"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Që prej muajit shtator 2023, Departamenti i Edukimit në FSHF po organizon edicionin e radhës të kursit “UEFA PRO”, që është edhe niveli më i lartë për një trajner futbolli, ku marrin pjesë emra të rëndësishëm të futbollit shqiptar dhe jo vetëm.

TIRANE - Një ndër kursantët e këtij edicioni është edhe zv.trajneri i ekipit Kombëtar, Pablo Zabaleta, ish-futbollist i suksesshëm i Argjentinës, si edhe disa klubeve në Europë, Manchester City, Espanyol, West Ham United, etj. Që prej fillimit të edicionit të ri të kursit “UEFA PRO”, zv.trajneri i Kombëtares ka ndjekur me kujdes të gjitha seancat teorike e praktike të këtij kursi të organizuar nga FSHF, në bashkëpunim me UEFA-n.
Në një prononcim për Fshf.org, Pablo Zabaleta tregon eksperiencën e tij deri më tani, si kursant i këtij edicioni dhe ecurinë e kursit, duke theksuar se shkëmbimi i eksperiencës mes ish-lojtarëve dhe trajnerëve është një element i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të bëhen trajnerë të mëdhenj.
“Deri më tani ecuria ka qenë shumë e mirë, është shumë intensive. Kalojmë shumë orë me leksionet e kursit, por mendoj se shkëmbimi i eksperiencës me ish-lojtarë, ku disa prej tyre janë trajnerë të skuadrave të mëdha dhe gjithashtu nga trajnerë të tjerë, të cilët janë pjesë e fushës së futbollit prej kohësh është një gjë e shkëlqyer për të gjithë studentët të cilët duan të mësojnë dhe të futen në botën e trajnimit. Ka qenë shumë mirë deri më tani dhe uroj që të vazhdojë kështu deri në fund të qershorit”.
Sa i përket rëndësisë së kursit “UEFA PRO”, zv.trajneri i Kombëtares thekson se roli i një trajneri ka të bëjë me menaxhimin e skuadrës në shumë aspekte.
“Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne, edhe pse kemi vite që luajmë futboll. Por edhe për futbollin gjithashtu është e rëndësishme, pasi kur bën trajnerin, ti duhet të komunikosh me lojtarët. Futbolli nuk është vetëm ai që luhet në fushë. Si trajner duhet të menaxhosh gjithçka: median, komunikimin me lojtarët, trajnerë të ndryshëm, gjuhë të ndryshme. Trajnimi ka të bëjë shumë me menaxhimin. Kursi për trajnerë është gjithashtu për të mësuar aftësi të ndryshme në mënyrë që të jemi gati për të hyrë në botën e trajnerit”.
Pablo Zabaleta nënvizon më tej se struktura e FSHF-së në organizimin e këtyre kurseve është shumë e mirë dhe kjo gjë ndihmon trajnerët e rinj të jenë të përgatitur për të ardhmen. “Mendoj që struktura e Federatës Shqiptare të Futbollit është shumë e mirë dhe do të ndihmojë shumë veta të bëhen trajnerë dhe të jenë të përgatitur për atë moment”, – thotë ndër të tjera zëvendës-trajneri i ekipit kombëtar, Pablo Zabaleta për fshf.org.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Ky është një imazh i rrallë. Madje shumë i rrallë. Shikoni videon… Po luhej minuta e 74-të n&eu...
ANGLI - Finalja e “Carabao Cup” 2023/24 do të jetë Liverpool-Chelsea! Pas goleadës së “Bluve” n&eum...
SPANJE - Athletic mundi Barcelonën 4-2 në kohën shtesë në “San Mames” falë dy golave t&eu...
FRANCE - Është transferimi më i përfolur i dy viteve të fundit, një martesë që tashmë duket se është vend...
GJERMANI - Bayern la pas rekordin nga Werder Bremen dhe mposhti Unionin 1-0 në ndeshjen e shtyrë të ndeshjes së 1...
SPANJE - Në La Liga është Girona, por në Kupën e Mbretit, befasia vjen në emrin e Mallorcës. Ishullo...
BREGU I FILDISHTE - Trajneri i kombëtares së Bregut të Fildishtë, francezi Jean-Louis Gasset dhe trajneri i kombëtares së Ganë...
ANGLI - Eshtë një tjetër goditje e rëndë për aspiratat e francezit Anthony Martial. Lojtari do të mungojë për ...
ARGJENTINE - Lionel Scaloni theksoi këtë të mërkurë se dyert e kombëtares së Argjentinës do të jenë gjithmon&e...
SPANJE - Gazeta italiane ‘Gazzetta dello Sport’ raporton këtë të mërkurë se Moise Kean është shumë pranë...