"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Deri më tani janë publikuar mijëra histori interesante futbolli, por edhe nga sportet e tjera, por deri në ditën e parë të dhjetorit 2023, nuk i jemi afruar informacioneve që sapo kanë ardhur nga Brazili.
BRAZIL - Një ofertë që klubet e futbollit nuk e marrin shpesh. Një bordello, më saktë një “agjensi shoqërimi” që ofron shërbimet e saj të prostitucionit në përputhje me ligjet vendase, i propozoi klubit të futbollit Vitoria (ku Bebeto, Dida, Hulk... nisën karrierën) për të ndryshuar emrin - d.m.th. për të “inkorporuar” emrin e asaj agjencie në të dhe për të marrë rreth 37.7 milionë euro për një reklamë të tillë.
Nëse drejtuesit pranojnë të “shtojnë” stadiumin në emër të asaj agjencie, në arkën e klubit do të mbërrijnë edhe 18.8 milionë euro të tjera, të cilat do të forcojnë edhe më shumë ambiciet e mëdha të kampionit brazilian të Serisë B, i cili së fundmi fitoi rikthimin në elitë.
Drejtuesit e klubit, pseudonimi i të cilit është “Luani” tashmë kanë rënë dakord në parim, por... po pyesin jo vetëm ata, por edhe tifozët.
Kjo është arsyeja pse tifozët e Vitoria (një klub nga shteti federal i Bahias, nga qyteti i Salvadorit) janë të ftuar të thonë nëse janë në favor që skuadra e tyre e dashur të quhet "Modeli Fatal Vitoria" në të ardhmen, apo të mbajë emrin që ekziston që nga 13 maj 1899.
Ishte një ftesë të pazakontë për fansat, të cilën shtëpia publike “Fatalni Model” ua dërgoi atyre që janë në zemër të FC Vitoria, klub me të cilin tashmë ka një bashkëpunim biznesi (reklamues), por jo në nivelin që propozohet:
“Klubi fatal! Ishte dashuri ne shikim te parë! Që nga 10 shkurti këtu ndihemi si në shtëpinë tonë, ndihemi të dashur dhe mbi të gjitha të respektuar. Gjatë vitit 2023, ne ndërtuam një histori të bukur dashurie dhe partneriteti.
VEM AÍ FATAL MODEL VITÓRIA pic.twitter.com/5K0Xl9Baoa
— Diário de Torcedor (@DiarioGols) December 1, 2023
Dëshira jonë për të qenë edhe më afër së bashku, na bën të dëshirojmë që “Luani” të përparojë edhe më shumë. Prandaj, ne jemi të gatshëm të investojmë 200 milionë reai (monedha braziliane; vlera e kësaj shume është rreth 37.7 milionë euro) në FC Vitoria, në mënyrë që të përmirësojmë aspektin futbollistik të këtij ekipi sportiv dhe të sigurojmë që të kemi një strukturë gjithnjë e më të mirë për të qenë në krye, ku të kemi edhe ne një vend.
Ne duam të luajmë së bashku dhe të bëhemi 'Modeli Fatal i Vitoria', bazuar në një format sponsorizimi të paprecedentë në futbollin brazilian, në të cilin marrja e këtyre të drejtave të emrit nuk nënkupton blerjen e një klubi, aq më pak ndryshimin e ngjyrave, fanelave dhe emblemave të “Luanit”, thuhet ndër të tjera në letrën e shtëpisë publike.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Boksieri legjendar Mike Tyson rrahu një pasagjer të ulur pas tij në një fluturim nga San Francisko në Florida në ...
FRANCE - Didier Deschamps nuk do të marrë pjesë në shortin e “Euro 2024” këtë të shtunë në Hamburg n&eu...
SHBA - Ish-ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka siguruar tifozët se është mirë pas raportimeve se ai ishte shtruar në spita...
BRAZIL - Ylli i kombëtares braziliane dhe i Real Madridit, Rodrigo, pranoi në kamera se klubi e kishte ndaluar të fliste për konfliktin q&eu...
SPANJE - Sipas informacioneve të botimit spanjol “SPORT”, skuadra e Barcelonës do të tentojë të rikontraktojë Joa...
ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka treguar një rrëfim më shumë se drithërues. Vetë jeta, e përshkruar në librin e ish-sulmues...
ZVICER - UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”. D...
SPANJE - Jude Bellingham ka arritur të tërheqë vëmendjen që në muajt e parë te Real Madridi. Mesfushori 20-vje...
ANGLI - Tifozët e Legias... u siguruan të vrapojnë lart e poshtë Birminghamin dhe incidentet që shkaktuan sollën protesta t&e...
TIRANE - Derbi është gjithmonë një derbi, sidomos nëse luhet në ambientin e mrekullueshëm të stadiumit “Air Albani...