29 Qershor 2023, 22:10
Nga DOSJA

SPANJE - Një lajm i papritur vjen nga mediat britanike, konkretisht se Florentino Perez ka pranuar të shesë një nga yjet e Real Madridit për shumën prej 90.000.000 euro. Klubi që bindi kreun e “galaktikëve” të pajtohej është Liverpooli!
Marrëveshja mes Liverpoolit dhe Real Madridit! Transferim i pabesueshëm: Florentino Perez pranoi të shesë një nga yjet e “Bernabeut” për 90.000.000 euro
Liverpool po vazhdon negociatat në tregun e transferimeve, duke shpresuar të vulosë disa lëvizje të mëdha këtë verë. Deri më tani, “The Reds” kanë zyrtarizuar vetëm blerjen e Alexis Mac Allister nga Brighton, për 42.000.000 euro. Megjithatë, Jurgen Klopp do të ketë ende nevojë për përforcime për të shmangur turpin e sezonit të kaluar.
Një tjetër objektiv që anglezët kanë fiksuar në dritaren aktuale të merkatos përfaqësohet nga Federico Valverde, mesfushori 24-vjeçar i Real Madridit.
Uruguajani është një nga lojtarët kryesorë në “Santiago Bernabeu” dhe në sezonin e kaluar ai ka shënuar jo më pak se 56 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke arritur të shënojë 12 gola dhe të japë 7 asistime vendimtare.

Me një kapital prej 100.000.000 € dhe një kontratë që zgjat deri në qershor 2027, Valverde dukej pothuajse i pamundur të largohej nga Real Madrid. Megjithatë, Liverpooli provoi fatin e tyre. Propozimi i parë i “The Reds”, me vlerë 70.000.000 euro, është refuzuar në çast nga madrilenët. Megjithatë, klubi nga “Anfield” nuk u dorëzua dhe u rikthye me një ofertë të re prej 90.000.000 euro.
Sipas shtypit britanik, Florentino Perez e ka pranuar propozimin e dytë të dorëzuar nga “The Reds” dhe Federico Valverde ka marrë dritën jeshile për transferimin.
Sipas burimit të cituar, Liverpool tani do të fokusohet në bisedimet me uruguajanin, të cilin do të përpiqet ta bindë me një kontratë që nuk mund të refuzohet.
Konkurrenca për një pozicion titullar në mesfushë është shumë e lartë te Real Madrid. Aurelien Tchouameni, Eduoardo Camavinga, Toni Kroos, Luka Modric dhe i sapoardhuri Jude Bellingham, do të luftojnë me Valverden për një vend në '11-shen e parë'. Në këtë kuadër, uruguajani mund të joshet nga një aventurë në “Anfield”, në Liverpool, ku do të ishte titullar i padiskutueshëm.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Qershor 2023, 20:16
BAHAMAS - Pas një fundjave plot tension që e pa atë të ndiqte ndeshjen e lamtumirës të Maxi Rodríguez në Rosario dhe...
Sport
29 Qershor 2023, 19:31
ANGLI - Sheikh Jassim ka frikë se familja Glazer nuk dëshiron të heqë dorë nga kontrolli i plotë i Manchester United, sipas...
Sport
29 Qershor 2023, 19:05
ANGLI - Mason Mount do të marrë kalimin e lakmuar te Manchester United, pasi “Djajtë e Kuq” arritën të p&eum...
Sport
29 Qershor 2023, 18:45
ANGLI - Është e vështirë të jesh shefi dhe duket se pronari i Chelseat, Todd Boehly, është në librat e ...
Sport
29 Qershor 2023, 17:59
ANGLI - Heroi i Tottenhamit, Son Heung-min, mund të ketë parë rritjen e vlerës së tij të transferimit, pasi u bë nj&eu...
Sport
29 Qershor 2023, 17:27
ITALI - Paul Pogba u kthye te Juventus verën e kaluar si një transferim i lirë nga Manchester United, por sezoni i tij i...
Sport
29 Qershor 2023, 17:06
TIRANE - Pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, për zgjidhjen e kontratës së të drejtave të transmetimit tel...
Sport
29 Qershor 2023, 16:48
ARABIA SAUDITE - Al Ahly është në kërkim të një trajneri dhe sipas gazetarit, Rudy Galetti, në listën e tij spikat nd&...
Sport
29 Qershor 2023, 16:27
ZVICER - Vetëm tre vjet pas fillimit të tij, komiteti ekzekutiv i UEFA-s vendosi të ndryshojë emrin e kompeticionit të tij t&...
Sport
29 Qershor 2023, 16:07
SPANJE - Barcelona ka marrë një propozim prej 100 milionë eurosh nga Katari, për t’i dhënë emrin e saj një ekip të...