"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“Golat e Jasir Asanit? Asani ka më shumë një goditje si të Pirlos dhe më pak si të Del Pieros. Ka shumë forcë, por jo gjithmonë precizion maksimal. Ky është përshkrimi për Asanin, ai te Kombëtarja po bën më shumë golat që ka bërë te Partizani atëherë sesa golat si në Korenë e Jugut.”
TIRANE - Në këtë sukses të madh të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, ka sërish aromë italiane, edhe pse ndoshta jo aq shumë sa në Europianin e Francës. Këtu nuk po flasim për “shkollimin” e Silvinjos si trajner afër Mancinit, por për Alarico Rossin. Është përgjegjësi i sektorit të video analizës në FSHF dhe të gjithë ata që njohin futbollin, kanë thënë gjithmonë fjalët më të mira për Rossin.
Kap çdo detaj nga lojtarët e Shqipërisë dhe nuk i shpëton asgjë, është krahu i djathtë perfekt për Silvinjon. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, Rossi ka zbërthyer gjithë suksesin e Shqipërisë. Gjithashtu kishte edhe një detaj të bukur nga kjo intervistë. Një prej mbrojtësave të çekëve, u shpreh para ndeshjes në Air Albania se nuk kishte frikë nga golat e Jasir Asanit pasi portieri i tyre Pavlenka e kishte studiuar në maksimum lojtarin shqiptar, por Asani me zgjuarsi ndryshoi goditje.
“Golat e Jasir Asanit? Asani ka më shumë një goditje si të Pirlos dhe më pak si të Del Pieros. Ka shumë forcë, por jo gjithmonë precizion maksimal. Ky është përshkrimi për Asanin, ai te Kombëtarja po bën më shumë golat që ka bërë te Partizani atëherë sesa golat si në Korenë e Jugut. Ka një shpejtësi mendimi, nuk e mendon gjatë lëvizjen apo goditjen. Për Silvinjon, ishte pikërisht ajo se çfarë i mungonte kësaj Shqipërie.
Shezni nuk e priste fare atë goditje të Asanit te ndeshja Poloni-Shqipëri. Pastaj kur portieri i çekëve, Pavlenka, analizoi me detaje goditjet e Asanit për t’u mbrojtur, që në dy rastet me Poloninë dhe Moldavinë ishte në shtyllën e dytë dhe goditje lart, Asani ndryshoi komplet zgjedhje në goditje. Asani goditi në shtyllën e parë dhe me topin që shkoi i ulët dhe jo si në dy rastet e tjera. Ishte komplet një zgjidhje momenti i Asanit që bëri diferencën aty.
Kur bëjmë mbledhje ne stafi te Shqipëria, me Silvinjon, gjuha zyrtare e mbledhjes është italishtja. Gjuha e dytë është anglisht, por nëse ne kemi problem me Zabaletën që nuk flet shumë mirë italisht, për t’u kuptuar midis neve, është spanjisht. Por kur Silvinjo flet me Dorivën, flasin në portugalisht. Dhe kur ne të gjithë hapim derën pas përfundimit nga mbledhja, të gjithë ne flasim vetëm SHQIP. Flasim 5 gjuhë në një ditë dhe nuk rrimë pushim as të shtunën dhe as të dielën”, tha Rossi.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Trajneri i ekipit Kombëtar, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për FIFA-n, ku ka folur për edicionin fantastik që...
TIRANE - Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka folur në intervistë për RTSH Sport, ndërsa në prag është derbi me Partiz...
SERBI - Ish-kryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç, ka ndjekur drejtpërdrejt spektaklin e Euroligës në “Arena&rd...
BRAZIL - Një ofertë që klubet e futbollit nuk e marrin shpesh. Një bordello, më saktë një “agjensi shoqërimi&rdquo...
SHBA - Boksieri legjendar Mike Tyson rrahu një pasagjer të ulur pas tij në një fluturim nga San Francisko në Florida në ...
FRANCE - Didier Deschamps nuk do të marrë pjesë në shortin e “Euro 2024” këtë të shtunë në Hamburg n&eu...
SHBA - Ish-ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka siguruar tifozët se është mirë pas raportimeve se ai ishte shtruar në spita...
BRAZIL - Ylli i kombëtares braziliane dhe i Real Madridit, Rodrigo, pranoi në kamera se klubi e kishte ndaluar të fliste për konfliktin q&eu...
SPANJE - Sipas informacioneve të botimit spanjol “SPORT”, skuadra e Barcelonës do të tentojë të rikontraktojë Joa...
ITALI - Zlatan Ibrahimovic ka treguar një rrëfim më shumë se drithërues. Vetë jeta, e përshkruar në librin e ish-sulmues...