LIVE UPDATES
Sport

Trajneriu i kombëtares: “Të mendojmë për Çekinë, llogaritë në nëntor!”

Sylvinho deklaron para grumbullimit të “kuqezinjve” për ndeshjet e tetorit se skuadra që ka në dispozicion është shumë cilësore dhe se është i lumtur për emrat që ka në dispozicion.

7 Tetor 2023, 15:50 Nga DOSJA

Trajneriu i kombëtares: “Të mendojmë për

TIRANE - Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho deklaron para grumbullimit të “kuqezinjve” për ndeshjet e tetorit se skuadra që ka në dispozicion është shumë cilësore dhe se është i lumtur për emrat që ka në dispozicion.

Sylvinho foli ndër të tjera edhe për gjendjen e Ismajlit, ndërsa theksoi se priten vizitat mjekësorë për të konfirmuar grumbullimin e tij.

Dëmtimi i Ismajlit, si është gjendja dhe a keni alternativë për zëvendësim? 

“E kemi monitoruar Ismajlin, ai ka pësuar edhe një dëmtim tjetër gjatë një ndeshje me Interin së fundmi. Ne nuk jemi te Empoli që ta dimë saktë çfarë ka ndodhur, në flasim me klubin e mjekët, tani por presim për të gjitha vizitat dhe analizat që do të kryejë sot. Është lojtar i rëndësishëm, titullar i Shqipërisë, nëse nuk do ia dalë dot do e zëvendësojmë, pasi kemi lojtarë të tjerë që janë të gatshëm. Megjithatë me këtë listë që kemi bërë jemi gati dhe me kaq nuk kemi probleme.”

Sulmi, të gjithë mund të kërkojnë të luajnë nëse shkojmë në Europian, a mund të jetë shqetësim për ju kjo?

“Ne kemi përpara një ndeshje dhe kemi grumbulluar 25 lojtarë, lista ka vetëm një ndryshim është lënë jashtë Roshi dhe është grumbulluar Broja. Më vjen mirë që të gjithë lojtarët luajnë e janë në formë të mirë me klubet e tyre, e që shënojnë, qoftë edhe lojtarët që nuk janë grumbulluar, ne i monitorojmë të gjithë. Nuk kam asnjë shqetësim për të ardhmen, tani mendojmë vetëm për Çekinë dhe të shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin e duhur. Jam shumë i lumtur me lojtarët, kemi grup shumë cilësor dhe jam shumë i lumtur që kemi këta lojtarë në dispozicion.”

Gjendja psikologjike e lojtarëve, çfarë këshillash ju jepen atyre? 

“Bëhet një punë e madhe nga ne si staf, nuk është si në klube që ke kontakt çdo ditë me lojtarët. Është e rëndësishme që të takojmë lojtarë dhe të flasim me lojtarët. prandaj kemi bërë një tur për të takuar lojatrët. Gjithçka ka shkuar mirë. Kemi takuar lojtarë, shoh një organikë të lumtur dhe të vetëdijshme që kemi bërë mirë deri këtu. E dinë që deri këtu na ka sjellë zemra, sakrifica dhe djersa e tyre, ne i kemi dhënë një drejtim dhe kjo është forca jonë. Nuk mund të lëvizim më shumë, jemi të lumtur për popullin tonë. Janë forca jonë. Ka shumë zemër, por lojtarët e dinë se kanë edhe shumë për të djersitur”.

Ndaj Çekisë për të fituar apo mund të bëjmë edhe llogari? 

“Llogaritë bëhen në nëntor, është një grup i vështirë dhe i ekuilibruar. Nuk është e lehtë. Në këtë moment nuk mund të bëhen llogari, në nëntor po. Është një ndeshje e vështirë, do të luajmë para njerëzve tanë në një atmosferë të nxehtë dhe të vështirë. Mund të ndodhë gjithçka, kemi kampionë në fushë. Kemi lojtarë që mund të bëjnë diferencën, por nuk e dimë. Një ndeshje e vështirë që zgjat 90 minuta dhe duhet ta përgatisim mirë, por llogaritë në nëntor”.

A është problem zgjedhja në një organikë kaq të kompletuar, apo është një problem i bukur? 

“Për mua është luks, lojtarët luajnë dhe po shënojnë, kjo është gjë e mirë. Unë duhet të bëj një zgjedhje, nuk jemi 11, por 25 dhe të gjithë e dinë. 2-3 lojtarë janë futur në ndeshje e sipër dhe kanë bërë gjëra të mira, është luks e përsëris të kemi kaq shumë zgjidhje. Për mua sa më shumë lojtarë në formë, aq më mirë. Janë lojtarë të mirë dhe i bëjnë njerëzit të argëtohen, por ka edhe diçka të rëndësishme, puna në grup kur nuk kemi topin, ne jemi një skuadër që vrapon dhe lufton, këtë e shohin njerëzit. Edhe pa top, jemi një skuadër që përfaqëson njerëzit. Kur na shohin njerëzit ndjehen krenar, jam i qetë sepse lojtarët e ndjejnë përgjegjësinë në fushë dhe jashtë saj. Është normale të ketë entuziazëm, por brenda skuadrës dhe stafit nuk ka fare eufori. Kemi edhe tre finale dhe ndeshja më e rëndësishme është me Çekinë, një ndeshje shumë e vështirë kanë pësuar vetëm dy gola dhe nuk kanë humbur. Janë fizik dhe të organizuar”.

Çekët përballen me një skuadër që është në vend të parë, cila është strategjia juaj? 

“Kemi përballë një rival të vështirë. Secili do të ketë strategjinë e vetë. Do të jetë një ndeshje e bukur, por edhe teknike, fizike dhe me episode. Kërkon shumë djersë dhe energji, ashtu si në Pragë. E kemi riparë ndeshjen dhe Çekia është e fortë, sulmon me katër pesë lojtarë, e kemi thënë disa herë që janë të gjatë”.

Rikthimi Brojës, a është gati për një fanellë titullari? 

“E kuptova edhe shqip pyetjen. E para, kemi qenë në Londër dhe folëm me lojtarin. Chelsea po punon shumë mirë me lojtarin, ai qëndroi 10 muaj jashtë. Ishte një dëmtim i vështirë, ka bërë disa ndeshje dhe ka shënuar. Sa i takon Brojës në kombëtare është një kënaqësi dhe ka entuziazëm nga opinioni, e kuptoj këtë. Por, jemi vetëdijshëm që forca e këtij grupi nuk është e një apo dy lojtari, ai e ka kuptuar këtë. Kemi ardhur deri këtu me sakrificë, jemi një grup shumë mirë dhe është kënaqësi ta kem këtu Brojën. Duhet të vlerësojmë gjendjen, sot ka një ndeshje tjetër me Chelsean dhe duhet ta shohim. Do të flasim dhe të shohim, do ta vlerësojmë çdo ditë. Cikalleshi vjen nga dëmtimi në shtator dhe për 12 ditë zhvilloi stërvitje të diferencuar, më datë 2 tetor u kthye me skuadrën dhe duhet vlerësuar. E njëjta gjë edhe për Baren, do ta shohim nga afër”, u shpreh Sylvinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi