29 Qershor 2023, 20:16
Nga DOSJA

BAHAMAS - Pas një fundjave plot tension që e pa atë të ndiqte ndeshjen e lamtumirës të Maxi Rodríguez në Rosario dhe homazhin e Juan Román Riquelme në arenën “La Bombonera” të Boca Juniors, Lionel Messi dhe familja e tij shkuan me pushime.
Superylli argjentinas donte ta mbante sekret vendin ku do të pushonte, në mënyrë që të shijonte disa ditë paqe, pa vëmendjen e kamerave dhe fansave. Dhe destinacioni i zgjedhur ishte vërtet i panjohur, derisa Kristian Shevchenko, djali i Andriy Shevchenkos, ish-futbollistit të madh ukrainas, ngarkoi në rrjetet e tij sociale një foto me Leos në një plazh ekzotik me detin në sfond dhe vendndodhjen e dhënë në post - Bahamas.
Pak orë më vonë, Lionel Messi postoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 476 milionë njerëz, një foto të tij dhe gruas së tij, Antonela Roccuzzo, të përqafuar në një plazh gjatë natës me palma në sfond. Ai nuk shkroi asnjë përshkrim dhe shmangu postimin e vendndodhjes, por tashmë ai ishte zbuluar.

Nuk është hera e parë që familja Messi zgjedhin të pushojnë në këtë zonë, ata kanë vizituar Antigua dhe Barbuda në vitin 2019. Megjithatë, këtë herë nga Bahamas, mbajtësi i shtatë “Topave të Artë” do të shkojë direkt në Florida, për të nisur stërvitjet me klubin e ri të tij, Inter Miami, sepse më 5 korrik duhet të paraqitet në stërvitje.
B.T (Dosja.al)
Sport
29 Qershor 2023, 19:31
ANGLI - Sheikh Jassim ka frikë se familja Glazer nuk dëshiron të heqë dorë nga kontrolli i plotë i Manchester United, sipas...
Sport
29 Qershor 2023, 19:05
ANGLI - Mason Mount do të marrë kalimin e lakmuar te Manchester United, pasi “Djajtë e Kuq” arritën të p&eum...
Sport
29 Qershor 2023, 18:45
ANGLI - Është e vështirë të jesh shefi dhe duket se pronari i Chelseat, Todd Boehly, është në librat e ...
Sport
29 Qershor 2023, 17:59
ANGLI - Heroi i Tottenhamit, Son Heung-min, mund të ketë parë rritjen e vlerës së tij të transferimit, pasi u bë nj&eu...
Sport
29 Qershor 2023, 17:27
ITALI - Paul Pogba u kthye te Juventus verën e kaluar si një transferim i lirë nga Manchester United, por sezoni i tij i...
Sport
29 Qershor 2023, 17:06
TIRANE - Pas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, për zgjidhjen e kontratës së të drejtave të transmetimit tel...
Sport
29 Qershor 2023, 16:48
ARABIA SAUDITE - Al Ahly është në kërkim të një trajneri dhe sipas gazetarit, Rudy Galetti, në listën e tij spikat nd&...
Sport
29 Qershor 2023, 16:27
ZVICER - Vetëm tre vjet pas fillimit të tij, komiteti ekzekutiv i UEFA-s vendosi të ndryshojë emrin e kompeticionit të tij t&...
Sport
29 Qershor 2023, 16:07
SPANJE - Barcelona ka marrë një propozim prej 100 milionë eurosh nga Katari, për t’i dhënë emrin e saj një ekip të...
Sport
29 Qershor 2023, 15:47
SPANJE - Ivana Knöll, modelja e njohur kroate, mori famë gjatë Kupës së Botës në Katar. Që atëherë, inf...