LIVE UPDATES
Sport

“Topi i Artë 2025”/ Presidenti Duka: “Nga play-off-i i Botërorit te skena europiane, viti i konfirmimit për futbollin shqiptar”

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Duka riafirmoi angazhimin e FSHF-së për të synuar standarde edhe më të larta dhe për të ndërtuar një të ardhme edhe më të fortë për futbollin shqiptar.

15 Dhjetor 2025, 21:50 Nga DOSJA

“Topi i Artë 2025”/ Presidenti Duka: “Nga play-off-i i

TIRANE - Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në fjalën e mbajtur në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, theksoi se futbolli shqiptar po jeton një moment historik zhvillimi dhe konsolidimi në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në pah sukseset e Kombëtares, e cila për herë të parë në histori është kualifikuar në fazën play-off të Botërorit 2026, si dhe organizimin me sukses të eventeve madhore të UEFA-s në Shqipëri, Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025” dhe mbledhjen historike të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë.

Presidenti Duka theksoi gjithashtu mbështetjen konkrete për klubet, me shpërndarjen e 3 milionë eurove nga viti 2026 për “Abissnet Superiore” dhe Kategorinë e Parë, rritjen e ndjeshme të pjesëmarrjes në futboll dhe investimet e rëndësishme në infrastrukturë dhe teknologji.

Në mbyllje, Presidenti Duka riafirmoi angazhimin e FSHF-së për të synuar standarde edhe më të larta dhe për të ndërtuar një të ardhme edhe më të fortë për futbollin shqiptar.

Më poshtë fjala e plotë e Presidentit Armand Duka:

“Mirëmbrëma, e mirë se keni ardhur në mbrëmjen “Topi i Artë” 2025, e cila është më shumë se një ceremoni çmimesh. Është festa e futbollit – një gjuhë e përbashkët që lidh fëmijët që ëndërrojnë

me kampionët që na përfaqësojnë. Është çasti kur ndalemi, shohim pas me mirënjohje dhe përpara me besim, duke nderuar jo vetëm gola e trofe, por edhe të gjithë ata që i japin frymë futbollit çdo ditë.

Futboll do të luhet gjithmonë.. është luajtur para nesh dhe do të luhet edhe pas nesh. Ajo që ka rëndësi është që, për aq kohë sa i dedikohemi futbollit, ta bëjmë sa më mirë dhe të jemi krenarë për gjurmën që ne lëmë pas.

I tillë ka qenë për ne viti që po mbyllet, pasi ky vit shënon një nga kapitujt më të rëndësishëm në historinë e futbollit tonë. Rezultatet e Kombëtares, progresi i klubeve, tribunat e mbushura dhe pozicionimi i Shqipërisë në hartën e futbollit europian dëshmojnë qartë se futbolli shqiptar ka hyrë në një etapë të re zhvillimi.

Në muajin maj, vendi ynë priti për herë të parë finalet e një prej kompeticioneve më të rëndësishme të UEFA-s – EURO U17. Ndërsa në shtator, e shndërruam Tiranën në qendrën e futbollit europian, duke mikpritur Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Këto ngjarje i treguan

Europës se Shqipëria është e aftë të organizojë evente madhore me standarde të larta, duke reflektuar mikpritjen, profesionalizmin dhe vlerat thellësisht të rrënjosura në ADN-në tonë.

Sigurisht, këtë vit emocionet më të forta na i dha Kombëtarja. Për herë të parë në histori, Shqipëria është në fazën play-off të Botërorit 2026. Kjo fjali që dikur dukej e pamundur, sot është bërë realitet!

