Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Trajneri i Manchester United vlerësoi paraqitjen e shkëlqyer të anësorit anglez (të cilin e largoi nga skuadra) mbrëmë ndaj PSG-së.

ANGLI - Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, u shpreh se është i lumtur për momentin e mirë që po kalon anësori Jadon Sancho (i huazuar te Borussia Dortmund nga klubi i ‘Old Traffordit’) dhe hapi derën për rikthimin e ndërkombëtarit në të ardhmen.
Jadon Sancho ishte më i miri në fitoren 1-0 të Borussia Dortmundit këtë të mërkurë në gjysmëfinale të Champions League ndaj PSG-së, pasi mbërriti si huazim te skuadra gjermane në janar, pas disa problemeve me Ten Hag, që e ndanë atë nga skuadra.
Ten Hag e dërgoi Sançon në tribuna për muaj të tërë, pasi trajneri holandez e akuzoi atë se nuk ishte në formë dhe anësori u përgjigj se ai po përdorej si një ‘kokë turku’.
Anglezi refuzoi të kërkonte falje dhe iu desh të shkonte në huazim te Borussia, ku po rikthehet në nivelin që ofroi tashmë te Dortmundi, përpara se të nënshkruante për 80 milionë me United.
"Të mërkurën ai tregoi pse United nënshkroi me atë dhe pse ai përfaqëson një aset të madh për Manchester United. Ai është i mirë, jam i lumtur për Jadon dhe lojën e tij kundër PSG. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen,"- shtoi Ten Hag.
Ka shumë dyshime në ‘Old Trafford’ për vazhdimësinë e Ten Hag sezonin e ardhshëm dhe ka shumë të ngjarë që trajneri të largohet nga klubi në verë, si pjesë e procesit të rindërtimit që po bën Sir Jim Ratcliffe, pronar i 27% të aksioneve të Manchester United.
Thuhet se ky proces do të përfshinte shitjen e shumicës së lojtarëve të ekipit të parë, me përjashtim të Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund.
"Është një shaka,"- tha Ten Hag për këtë. "Që kur kam punuar në futboll, çdo verë ata thonë se Manchester United është i interesuar për 200 lojtarë dhe çdo verë thonë se do t'i shesim të gjithë."
B.T (Dosja.al)
SHBA - Futbolli ndonjëherë është një grumbullim rastësish, që përfundojnë duke bashkuar të gjithë yjet ...
ANGLI - Dashuria e re për Marcus Rashford. Sulmuesi anglez dhe ylli i madh i Manchester United sipas mediave në Britaninë e Madh...
Jorginho ishte një nga ata që u tregua i hapur ndaj ndryshimeve dhe nuk donte të fshihte identitetin e tij ITALI - Programi televiziv italia...
ANGLI - “The Independent” zbulon se Borussia Dortmund mirëpret rikthimin e Jürgen Klopp në klub dhe madje po mendon që në...
SPANJE - Gruaja e Dyego Sousa, sulmuesit portugez të Alcorcón, në divizionin e dytë spanjol, shkatërroi Ferrarin e lojtarit nat&eum...
ANGLI - Sulmuesi i West Ham, Michail Antonio, zbuloi për podkastin e 'Footballer's Football' se çfarë dëgjoi nga diskutimi mes J&uu...
ZVICER - UEFA ka zbuluar formacionin ideal të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilat u luajt&...
ITALI - Ardian Ismajli nuk luan prej 10 marsit, kur doli i dëmtuar në përballjen mes Milanit dhe Empolit. Mbrojtësi kuqezi vuante nga n...
ANGLI - “Daily Mail” raporton këtë të enjte në Angli, se Tim Steidten, drejtori teknik i West Hamit, i është ndaluar...
ANGLI - Pas skualifikimit të marrë nga FIGC (Federata Italiane e Futbollit) tetorin e kaluar, Sandro Tonali u pezullua edhe nga FA (Federata...