11 Prill 2023, 07:09
Nga DOSJA
ANGLI - Pas 2 fitoreve në Bundesligë (me Dortmundin dhe Freiburgun) dhe eliminimin në Kupën e Gjermanisë (nga Freiburg në çerekfinale), Thomas Tuchel tashmë është gati të marrë pagëzimin e zjarrit në Europë me Bayernin, që numëron mbrapsht për ndeshjen e parë në “8” të Champions League me Manchester Cityn, sonte në orën 21:00.
‘Qytetarët’ pa dyshim nuk do të kenë kujtime të mira për Tuchelin, pasi ai fitoi Champions League kundër tyre në vitin 2021 si trajner i Chelseas. Gjithsesi, trajneri gjerman e deklaroi veten të gatshëm dhe të etur për t'u përballur me Guardiolën të martën mbrëma.
“Është e qartë se çfarë presim nga City. Ata kanë qenë në krye për gjashtë apo shtatë vjet, ata kanë luajtur futboll shumë sulmues në një nivel të lartë.
Jemi të përgatitur për një ndeshje të nivelit shumë të lartë, ndoshta niveli më i lartë që mund të ofrojë futbolli europian për momentin.
Sigurisht që jam i motivuar dhe në kërkim të fitores, është një dhuratë e madhe të jem në çerekfinale, e vlerësoj shumë dhe dua të bëj më të mirën, nuk kam nevojë për motivim tjetër.
Apoteozë për Guardiolën dhe Haaland nga Tuchel
“Ne e kemi analizuar Cityn në javët e fundit dhe mendojmë se e dimë se çfarë na pret, do të shikojmë që të mos i lejojmë të imponohen”, tha ish-trajneri i Dortmundit, Parisit dhe Chelseas, përpara se të shtojë:
“Guardiola i jep një stil të caktuar skuadrave të tij, ajo që bën është unike dhe ne do të përpiqemi të gjejmë forca për të marrë një rezultat të mirë.
Në sulm nuk është gabim të vendosësh Gnabry në një rol "fals nënte", duke qenë se Myller luan më mirë rreth një sulmuesi, ndërsa Mane mund të luajë në krahë me shpejtësi.
Haaland ka shifra mbresëlënëse dhe është i uritur për gola, për ta ndalur do të duhet bashkëpunimi i disa lojtarëve, do të duhet ta ndalojmë duke luajtur si ekip. Jam i lumtur që Cancelo po luan për ne, e di cilësinë e tij.
Ai mund të luajë një rol të rëndësishëm, edhe në një ndeshje si ajo kundër Cityt të martën në mbrëmje. Shpresoj që ai të mos jetë tepër i motivuar në mënyrë që të mos krijojë stres shtesë për të”.
B.T (Dosja.al)
Sport
10 Prill 2023, 23:45
ANGLI - Arsenali nuk mori më shumë se një pikë në “Anfield”, duke barazuar 2-2 në përballjen e javës s&eum...
Sport
10 Prill 2023, 23:40
SPANJE - Me humbjen e Madridit ndaj Villarrealit , Barcelona pati mundësinë e madhe për të çuar në...
Sport
10 Prill 2023, 23:29
SPANJE - Në përfundim të javës së 28-të të kampionatit spanjol La Liga, mediat kryesore kanë vendosur notat dhe kanë...
Sport
10 Prill 2023, 23:24
ANGLI - Pep Guardiola foli të hënën në konferencën për shtyp para ndeshjes Manchester City - Bayern Munich dhe një pyetje e...
Sport
10 Prill 2023, 23:03
KROACI - Ndeshja ndërmjet ONK Metkoviç dhe NK Konavljanin u shty për shkak të një skandali të turpshë...
Sport
10 Prill 2023, 22:52
KROACI - Në një intervistë për HRT-në, trajneri kroat Zlatko Daliç ka hedhur një sërë akuzas...
Sport
10 Prill 2023, 22:36
SPANJE - Kërcimi i tij dhe mënyra e tij e vrapimit e kanë bërë Antonio Rüdiger (Berlin, 1993) një nga të pre...
Sport
10 Prill 2023, 22:17
SPANJE - 2023 është viti i njëqindvjetorit të RC Celta Vigos. Ka kaluar pothuajse një shekull që nga ai 23 gus...
Sport
10 Prill 2023, 21:58
ANGLI - ChatGPT, një aplikacion i inteligjencës artificiale, i cili u lëshua nga OpenAI në nëntor 2022, ka shpallur formacionin m&eum...
Sport
10 Prill 2023, 20:11
ELBASAN - Me ndeshjen e luajtur në ‘Elbasan Arena” midis Tiranës pritëse dhe Kukësit, mbyllet edhe java e 28-të e Superio...