LIVE UPDATES
Sport

VIDEO/ Sylvinho në prag të sfidave me Ishujt Faroe dhe Moldavinë... "Jemi në një moment delikat. Debutoj me fitore para tifozëve"!

Në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, ka nisur konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, brazilianit Sylvinho

5 Qershor 2023, 12:22 Nga DOSJA
VIDEO/ Sylvinho në prag të sfidave me Ishujt Faroe dhe

TIRANE - Para pak çastesh, në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë, ka nisur konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, brazilianit Sylvinho, i cili tregon zgjedhjet e tija për sfidat e mesit të qershorit me Ishujt Faroe dhe Moldavinë për eliminatoret e “Euro 2024”.

Gjendja e futbollistëve? "Sigurisht që kemi moment delikat sepse është fund sezoni dhe lojtarët janë të ngarkuar. Kjo është pjesë e punës dhe kam folur e kam takuar shumë lojtarë. Është situatë ku grupi duhet menaxhuar sa më mirë. Duhet menaxhuar intensiteti që lojtari të japë 100% në fushë dhe prandaj kemi zgjedhur 26 lojtarë. Duhet menaxhim i mirë pasi kemi moment delikat".

Turi në Europë dhe kundërshtarët? "Mund të them se i njoh më mirë lojtarët. Prej dy muajsh nuk kishim punë të lehtë. Polonia ishte vetëm një ndeshje dhe tani kemi situatë krejt ndryshe me kundërshtarë ndryshe. Jam i kënaqur me listën që ishte me 27 lojtarë por tani kemi 26 nga Gjasula. Jam i kënaqur që kemi të rinj dhe me eksperiencë dhe 2-3 lojtarë të tjerë që do të na ndihmojnë. E njoh skuadrën më mirë se në periudhën që kishim ndeshjen me Poloninë".

Mundësitë për fitore? "Mundësia për të fituar një ndeshje është dhe përveç lojës së bukur për të marrë 6 pikë, është fusha që na e tregon. Rezultati nuk është diçka që dihet, pasi kemi 7 ndeshje të rëndësishme që duhen fituar. Tani kam në mendje vetëm ndeshjen me Moldavinë dhe pastaj do të kem tjetrën. Jam i kënaqur me punën që po bëhet dhe duhet të luftojmë për një vend në Gjermani. Jam i bindur se në debutimin tim në Shqipëri para tifozëve do të bëjmë më të mirën për të marrë 3 pikë dhe tifozët do të na ndihmojnë".

Sadiku dhe Muçi? “Kemi një grumbullim ndryshe këtë herë. Përpara kemi dy ndeshje, kundërshtarë krejt ndryshe nga Polonia. Muçi vjen nga një formë mjaftë e mirë. e meriton që të jetë këtu me ne dhe të ndihmojë skuadrën. Me Sadikun kam folur më përpara. Ai kthehet këtu pas gati tre vitesh. Është një simbol për Kombëtaren. Është një lojtarë që e njeh mjaft mirë zonën, golin. Është e rëndësishme që ne të bëjmë një lojë të bukur, por në fund do të vlejnë tre pikët. Ne e dimë që na duhen këto tre pikët. Ndeshja nuk fitohet nga një çast, por nga ajo që ndërton. Mund të them që jam i kënaqur nga kjo listë. Të gjithë ata që janë këtu e meritojnë. Është e rëndësishme të fitojmë me Moldavinë. Çekia nuk ka asnjë humbje. Është situatë shumë e tendosur. Gjithsesi jam i bindur për lojtarët e mi. Ata që do të zbresin në fushë do të jenë ata që do të jenë në 100%. Është sa më e rëndësishme që të bëjmë një lojë sa më të mirë përpara tifozëve tanë”.

Roshi? “Patjetër që Roshi është një lojtar i rëndësishëm. Nuk do të thotë që nuk do të jetë me ne në shtator. Është një lojtar mjaft i aftë. Por në këto momente kemi dhe lojtarët të tjerë që mund ta bëjnë më mirë atë rol. Roshi është në monitorim, ashtu si shumë lojtarë të tjerë të Kombëtares”.

