2 Dhjetor 2023, 08:45
Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE - Luís Castro nuk u përmbajt në kritikat ndaj arbitrave, pas humbjes 0-3 në derbin ndaj Al Hilal-it, që drejtohet nga Jorge Jesus, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo e pa golin e barazimit të anuluar për shkak të një pozicioni milimetrik jashtë loje. Në fushë, trajneri portugez ka protestuar ashpër dhe madje i ka treguar pamjet e lojës në celular te arbitri i katërt.
“Unë jam përgjegjës për humbjen, e cila ishte e rëndë, Al Hilal e meritoi fitoren dhe i përgëzoj për këtë. Ne nuk humbëm për shkak të arbitrit, por mendoj se VAR ka nevojë për një VAR për ta analizuar. Pati një penallti për një prekje me dorë nga Saud Hamid dhe nuk kishte asnjë indikacion nga VAR për gjyqtarin e fushës.

Gjëja më e çuditshme nga të gjitha ishte që arbitri nuk shkoi në VAR për të parë pamjet. Goli i dytë i Al HIlal ishte gjithashtu i parregullt. Mendoj se arbitri nuk e ka menaxhuar mirë lojën. A është normale që një sulmues të shtyjë lojtarin tonë, të shënojë gol dhe arbitri të mos e shikojë? VAR duhet ta shohë këtë! Nëse do të fitosh, bëje me meritë”, u ankua Luís Castro, ende i bindur në rikuperimin e shtatë pikëve që ka tashmë pas në epërsi.
“Kjo nuk ka mbaruar ende, skuadra ka cilësinë për të luftuar deri në minutën e fundit për titullin”, tha ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Dhjetor 2023, 08:30
SHBA - Një vit pas titullit të tij botëror me Argjentinën, Lionel Messi shpreh dëshirën për të marrë pjesë...
Sport
2 Dhjetor 2023, 08:00
FRANCE - “Euro 2024” po afrohet me shpejtësi. Këtë të shtunë, më 2 dhjetor (18:00), në Hamburg do të ...
Sport
2 Dhjetor 2023, 07:46
ITALI - Juventusi hapi xhiron e 14-të të Serisë A me fitore (1-2 ) në Monza. Skuadra e Massimiliano Allegrit k...
Sport
1 Dhjetor 2023, 23:49
ARABI SAUDITE - Ai mund të mos ketë shënuar, por skuadra e tij pranoi tre gola. Cristiano Ronaldo ishte lojtari i ndeshjes në derbin e ...
Sport
1 Dhjetor 2023, 22:27
ANGLI - Jamie Carragher është treguar i ashpër me portierin Andre Onana. Kamerunasi bëri dy gabime fatale në “finalen” p&eu...
Sport
1 Dhjetor 2023, 22:18
TIRANE - Në këtë sukses të madh të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, ka sërish aromë italiane, edhe ...
Sport
1 Dhjetor 2023, 22:13
TIRANE - Trajneri i ekipit Kombëtar, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për FIFA-n, ku ka folur për edicionin fantastik që...
Sport
1 Dhjetor 2023, 22:06
TIRANE - Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur në intervistë për RTSH Sport, ndërsa në prag është derbi me Partiz...
Sport
1 Dhjetor 2023, 19:13
SERBI - Ish-kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka ndjekur drejtpërdrejt spektaklin e Euroligës në “Arena&rd...
Sport
1 Dhjetor 2023, 19:10
BRAZIL - Një ofertë që klubet e futbollit nuk e marrin shpesh. Një bordello, më saktë një “agjensi shoqërimi&rdquo...