"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
“Euro 2024” nuk përfundoi kur Spanja ngriti trofeun, pas fitores ndaj Anglisë në Berlin.

TIRANE - Në fakt, investimi i UEFA-s në një ngjarje të tillë të klasit botëror shkon përtej vërshëllimës së fundit të arbitrit. Këtë javë, me mbështetjen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), UEFA zhvilloi në Gjermani, Konferencën e 14-të me trajnerët e ekipeve kombëtare dhe drejtorët teknikë nga e gjithë Evropa, për të analizuar tendencat kryesore taktike që u vunë re gjatë turneut kontinental.
Në konferencën e zhvilluar në Berlin, morën pjesë edhe zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Dorival Guidoni Junior dhe drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea.
Fokusi i kësaj konference ishte analiza teknike e lojës përgjatë “Euro 2024”, ku u prezantua një raport i hollësishëm teknik, bazuar në performancën e skuadrave, teksa referuan emra të njohur si Fabio Capello, Arsen Wenger, Rafa Benítez, David Moyes, Michael O’Neil, etj.

Gjithashtu, u diskutua mbi ekspertizën e të gjithë drejtuesve teknikë, të cilët ndanë eksperiencën dhe idetë se si UEFA mund të mbështesë më mirë në katër fusha të rëndësishme si: zhvillimi i lojtarëve të rinj të elitës, analiza e performancës/raportet teknike, edukimi i trajnerve dhe futbolli i bazës.
Përgjatë punimeve të konferencës u mbajtën diskutime nga trajnerë të suksesshëm, si Luis de la Fuente, Julian Nagelsmann, Didier Deschamps, Willy Sagnol, Roberto Martínez, të cilët folën rreth “Euro 2024” dhe jetës si trajner i një kombëtareje.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Këtë të mërkurë, më 18 shtator, Antena 3 ka transmetuar një episod të ri të 'Espejo ...
BJELLORUSI - Bodybuilderi bjellorus Illia Yefimchyk, i mbiquajtur Golem ose Mutant për madhësinë e tij të madhe, ...
ANGLI - Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Manchester City, një nga favoritët për fitoren finale në Champions League, nuk fe...
SPANJE - Shtohet gjithnjë e më shumë numri i lojtarëve të shqetësuar se mund t’u duhet të luajnë 70 ndeshje n&eu...
TIRANE - Takimi i parë dhe hapës i javës së 6-të të Superiores do të jetë Skënderbeu - Laçi, që do t&...
ITALI - Alberto Zaccheroni rikthehet në Japoni, por jo në rolin e komisionerit teknik. Në fakt, trajneri italian, i cili drejtoi komb&eum...
BELGJIKE - Tërmet në shtëpinë e Anderlehtit. Pas diskutimeve të duhura, klubi belg përfundimisht mori vendimin për shk...
SHBA - Me Leo Messin, Jordi Alba dhe Luis Suarez në stol, Inter Miami për pak ia doli të fitojë. Gjysmë ore para përfu...
ITALI - Pas një jete me verdhekuqtë, Daniele De Rossi i tha lamtumirë Romës dhe argjentinasi Paulo Dybala, gjatë nat&e...
ARABIA SAUDITE - Ai nuk do të luajë më për një klub të madh evropian dhe nuk do të garojë në garat prestigjioze t...