23 Qershor 2024, 16:28
Nga DOSJA
GJERMANI - Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur të gjobisë sërish Federatën Shqiptare të Futbollit me shumën 47.500 euro për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së raundit të dytë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” ndaj Kroacisë, e luajtur në stadiumin e Hamburgut, më 19 qershor 2024.
Penalizimi financiar ka ardhur sërish nga problematika e shkaktuar nga disa tifozë shqiptarë, të cilët ndezën flakadanë gjatë ndeshjes, transmetuan mesazhe të papërshtatshme gjatë ndeshjes Kroaci – Shqipëri, si edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.
Edhe njëherë tjetër Federata e Futbollit gjen rastin t’u bëjë apel të gjithë tifozëve shqiptarë që të jenë më të përgjegjshëm dhe të shmangin krijimin e këtyre incidenteve dhe trazirave totalisht të evitueshme, që mund të sjellin penalitete financiare dhe dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe futbollit shqiptar. Gjithashtu, FSHF bën me dije se gjatë ndeshjeve nuk lejohen mesazhet me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj).
FSHF fton tifozët dhe futbolldashësit të mbështesin deri në fund Kombëtaren shqiptare në këtë rrugëtim magjik dhe historik në “Euro 2024”, duke treguar qytetari dhe përgjegjshmëri përmes një sjellje korrekte dhe duke respektuar rregullat dhe kundërshtarët.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 2.500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 20.000 euro për pushtimin e fushës.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Qershor 2024, 15:47
GJERMANI - Lajmi i keq vjen nga Gjermania… Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me inc...
Sport
23 Qershor 2024, 15:41
SPANJE - Artem Dovbyk është një nga emrat që do të mbushë faqet e transferimeve gjatë gjithë verës.
Me 2...
Sport
23 Qershor 2024, 15:33
ANGLI - Lajm i keq për Meksikën dhe West Hamin. Gjatë ndeshjes së Copa America që tringjyrëshi fitoi 1-0 ndaj Xhama...
Sport
23 Qershor 2024, 15:22
SPANJE - Duke parë sezonin e ardhshëm, sulmi i Real Madridit është vërtet i frikshëm.
Nga ardhja e re Mbappé te ...
Sport
23 Qershor 2024, 12:13
SHBA - Ishte radha e Grupit B të Copa America për të nisur garën e tij në natën e së shtunës duke gdhirë e diel&eum...
Sport
23 Qershor 2024, 12:00
GJERMANI - Dukej utopike edhe ta besoja këtë… Por në vend të kësaj, me kalimin e ditëve, hipoteza e largimit të J...
Sport
23 Qershor 2024, 11:30
GJERMANI - Holanda nuk shkoi përtej barazimit 0-0 kundër Francës, pa Kylian Mbappé (i dëmtuar në hundë, por ...
Sport
23 Qershor 2024, 11:00
ARABIA SAUDITE - Sipas raportimeve të mediave spanjole, Nacho Fernandez, mbrojtësi dhe kapiteni ‘los blancos’, kontrata e të cilit me...
Sport
23 Qershor 2024, 10:30
GJERMANI - Lëvizja e parë e Paulo Fonseca si trajner i Milanit ka patur si synim që ta bëjë Rafael Leaon t&eum...
Sport
23 Qershor 2024, 10:00
GJERMANI - Luciano Spalletti pothuajse me siguri do të duhet të bëjë pa Federico Dimarco në ndeshjen e fundit, vendimtar...