Problem me ekipet e vogla? “Ne kemi përpara shtatë ndeshje. U them dhe lojtarëve që nuk ka ekipe të vogla. Janë të gjithë rivalët njësoj. Ajo që duhet theksuar është që çdo gjë do varet nga ne. Nuk ka rëndësi nëse është Moldavia, Polonia apo Çekia. Ne duhet të jemi gjithmonë në 100%. Është puna e trajnerit që duhet të motivojë lojtarët. Luajmë me një rival që nuk ka pësuar humbje. Jam i bindur që dhe ata nuk e quajnë Shqipërinë të vogël. Duhet të luftojmë deri në fund. Nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, por ne duhet të gjejmë mundësitë tona për të shënuar. Ndoshta mund të ketë ndonjë ndryshim meqë Gjasula nuk do të jetë me ne”.

Zëvendësuesi i Gjasulës? “Do të shkojmë me këto lojtarë që kemi, pa ndryshime. Është një moment delikat siç e thashë më parë pasi disa lojtarë kanë luajtur e disa kanë pushuar. Kam 26 lojtarë edhe pse kisha thirrur 27. Dua të jap një mesazh për Kumbullën që u dëmtua rëndë me Romën dhe me Poloninë bëri një ndeshje të madhe. Dop të na mungojë një lojtar si ai dhe shpresoj të rikthehet shpejt në Kombëtare”.

Dy ndeshjet? “Jam i bindur që kemi kohë për të përgatitur këto dy ndeshje dhe kjo është puna e trajnerit. Kemi 7 ditë kohë me grupin e plotë dhe kemi thënë që është moment delikat por nuk ka problem të madh sepse kemi lojtarë të fortë dhe mund të bëhet ndryshimi i lojës. Pak rëndësi ka nëse luan në sulm apo mbrojtje por duhet ekuilibri. Ti mund të shënosh 3 gola dhe të pësosh 4 prandaj duhet ekuilibër. Kemi lojtarët e duhur për të pasur sukses. E nisim me Moldavinë dhe kemi shanse të fitojmë. Jemi të detyruar të fitojmë këto dy ndeshje dhe për të arritur objektivin tonë na duhen pikët. Në shtator, tetor dhe nëntor kemi ndeshjet e tjera dhe duhet patjetër të fitojmë në shtëpi. Ne mund të fitojmë tani dhe të lëmë ndeshje të tjera, prandaj duhet një nga një. Ju e patë çfarë ndodhi në Bundesligë dhe ndeshjet fitohen në fushë e jo me llogari tavoline. Nuk fitohen ndeshje jashtë fushe. Kemi bërë punë të mirë edhe me lojtarët dhe ata e kanë kuptuar filozofinë time. Do të ketë impaktin e vet edhe atmosfera në Tiranë”.

Porta? “Situata është thuajse e njëjtë. Janë dy lojtarë të rëndësishëm. Por kur të nisë grumbullimi dhe të jenë këtu, fusha do na e tregojë në çfarë forme ata do të jenë. Strakosha vjen nga një dëmtim. Kam folur me stafin mjekësor dhe më kanë siguruar që nuk ka probleme. Jam i kënaqur që i kemi të dy këtu. Kemi dhe Kastrati që vjen nga një sezon i mirë, por edhe Simon Simoni. Është një lojtar shumë interesant. Si Bajrami dhe Mitaj që ne kemi shumë nevojë, por edhe për eksperiencën që duhet të marrin me Kombëtaren. Unë kam dobësi për të rinjtë”.

Loja e bukur? “Për mua është në rregull nëse bëjmë lojë të mirë dhe marrim tre pikët. Por futbolli është i çuditshëm. Ne do të punojmë shumë për të luajtur me zemër dhe më dëshirë të madhe për të marrë tre pikët me një lojë të bukur”.

Vetëm një lojtar nga Superiorja? “Ne përgatisim listën duke pasur parasysh lojtarët që janë më në formë. Për mua dhe stafin tim nuk ka rëndësi se ku luajnë lojtarët e mi. E rëndësishme është ekuilibri i grupit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës