Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
KF Egnatia ndau zyrtarisht rrugët me Edlir Tetovën, teknikun që drejtoi rrogozhinasit për afërsisht tre vite e gjysmë dhe i bëri kampionë të padiskutueshëm të futbollit shqiptar.

RROGOZHINE - Klubi konfirmoi ndarjen duke cituar gjendjen shëndetësore dhe stresin e vazhdueshëm të trajnerit durrsak si arsyen kryesore të vendimit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë.
Tetova la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme: dy tituj kampioni në Abissnet Superiore, pjesëmarrje historike në kompeticionet europiane dhe pesë trofe gjithsej gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës. Ishte ai që e transformoi Egnatian nga sfidues në dominues të padiskutueshëm të elitës shqiptare.
Ndërkohë, Top Channel raporton se në stolin e kampionëve pritet të ulet Nevil Dede, me zyrtarizimin që pritet të bëhet paraditen e së hënës, pasi kanë mbetur për t’u finalizuar vetëm detajet financiare.
51-vjeçari është një nga trajnerët me eksperiencën më të pasur në futbollin shqiptar. Dede ka drejtuar disa klube të Abissnet Superiores, duke përfshirë AF Elbasanin, me të cilin fitoi Kategorinë e Parë dhe siguroi ngjitjen, si dhe Bylisin, ku u emërua në shtator 2024 pas largimit të Emanuel Egbos.
Aventura e tij e fundit ishte te Ferizaj në Superligën e Kosovës, ku drejtoi ekipin për gjashtë muaj e gjysmë, 25 ndeshje gjithsej, me 10 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje, para se klubi të ndërpriste bashkëpunimin me të më 19 prill.
Nëse zyrtarizohet siç pritet, që vetëm ndonjë kthesë e fortë e papritur mund ta pengojë, Dede do të përballojë misionin më të madh të karrierës, mbrojtjen e titullit kampion dhe vazhdimin e aventurës europiane me kampionët e Shqipërisë.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Është Scudetto e tij, i pari si trajner në vitin e tij të parë në krye të Interit. Është Scudetto e tij s...
ITALI - Miqtë e vjetër rreth stadiumit “Ossola”, gjithmonë krenarë për sukseset e “Beppe-s”, siç e qua...
ITALI - Pritej festa e titullit për Interin dhe ajo erdhi. Ndaj Parmës, skuadrës zikaltër i mjaftonte vetëm një barazim për...
ANGLI - Tottenham mbërriti në Villa Park me një shans për t'u larguar nga zona e rënies nga kategoria, duke përfituan ndërrua...
SPANJE - Seria pa fitore e Espanyolit vazhdon prej 17 ndeshjesh. Dy golat e Vinicius në pjesën e dytë thelluan problemet e Espanyolit dhe shtyn...
ITALI - Skudeto kthehet në Milano. Dy vjet pas titullit të tyre të fundit në ligën italiane, Interi siguroi kampionatin e 21-të ...
SHBA - Pas pozicionit të tretë radhazi në pol, Kimi Antonelli siguroi gjithashtu fitoren e tij të tretë radhazi n&eum...
ITALI - Nuk ka gëzim për Juventusin, i cili humbi një mundësi të shkëlqyer për t'u ngjitur në vendin e tretë n&eu...
GJERMANI - 340 ditë më vonë, Paris Saint-Germain po përgatitet të kthehet në kryeqytetin bavarez për herë të par&...
ANGLI - Sir Alex Ferguson duhet të ketë qenë gjithë buzëqeshje, ndërsa skuadra e tij siguroi rikthimin e parë në Lig&e...