LIVE UPDATES
Sport

Giuseppe Marotta, njeriu që arrin rekordin me 11 tituj, tani edhe në rolin e Presidentit…

Në shkollën e mesme e thërrisnin “Kissinger” për aftësitë e tij negociuese. Historia e suksesit të njeriut që mori në dorë frenat e klubit zikaltër.

4 Maj 2026, 08:00 Nga DOSJA

Giuseppe Marotta, njeriu që arrin rekordin me 11 tituj, tani edhe në

ITALI - Miqtë e vjetër rreth stadiumit “Ossola”, gjithmonë krenarë për sukseset e “Beppe-s”, siç e quajnë rëndom në Varese, ku po përgatisin dollinë e radhës.

Shoku i tyre i fëmijërisë, ai që grumbullon tituj kampionati radhazi mes Torinos dhe Milanos, sapo ka fituar një tjetër. Giuseppe Marotta, i njohur thjesht si Beppe, ka përsëritur suksesin e tij, një tjetër triumf në kampionat, por këtë herë me përgjegjësinë më të lartë që mund të ketë një klub.

Ky kampionat, i njëmbëdhjeti në karrierën e tij, është i pari ndërsa ai mban timonin e klubit si President. Marotta u zgjodh në krye të Interit nga vetë pronarët e “Oaktree”, të cilët kërkonin një “navigator” me përvojë, një njeri që di të balancojë të gjitha anët e ndryshme të një klubi të madh.

Një figurë si Marotta, i cili që në shkollën e mesme “Cairoli” në Varese, ku ndante bankat me emra si Bruno Arena i “Fichi d’India” dhe ish-ministri Roberto Maroni, thirrej nga të gjithë “Kissinger”. Ky pseudonim, i frymëzuar nga Sekretari legjendar i Shtetit Amerikan, i ishte vënë pikërisht për aftësinë e tij të lindur si ndërmjetës.

Që prej majit të vitit 2024, Marotta u ngjit në shkallën e fundit të karrierës (cursus honorum) në futboll. Sot, dy vjet pas emërimit, ai po korr frytet e para të pastra si president, një sukses i arritur me djersë në fushë, por edhe me ide të qarta pas tavolinës.

Presidenti ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e “Oaktree” në bordin drejtues, që nga anglezja Katherine Ralph deri te katalanasi Alejandro Cano, të pranishëm pothuajse çdo ditë në zyrat e “Viale della Liberazione”, pa harruar italianët Renato Meduri dhe Carlo Ligori.

Vendimtare kanë qenë edhe lëvizjet inteligjente në merkato, të koordinuara nga vetë Marotta dhe të ekzekutuara nga drejtori sportiv Piero Ausilio dhe zv.drejtori Dario Baccin.

Gjithçka nisi me një intuitë verore, e cila doli të ishte vendimtare për rikthimin e titullit, kur Simone Inzaghi u largua drejt shkretëtirës i joshur nga miliona arabë, Interi fillimisht flirtoi me Cesc Fabregasin, por më pas u rikthye me forcë te Cristian Chivu.

Ky i fundit ishte një zgjedhje “shtëpie”, por me përvojë modeste si trajner (vetëm 13 ndeshje me Parmën në Serie A). Duke parë rrethanat, dhënia e “çelësave të shtëpisë” Chivu-së dukej si një rrezik i madh, por në departamentin sportiv zikaltër askush nuk kishte dyshime. “Jeni të sigurt?”, ishte e vetmja pyetje e drejtuar nga pronarët, dhe një “Po” e prerë nga Presidenti mjaftoi për të larguar çdo re pasigurie.

Midis pluhurit dhe lavdisë

Që nga ai moment, puna e Marottës u përqendrua në mbrojtjen e Chivu-së, një trajner i aftë për të depërtuar në mendjet e lojtarëve. Marotta i mbeti besnik metodës së tij “Realpolitik”, ashtu siç bëri me këtë tripletë titujsh zikaltër apo me tetë titujt e fituar te Juventusi (shtatë sezone të plota plus vitin 2017-18, kur dha dorëheqjen në tetor, por titulli i njihet zyrtarisht).

Asnjë menaxher tjetër në historinë e futbollit italian nuk ka arritur shifra dyshifrore në tituj kampion. Ai tashmë ka kaluar emra legjendarë si Gianpiero Boniperti, i cili si president i Juventusit u ndal në nëntë tituj. Miku dhe mentori i tij, Adriano Galliani, fitoi tetë me Milanin (medalje bronzi). Pas tyre renditen Italo Allodi dhe Luciano Moggi me gjashtë.

E vetmja gjë që mungon në këtë rekord mbresëlënës është një triumf në Evropë. Ai i është afruar disa herë, ka humbur katër finale të Champions League dhe një të Europa League dhe synon ta tentojë sërish vitin e ardhshëm me shpirtin e një të riu, pavarësisht se mbush 69 vjeç.

Është kjo ambicie që e ka ngritur nga “pluhuri” i magazinave të Vareses, që mbanin erë vaji dhe këpucësh futbolli, drejt zyrës luksoze me xham në katin e dhjetë të rrokaqiellit në Milano. Ai tashmë është në majën e Milanos që sheh lart, por sa herë kthehet në Varese, Marotta mbetet gjithmonë thjesht “Beppe”.

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para