LIVE UPDATES
Sport

Trajneri i Legias pendohet për Muçin: “Të isha unë, nuk e shisja…”

Më ka ngelur peng sepse nuk mund ta përshendesja dhe ta takoja fizikisht, por kjo është pjesë e futbollit profesionist. Unë doja që ai ta kapte këtë mundësi dhe shans të karrierës. Unë dhe gjithë skuadra e Legias i urojmë shumë suksese dhe fat në këtë aventurë te Besiktas”.

13 Shkurt 2024, 23:35 Nga DOSJA

Trajneri i Legias pendohet për Muçin: “Të isha unë,

TURQI - Ernest Muçi u transferua në limitet e merkatos dimërore nga Legia e Varshavës te Besiktas në Turqi. Një operacion që kapi vlerën e 10 milionë eurove duke e shndërruar sulmuesin e kombëtares në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit turk.

Në një intervistë për mediat turke, trajneri i Legias së Varshavës, Kosta Runjaic theksoi se ishte kundër largimit të Muçit nga skuadra për shkak se ai i shërbente shumë ideve të tij. Runjaic u shpreh se nuk do ta shiste Muçin as për shifrën e 20 milionë eurove ndërsa shtoi se i ka mbetur peng se nuk mundi ta përshëndeste lojtarin pasi transferimi te Besiktas ndodhi shumë shpejt.

-Ofertat për Ernest Muçin, a kishte interes nga klube të tjera përveç Besiktasit?

“Për Ernest Muçin kemi pasur shumë oferta nga fillimi i sezonit, bëhet fjalë për klube të ligave kryesore në Europë. E prisnim që për të do të vinte një ofertë e madhe në aspektin financiar pasi Muçi shkëlqeu në ndeshjet e Kupës së Europës me Legian. Unë luftova shumë që Muçi të qëndronte me Legian, të paktën deri në fundin e këtij sezoni. E dija fare mirë se skuadra do të përfitonte shumë nga Muçi dhe vetë ai do të fitonte edhe më shumë vëmendje nga performancat me Legian. Megjithatë, gjërat rrodhën në një tjetër drejtim”.

-10 milionë euro për Muçin, një shifër rekord për Besiktasin. Mendon se e meriton Muçi një vlerë të tillë?

“Është një shifër impresionuese për të dyja klubet, Besiktasin dhe Legian. Megjithatë, e prisnim këtë shifër për një si Muçi. Dihet se për lojtarë me këtë profil kërkesat janë të larta dhe shumat që qarkullojnë janë po ashtu të larta. Muçi i ofron shumë skuadrës, është i shpejtë, ka aftësi prej golashënuesi dhe mund të realizojë me të dyja këmbët. Një tjetër aspect që favorizon Muçin është se ai shënon në ndeshje vendimtare dhe në momente kritike. Falë aftësive atletike, ofron shumë presion në gjysmëfushën kundërshtare. Por, më e rëndësishmja është se Muçi është ende shumë i ri. Çdo trajner kërkon ta ketë në skuadër një lojtar si Muçi. A mjaftojnë 10 milionë për Muçin? Muçi ishte lojtari im, dhe ishte një nga më të rëndësishmit. Unë nuk do ta lija të largohej as për dyfishin, por kështu funksionon. Muçi është nga ata lojtarë që këtë vlerë mund ta dyfishojë ose trefishojë në vitet e ardhshme”.

Trajneri i Legias pendohet për Muçin: “Të isha unë,

-Çfarë këshille i dhe Muçit para kalimit te Besiktas?

“Ishim në hotel dhe po përgatiteshim për ndeshjen e radhës në kampionat. Fola me Muçin në një mënyrë shumë të përgjithshme dhe për mundësitë që mund t’i shfaqeshin në karrierë. E përmenda pak Besiktasin. Në mëngjes mësova se Muçi nuk ishte më në hotel, ishte nisur për Stamboll. Legia dhe Besiktas kishin arritur gjatë natës nëj marrëveshje. Ishte nga ato transferimi ku marrëveshja u arrit për punë minutash. Më ka ngelur peng sepse nuk mund ta përshendesja dhe ta takoja fizikisht, por kjo është pjesë e futbollit profesionist. Unë doja që ai ta kapte këtë mundësi dhe shans të karrierës. Unë dhe gjithë skuadra e Legias i urojmë shumë suksese dhe fat në këtë aventurë te Besiktas”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 13 Shkurt 2024, 20:19

Eskursion i Lewandowskit në Andorra...

SPANJE - Duke përfituar nga fakti se këtë të martë nuk ishte planifikuar asnjë seancë stërvitore nga Xavi, polaku...

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë