9 Qershor 2023, 14:43
Nga DOSJA
ARGJENTINE - Uruguaji mundi Izraelin të enjten në gjysmëfinale të Kupës së Botës U-20 me rezultatin 1-0, ndërkohë që dhe Italia fitoi ndaj Koresë së Jugut me rezultatin 2-1 dhe do të përballen të dielën, në finalen e kompeticionit.
Në ndeshjen e parë të gjysmëfinale, mjaftoi një gol i vetëm i Anderson Duartes, në minutën e 61-të, për të mbajtur gjallë ëndrrën uruguajane, e cila tashmë do të përballet me skuadrën italiane në ndeshjen vendimtare, në Buenos Aires të Argjentinës.
Përplasja mes Italisë dhe Koresë së Jugut u vendos vetëm në minutat e fundit të takimit, pasi transalpinët kishin hapur rezultatin në minutën e 14-të me Cesare Casadei, por në minutën e 23-të Lee Seung-Won barazoi me penallti, dhe vetëm në minutën e 86-të erdhi goli i fitores për evropianët, falë Simone Pafundit.
Uruguaji do të luajë finalen e tretë të një Botërori U-20, pas humbjeve ndaj Argjentinës (1997) dhe Francës (2013), ndërsa Italia do të jetë për herë të parë në ndeshjen finale të këtij kompeticioni.
Izraeli dhe Koreja e Jugut do të përballen gjithashtu të dielën, në ndeshjen që do të vendosë se kush do të zërë vendin më të ulët në podium.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Qershor 2023, 13:40
TURQI - Të shtunën, më 10 qershor, Manchester City dhe Inter i Milanos do të luajnë finalen e Champions L...
Sport
9 Qershor 2023, 13:20
SPANJE - Pothuajse gjithçka është thënë për Haaland, por një nga gjërat më të habitshme është ad...
Sport
9 Qershor 2023, 13:00
ANGLI - I qetësuar nga drejtësia disa muaj më pare, pas një hetimi për sulm seksual, Mason Greenwood nuk ka luajtur që nga janari ...
Sport
9 Qershor 2023, 12:40
SPANJE - Pas nderimit dhe lamtumirës së Sergio Busquets dhe Jordi Albas, të cilët i dhanë fund historisë së tyre në fane...
Sport
9 Qershor 2023, 12:20
GJERMANI - Cathy Hummels, ish-bashkëshortja e futbollistit Mats Hummels, është zhveshur për edicionin gjerman të revistës Playob...
Sport
9 Qershor 2023, 12:09
FRANCE - Trofeu më i lakmuar në botën e futbollit europian, “Topi i Artë” për vitin 2023, dhënë nga revist...
Sport
9 Qershor 2023, 12:00
ARABIA SAUDITE - Pas nënshkrimit për tre vjet të martën dhe prezantimit të tij spektakolar te Al-Ittihad në Arabinë Saudite...
Sport
9 Qershor 2023, 11:40
KOREJA E JUGUT - Kim Min-jae nuk do të jetë pjesë e kombëtares. Në fakt, mbrojtësi i Napolit, nuk u thirr nga tra...
Sport
9 Qershor 2023, 11:20
ARABIA SAUDITE - N'Golo Kanté ende nuk është zyrtarisht një lojtar i Al-Ittihad, ku ai mund të bashkohet me Karim Benzema, i cil...
Sport
9 Qershor 2023, 11:17
TURQI - Stambolli po ecën me ritmet e finales së Champions League. Të shtunën (21:00) në stadiumin “Olimpik Atatürk&r...