6 Tetor 2023, 12:48
Nga DOSJA

TIRANE - Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për ndeshjen e datës 12 tetor ndaj Republikës së Çekisë dhe atë miqësore ndaj Bullgarisë më datë 17 tetor. Bie në sy rikthimi i Armando Brojës. Sulmuesi ka “hedhur pas krahëve” dëmtimin dhe për herë të parë do të jetë nën urdhrat e teknikut brazilian të kombëtares ndërsa jashtë liste ka mbetur Odise Roshi teksa është konfirmuar pjesa tjetër e futbollistëve.

Kujtojmë se ndeshja ndaj Çekisë është e rëndësisë së veçantë pasi në rast të një rezultati pozitiv, kuqezinjtë do të bënin një hap të madh drejt kualifikimit për në Euro 2024 që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, më 9 tetor, në “Shtëpinë e Futbollit”. Lojtarët do të grumbullohen në kryeqytet, ndërkohë që është programuar që trajneri Sylvinho të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë prej orës 11:00 në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”.
Aktualisht, Shqipëria mban vendin e parë me 10 pikë në Grupin E, kuqezinjtë ndiqen nga Çekia me tetë pikë, po me tetë pikë është edhe Moldavia e vendit të tretë ndërsa në vend të katërt renditet Polonia me gjashtë pikë teksa grupin e mbyllin Ishujt Faroe me vetëm një pikë.
Kombëtarja kuqezi do t’i luajë në “Air Albania” të dyja ndeshjet e tetorit. Fillimisht Shqipëria përballet me Çekinë më 12 tetor, prej orës 20:45, ndërsa më pas në program është miqësorja me Bullgarinë më 17 tetor, ora 18:00.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Tetor 2023, 12:30
KATAR - Julian Draxler, një mesfushor gjerman që luajti për Benfica-n dhe së fundmi me PSG-në, tani është lojtar i Al-Ahli n&...
Sport
6 Tetor 2023, 12:00
ANGLI - Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, është ftuar në skuadrën kombëtare të trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate, p&eu...
Sport
6 Tetor 2023, 11:30
ANGLI - Drejtuesit e Manchester United nuk kanë ndërmend të ndryshojnë trajnerin Erik ten Haag, raporton “The Guardian”. Sp...
Sport
6 Tetor 2023, 11:00
GJERMANI - Sipas informacioneve nga botimi autoritar “Bild”, Leroy Sane është një figurë e njohur në tregun e tra...
Sport
6 Tetor 2023, 10:30
ANGLI - Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, është bërë personi i radhës që ka folur fuqishëm k...
Sport
6 Tetor 2023, 10:00
FRANCE - Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka publikuar listen e skuadrës së tij prej 23 lojtarësh për ndesh...
Sport
6 Tetor 2023, 09:30
ZVICER - Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji, të cilët do të presin 3 nga 104 ndeshjet e Kupës së Botës 2030, do të përfi...
Sport
6 Tetor 2023, 09:00
ARGJENTINE - Lionel Messi është i pranishëm në listën e lojtarëve të thirrur për në kombëtaren e Argjentin&eum...
Sport
6 Tetor 2023, 08:29
SERBI - Tifozët e AEK-ut nga Athina kanë befasuar dhe kanë mërzitur të gjithë opinionin jo vetëm sportive në Serbi.
N&e...
Sport
6 Tetor 2023, 08:02
TIRANE - Më datë 12 tetor, Shqipëria luan një finale të vërtetë në "Air Albania" aty ku pret Çekinë. Një...