LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho shpjegon zgjedhjet e bëra për sfidën me Poloninë: “Muçin dhe Mehmetin i shoh si sulmues. Nuk do të qahemi dhe të ankohemi”

“Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë për të arritur këtu ku jemi. I jam shumë falënderues të gjithë lojtarëve që kanë qenë pjesë dhe kanë dhënë kontributin e tyre. Nuk është koha për eksperimente.”

21 Mars 2026, 12:00 Nga DOSJA

Sylvinho shpjegon zgjedhjet e bëra për sfidën me Poloninë:

TIRANE - Shqipëria luan shansin e parë për t’u kualifikuar për herë të parë për një Kampionat Botëror, teksa të enjten e 26 marsit do të ndeshet në Varshavë përballë Polonisë.

Pasi zbuloi listën e lojtarëve të grumbulluar për finalet e play-off-it, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpjegoi në një konferencë për mediat zgjedhjet e bëra në këtë listë, ku u ndal te rikthimet e Muçit dhe Mehmetit, po ashtu edhe te dy lojtarët e rinj, Pllanan dhe Pilo.

“Unë nuk kam qejf të qaj ose të ankohem. Rey Manaj ka bërë shumë mirë me ne, por duhet të përshtatemi me situatën. Kemi dhe lojtarë të tjerë. Është edhe Daku, i cili nuk ka luajtur që në 2025-ën.

Kemi rivlerësuar dhe kemi ftuar lojtarë të tjerë. Pllana dhe Pilo janë lojtarë që ne kemi kohë që i studiojmë dhe i ndjekim. Prandaj kemi grumbulluar 26 lojtarë, për t’i parë dhe për t’i vlerësuar të gjithë.

Nuk duhet të qajmë, duhet të shohim përpara. Kishim kohë që mendonim për lojtarët që do të grumbullonim. Siç e thashë edhe më parë, duhet të përshtatemi me lojtarët. Muçin unë e shoh sulmues. Në fushë, ai është një lojtar që shënon, ka tipare ofensive.

Sa i përket Mehmetit, është një lojtar që ne e kemi sjellë në Kombëtare tre vite më parë. Atë e shohim si sulmues krahu, ndërsa Muçin si sulmues. Kur nuk ke një ‘pykë’, duhet të përshtatesh.

Lojtari që ka shënuar më shumë në këto tre vite është Nedim Bajrami. Kemi dhe opsione të tjera për të zëvendësuar Manajn, që luajnë pas numrit 9, si Asani, Uzuni ose Mehmeti.

Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë për të arritur këtu ku jemi. I jam shumë falënderues të gjithë lojtarëve që kanë qenë pjesë dhe kanë dhënë kontributin e tyre.

Nuk është koha për eksperimente. Pilo mendoj se është gati, ndërsa sa i përket Pllanës, ne jemi në mungesë të një mbrojtësi qendre. Ai luan në Poloni dhe e njeh ligën polake. Prandaj kemi grumbulluar 26 lojtarë, sepse është nevoja.

Kemi edhe lojatër që luajnë me pak minuta. Në këtë rast duhet të bëja një zgjedhje dhe të mos shkoja me 22-23 lojtarë. Kjo është e bukura e Kombëtares, sepse është e hapur për të gjithë”, tha Sylvinho.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin