6 Tetor 2023, 11:00
Nga DOSJA
GJERMANI - Sipas informacioneve nga botimi autoritar “Bild”, Leroy Sane është një figurë e njohur në tregun e transferimeve.
27-vjeçari gjerman nuk ka nënshkruar ende një kontratë të re me Bayern Munich, ndërkohë që ajo aktuale skadon në pak më shumë se 18 muaj. Kësisoj, Barcelona dhe Real Madrid janë ndër klubet që po monitorojnë situatën e tij te bavarezët.
Leroy Sane ka bërë progres gradual që kur iu bashkua Bayern Munich nga Manchester City në korrik 2020. Ndërkombëtari gjerman është kthyer në atdheun e tij pas një periudhe të frytshme në Premier League.
Por ai nuk ka qenë zgjedhja e parë e padiskutueshme për sulmin e Bayern Munich gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, Sane e ka nisur mirë sezonin 2023/24, duke arritur të shënojë gjashtë gola në dhjetë ndeshje deri më tani.
Ndërkohë 27-vjeçari është kthyer në një figurë kyçe për kombëtaren gjermane. Sane do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me Bayernin verën e ardhshme. Dhe situata nuk kaloi pa u vënë re, duke tërhequr vëmendjen e gjigantëve të La Liga-s: Barcelona dhe Real Madrid.
Raportet e fundit kanë lidhur gjithashtu ish-sulmuesin e Manchester Cityt me Liverpool-in, të cilët e shohin atë si një zëvendësues ideal për Mohamed Salah nëse sulmuesi egjiptian transferohet në Arabinë Saudite.
Barcelona mund të ketë nevojë për një anësor të ri në afatin kalimtar të verës 2024, mes pasigurisë që rrethon të ardhmen e Ferran Torres. Te Reali, megjithatë, ata nuk kanë një bollëk opsionesh sulmuese. Vinicius Junior dhe Rodrigo Goes janë opsionet e vetme në krahë. Interesimi i dy gjigantëve spanjolë për Sane është i kuptueshëm dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 Tetor 2023, 10:30
ANGLI - Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, është bërë personi i radhës që ka folur fuqishëm k...
Sport
6 Tetor 2023, 10:00
FRANCE - Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka publikuar listen e skuadrës së tij prej 23 lojtarësh për ndesh...
Sport
6 Tetor 2023, 09:30
ZVICER - Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji, të cilët do të presin 3 nga 104 ndeshjet e Kupës së Botës 2030, do të përfi...
Sport
6 Tetor 2023, 09:00
ARGJENTINE - Lionel Messi është i pranishëm në listën e lojtarëve të thirrur për në kombëtaren e Argjentin&eum...
Sport
6 Tetor 2023, 08:29
SERBI - Tifozët e AEK-ut nga Athina kanë befasuar dhe kanë mërzitur të gjithë opinionin jo vetëm sportive në Serbi.
N&e...
Sport
6 Tetor 2023, 08:02
TIRANE - Më datë 12 tetor, Shqipëria luan një finale të vërtetë në "Air Albania" aty ku pret Çekinë. Një...
Sport
6 Tetor 2023, 00:05
ITALI - Roma nuk gabon në shtëpi dhe fiton ndaj Servette me shifrat 4-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Europa League. Verdhek...
Sport
5 Tetor 2023, 23:57
ITALI - Vazhdon rruga e qartë e Atalantës në Europa League. Pas fitores në ndeshjen e parë me Rakovit, në raun...
Sport
5 Tetor 2023, 22:30
ATHINE - Tifogrupi i AEK-ut, skuadrës kampione të Greqisë, grupi Original 21 kanë hapur një parrullë në ndeshjen ndaj Ajaksit...
Sport
5 Tetor 2023, 22:19
ATHINE - Tension dhe përplasje mes tifozëve dhe policisë përpara nisjes së duelit AEK-u i Athinës-Ajax. Takim i vlefshëm p&eu...