Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
Sipas një media saudite, ish-trajneri i Italisë ka arritur një marrëveshje për të trajnuar kombëtaren saudite
ARABIA SAUDITE - Roberto Mancini, deri më tani trajneri i kombëtares së Italisë, ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të drejtuar skuadrën kombëtare arabe për tre vitet e ardhshme, sipas një media sportive saudite “Arriyadiyah”. Deri tani emërimi i Mancinit nuk është zyrtar.
“Federata Saudite e Futbollit ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar një kontratë trevjeçare me italianin Roberto Mancini, si trajner i kombëtares saudite”, njoftoi mediumi në platformën “X” (ish-Twitter).
Gazeta deklaroi se nënshkrimi është “zyrtar”, edhe pse deri më tani kanalet e federatës nuk kanë vendosur ende për ta publikuar këtë çështje.
Lajmi vjen vetëm pak orë, pasi Federata Italiane e Futbollit njoftoi, se Mancini ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares, ndërkohë që institucioni drejtues i futbollit italian është në kërkim të një trajneri të ri, me më pak se një vit para fillimit të “Euro 2024”.
Roberto Mancini, i cili nuk ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij, e mori vendimin pasi qëndroi në detyrë në një moment kritik të historisë së futbollit italian, kur nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës “Katar 2022” edhe pse ishte kampioni aktual i Evropës, në atë që ishte Botërori i dytë radhazi, pa praninë e 'azzurrëve'.
Roberto Mancini largohet nga pankina e Italisë pas 61 ndeshjesh, me një rekord total prej 39 fitoresh, 13 barazime dhe 9 humbje.
Inkorporimi i italianit në krye të ekipit arab do të bëhet pesë muaj, pasi paraardhësi i tij, francezi Hervé Renard, ndërpreu kontratën e tij me federatën saudite për të marrë frenat e ekipit francez të futbollit të femrave, i cili u eliminua të shtunën nga Kupa e Botës në penallti kundër Australisë.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Epokës së Neymarit në Paris i ka ardhur fundi, pasi sipas “L’Equipe” ai i ka thënë “po&...
ANGLI - Tottenham u largua... majtas në Premier Ligën e re, pasi barazoi 2-2 në transfertë ndaj Brentford, në mini ...
Lionel Messi Ardhja në Shtetet e Bashkuara e yllit ndërkombëtar të futbollit Lionel Messi për të luajtur për Interin e ...
SHBA - Leo Messi shënoi golin e fundit në fitoren 4-0 të Inter Miami kundër Charlotte, që e çoi skuadrën e tij ...
ARABIA SAUDITE - Titulli i parë i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite është një fakt që mban firm&eum...
SPANJE - Sergio Rico pritet të dalë nga spitali, ku ndodhet prej rreth tre muajsh pas aksidentit që kishte pësuar siç rapor...
ANGLI - Premier League e këtij viti filloi me një sërë problemesh teknike dhe të paparashikuara në nivel organizativ. Në...
ITALI - Një lajm thyen qetësinë e të dielës së fundit të Italisë, pa Serinë A: Roberto Mancini nuk është ...
ANGLI - João Cancelo do të jetë lojtar i Barcelonës. Këtë e raportoi dje e përditshmja sportive spanjole 'AS', e cila ...
SPANJE - Këtë të dielë, Barcelona publikoi skuadrën për ndeshjen e sotme kundër Getafes (20:30) në fillim të La Lig...