17 Mars 2025, 12:32
Nga DOSJA

TIRANE - Kombëtarja shqiptare nisi sot zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026. Futbollisti kuqezi Arbër Hoxha doli në një konferencë për shtyp, ku tregoi emocionet dhe pritshmëritë për sfidat që e presin ekipin kombëtar.
Ai e cilësoi sfidën e parë të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë si një përballje të vështirë, duke theksuar se kundërshtari ka lojtarë të klasit botëror.
Megjithatë, ai u shpreh se beson te kualitetet e ekipit dhe shpreson në një rezultat pozitiv, duke premtuar se do të japë maksimumin në minutat që do të ketë në dispozicion.
Ndeshja me Anglinë? - Ndeshja e parë me Anglinë është e vështirë, duke marrë parasysh që Anglia ka lojtarë të klasit botëror. Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin, i dimë cilësitë dhe kualitetet tona. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Unë do të bëj më të mirën, sa minuta të kem në dispozicion.
Një vit në Kombëtare, si ka shkuar ky rrugëtim për ty? - Besoj që ka qenë një vit shumë i mirë, sepse arritëm kualifikimin në Europian. Do të bëjmë më të mirën gjithmonë dhe shpresoj që të kualifikohemi në Botëror.
Si po shkon sezoni me klubin tuaj? - Si çdo futbollist, ka ulje dhe ngritje, edhe unë jam një prej tyre. Kohët e fundit nuk kam pasur shumë ritëm në ndeshje. Ato minuta që kam pasur, jam munduar t’i shfrytëzoj në maksimum. Shpresoj që sa më shpejt të arrij formën dhe të kem sa më shumë minuta në dispozicion.
Konkurrenca në Kombëtare? - Në Kombëtare, konkurrenca gjithmonë të bën më të fortë. Japim maksimumin për të marrë sa më shumë minuta.
Prisni ndonjë ndryshim në lojë me Anglinë? - Atë e vendos trajneri. Po presim edhe lojtarët e tjerë që të na bashkohen. Kemi katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur taktikisht dhe për të përgatitur ndeshjen sa më mirë.
A duhet të kemi pritshmëri në ndeshjen me Anglinë? - Po, normalisht që besojmë, kjo nuk diskutohet fare. Unë besoj se grupi ka kualitet për të arritur një rezultat pozitiv.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Mars 2025, 12:30
ANGLI - Tetë pikë në katër ndeshje. Kjo është pasuria që Manchester United ka grumbulluar në katër ndeshjet e fun...
Sport
17 Mars 2025, 12:00
FRANCE - Për herë të parë në historinë e tij, M6 do të jetë transmetuesi zyrtar pa pagesë i finales së Ch...
Sport
17 Mars 2025, 11:13
FRANCE - Luis Enrique, trajneri i PSG-së, pas fitores (3-1) ndaj OM të dielën në mbrëmje, u shpreh: “Është ...
Sport
17 Mars 2025, 10:56
FRANCE - Ku do të ndalet? Askush nuk duket se e ka përgjigjen për këtë pyetje, pasi sekuenca që po përjeton Ousmane De...
Sport
17 Mars 2025, 10:43
MEKSIKE - E vërtetë. Në ndeshjen e tij të katërt me ngjyrat e tij të reja, ato të Monterrey CF në Meksikë&nb...
Sport
17 Mars 2025, 10:33
SPANJE - Pas 2-0 me më pak se njëzet minuta të mbetura në kohën e rregullt, FC Barcelona përmbysi Atlético Madridin t&...
Sport
17 Mars 2025, 10:30
TURQI - Pas një barazimi të dobët 0-0 kundër Samsunspor në Super Lig këtë të dielë, José Mourinho ofroi pa...
Sport
17 Mars 2025, 10:00
ANGLI - Liverpooli ia lë Carabao Cup Newcastle, i cili çoi në shtëpi një trofe të rëndësishëm 70 vjet pas ...
Sport
17 Mars 2025, 09:30
ITALI - Atalanta humbi në shtëpi ndaj Interit, duke konfirmuar momentin e tyre negativ në stadiumin Gewiss, ku nuk ka fitu...
Sport
17 Mars 2025, 09:00
FRANCE - Mund të fillojë numërimi mbrapsht për të zbuluar se kur Paris Saint-Germain do të kurorëzohet sërish kampion ...