29 Qershor 2023, 17:06
Nga DOSJA
TIRANE - Pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, për zgjidhjen e kontratës së të drejtave të transmetimit televiziv të kampionateve “Abissnet Superiore”, Kategorisë së Parë, Kupës së Shqipërisë, si dhe Superkupës së Shqipërisë me shoqërinë “Over Sport”, më datën 27.06.2023, nga kjo shoqëri pati një reagim publik, ku shprehej se ky ishte një zhvillim i papritur dhe se veprimet e FSHF-së ishin rezultat i mungesës së transparencës dhe në kontrast me parimet etike, që sipas “Over Sport”, duhet të ndjekë.
FSHF priti në rast se nga “Over Sport” do kishte një qëndrim publik më të qartë, por në mungesë të tij gjen me vend të sqarojë opinionin publik në lidhje me mënyrën se si u arrit deri në zgjidhjen e kësaj kontrate.
Prej muajit janar 2023 shoqëria “Over Sport” nuk ka paguar shumat e parashikuara në kontratë sipas afateve përkatëse. Kjo shoqëri nuk ka dhënë kurrë të gjitha garancitë, për të cilat ishte angazhuar në kontratë. Prodhimi dhe transmetimi televiziv i garave kombëtare ka qenë jashtë çdo standardi teknik e sidomos ka ndikuar drejtpërdrejtë në funksionimin e sistemit VAR.
Po ashtu qëndrimi editorial dhe kontributet gazetareske kanë qenë jashtë kërkesave të kontratës e në shume raste edhe në cënim të moralit public, apo të sensibiliteteve të grupeve të ndryshme shoqërore.
Për të gjitha këto raste “Over Sport” është njoftuar dhe paralajmëruar shumë herë e së fundmi në muajin maj 2023, kur i është dhënë afat për të përmbushur detyrimet deri më datën 31.05.2023, me pasojë zgjidhjen e kontratës.
E madje edhe më datën 02.06.2023 është mbajtur një takim ku shoqëria është paralajmëruar për zgjidhjen e kontratës e ku sërish ka marrë përsipër të shlyejë detyrimet, këtë herë brenda datës 21.06.2023. Përtej kësaj date, FSHF nuk mund të vinte në rrezik transmetimin televiziv të ndeshjeve për sezonin 2023-2024 dhe për këtë shkak u vendos zgjidhja e kontratës.
Në këto kushte, ajo që në fakt “Over Sport” e cilëson si “të papritur” mendojmë se është vetëm një justifikim ndaj konsumatorëve ndaj të cilëve kjo shoqëri ka marrë përsipër angazhime që nuk mund t’i mbajë, ashtu siç ka bërë me FSHF-në, bën me dije zyra e shtypin në institucionin e futbollit shqiptar.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Qershor 2023, 16:48
ARABIA SAUDITE - Al Ahly është në kërkim të një trajneri dhe sipas gazetarit, Rudy Galetti, në listën e tij spikat nd&...
Sport
29 Qershor 2023, 16:27
ZVICER - Vetëm tre vjet pas fillimit të tij, komiteti ekzekutiv i UEFA-s vendosi të ndryshojë emrin e kompeticionit të tij t&...
Sport
29 Qershor 2023, 16:07
SPANJE - Barcelona ka marrë një propozim prej 100 milionë eurosh nga Katari, për t’i dhënë emrin e saj një ekip të...
Sport
29 Qershor 2023, 15:47
SPANJE - Ivana Knöll, modelja e njohur kroate, mori famë gjatë Kupës së Botës në Katar. Që atëherë, inf...
Sport
29 Qershor 2023, 15:27
FRANCE - Paris Saint-Germain po përgatitet të mirëpresë një kampion bote. Pas disa ditësh negociata, PSG ka arritur marr&eu...
Sport
29 Qershor 2023, 15:10
FRANCE - Po sikur historia të përsëritet pas një viti?
Drejtuesit e Paris-SG, më 5 korrik 2022 njoftonin për largimin e tra...
Sport
29 Qershor 2023, 12:37
ZVICER - UEFA herë pas here dhuron vërtet surpriza. Në 16 gusht, Sevilla dhe Manchester City do të përballen në Athinë mes ty...
Sport
29 Qershor 2023, 12:20
ZVICER - Shqipëria ngjiti tri shkallë në klasifikimin e FIFA-s të përditësuar këtë të enjte, duke u renditur aktu...
Sport
29 Qershor 2023, 11:56
ANGLI - Lojtari i Arsenalit është për t’u llogaritur mesfushori Declan Rice, pasi “Topçinjtë” ranë d...
Sport
29 Qershor 2023, 11:20
ITALI - Gazetari italian Fabrizio Romano, specialist në tregun e transferimeve, avancon këtë të enjte dhe shkruan se José Mourinho mo...