Të dashur futbollistë të Kombëtares,

Gjatë këtyre kualifikueseve ju keni qenë frymëzim për çdo fëmijë që ka veshur fanellën kuqezi, për çdo familje që është mbledhur para ekranit, për çdo tifoz që ka brohoritur nga ulëset e stadiumeve, si dhe për çdo shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Ne do të jemi krah

jush në çdo hap drejt ëndrrës sonë të madhe, Botërorit! Por sonte, edhe pse emocionet e Kombëtares janë në zemrën e secilit nga ne, kjo mbrëmje u takon edhe atyre që mbajnë peshën e garës çdo javë: klubeve tona. Pikërisht për këtë arsye, angazhimi që mora në Asamblenë e FSHF-së këtë vit nuk është më thjesht një fjali në

procesverbal, por është kthyer në realitet konkret: 3 milionë euro do t’u shpërndahen klubeve të kategorisë “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, duke nisur nga fillimi i vitit 2026. Një investim ky, që do të ndihet në çdo klub, në çdo

stërvitje dhe në çdo ndeshje.

Futbolli shqiptar nuk kufizohet vetëm në 90 minuta në një stadium elitar; ai përfaqëson një univers të tërë energjie që pulson në çdo cep të vendit. Në sistemin tonë janë të regjistruar 27.866 persona të angazhuar në futboll si lojtarë, trajnerë, arbitra dhe vëzhgues, ndërsa janë organizuar 14.354 ndeshje në të gjitha nivelet – nga kampionatet elitare deri te garat amatore. Veçanërisht inkurajuese është rritja që kemi shënuar: 10% më shumë futbollistë djem dhe 23.8% më shumë vajza, krahasuar me sezonin e kaluar – një hap gjigant për vetëm një sezon.

Nëse Johan Krojf ka thënë se “ndeshjet fitohen shumë përpara se të hysh në fushë”, atëherë ne e dimë mirë se ato fitohen në projektet ku investojmë sot: në akademitë ku formohen lojtarët, në kurset ku trajnohen trajnerët, në infrastrukturën ku rriten gjeneratat e reja dhe në mbështetjen që i japim futbollit të vajzave.

Pikërisht për këtë arsye, gjatë këtij viti kemi përmbyllur një sërë investimesh konkrete në infrastrukturë, ku janë ndërtuar 14 fusha të reja futbolli në zona të ndryshme të vendit. Në total, vetëm për fusha dhe stadiume janë investuar 6,419,000 euro, pa llogaritur këtu edhe investimin prej 1 milionë eurosh në sistemin VAR.

Këto nuk janë thjesht kantierë dhe projekte, janë fusha ku do të rriten ëndrra, stadiume ku do të këndohet për fitore dhe një mesazh i qartë se futbolli shqiptar po forcon themelet e së ardhmes.

Një falënderim i posaçëm shkon për partnerët tanë strategjikë – Vodafone, Credins Bank, Sigal, Macron, Uji Tepelena, Western Union, Zenith, Birra Vatan dhe Abissnet – të cilët me mbështetjen e tyre na kanë ndihmuar në realizimin e projekteve tona.

Falënderoj veçanërisht Kryeministrin, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe të gjitha institucionet shtetërore për mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin që kemi ndërtuar ndër vite. Sot, i nderuar Kryeministër, më shumë se kurrë mendoj se ky bashkëpunim ka nevojë të thellohet.

Futbolli, siç e kam thënë shpesh, është më shumë se sport: është mënyrë jetese, një shkollë disipline dhe karakteri për fëmijët tanë. Prandaj dua t’i inkurajoj të gjithë partnerët institucionalë të marrim së bashku një përgjegjësi edhe më të madhe në vitet që vijnë – për t’u dhënë brezave të rinj më shumë hapësira, më shumë mundësi dhe një të ardhme të shëndetshme përmes sportit.

Të dashur miq, Le ta mbyll këtë fjalë me një zotim të qartë: në vitin 2026 nuk do të mjaftohemi me atë që kemi arritur. Do të synojmë më lart, do të jemi më të rreptë me veten dhe më të guximshëm në ëndrrat tona për futbollin shqiptar. Sepse kjo është mënyra se si e jetojmë ne futbollin: si një forcë që na bashkon, na emocionon dhe na bën të besojmë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e këtij rrugëtimi bashkë me ne! Gëzuar mbrëmjen e “Topit të Artë 2025” dhe rroftë futbolli shqiptar!”, – tha Presidenti Duka.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë