3 Korrik 2023, 15:36
SERBI - Suedezi legjendar Zlatan Ibrahimović, para pak kohësh i ka dhënë lamtumirën karrierës së tij futbollistike dhe sipas t&eum...
Sport
3 Korrik 2023, 15:01
PORTUGALI - Sezoni 2022-2023 do të mbetet i skalitur në mendjen dhe zemrën e Bernardo Silva deri në pleqëri. Në fushë ...
Sport
3 Korrik 2023, 14:25
FRANCE - Lyon do të përmbysë rrjedhën e rastit Christian Pulisic. Milani dukej se po luante i vetëm në blerjen e tij, por n&e...
Sport
3 Korrik 2023, 14:12
SPANJE - David de Gea ka ngjitur shkallët e kishës me të dashurën e tij, Etourne, pasditen e së shtunës. Portieri...
Sport
3 Korrik 2023, 13:53
SPANJE - Një incident tragjik ka ndodhur në një ndeshje akademish në Spanjë, konkretisht në rajonin e Cádiz.
Dy bab...
Sport
3 Korrik 2023, 13:17
SHBA - Transferimi i Lionel Messit tek Inter Miami ishte bomba e kësaj pjese të parë të merkatos. “Një operacion që filloi t...
Sport
3 Korrik 2023, 12:43
SLLOVENI - Kombëtares mund t’i bashkohet futbollisti nga Kosova, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar në Ligën e Parë të Slloven...