24 Janar 2026, 19:36
Nga DOSJA

SHKODER - E konsideruar si kryendeshja e javës së 21-të të kampionatit Abissnet Superiore, u fitua nga Vllaznia.
Shkodranët mundën 1-0 Partizanin në “Loro Boriçi”, falë golit të shënuar nga Kastrati në minutën e 32-të të pjesën e parë. Vllaznia merr fitoren e katërt radhazi në kampionat (e pesta edhe me Kupën) dhe fluturon drejt kreut të renditjes, pasi barazohet me 39 pikë me Egnatian.
Ka qenë e bukur dhe e luftuar sfida në “Loro Boriçi”, sidomos në pjesën e parë. Vendasit janë më kërkues dhe arrijnë të zhbllokojnë ndeshjen me një gol të bukur të Kastratit pas 32 minutave lojë.
Partizani mundohet të reagojë, por nuk arrin që të mposhtë portierin Pohls. Në përfundim të 90 minutave Vllaznia menaxhon shumë mirë avantazhin dhe arrin të marrë një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari që në pjesën e dytë tentoi të godiste.
Mbyllet 1-0 sfida në Shkodër. Vllaznia barazohet me Egnatian në kuotën e 39 pikëve në krye të klasifikimit, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 26 pikëve dhe përkohësisht në vendin e 5-të në klasifikim.
B.T (Dosja.al)
Sport
24 Janar 2026, 17:41
GJERMANI - Me humbjen 1-2 kundër Augsburgut, Bayerni i Mynihut pëson humbjen e parë në Bundesligë që nga marsi. Gjithç...
Sport
24 Janar 2026, 16:55
BALLSH - Nuk ka fitues në sfidën që hapi javën e 21 të Kategorisë Superiore mes Bylisit dhe Egnatias. Në stadiumin ‘A...
Sport
24 Janar 2026, 15:00
SPANJE - Që nga shkarkimi i Xabi Alonsos, vëmendja është përqendruar intensivisht te trajneri i lindur në Salamanca, i cili...
Sport
24 Janar 2026, 14:30
ZVICER - UEFA njoftoi këtë të premte se ka përcaktuar gjithçka për shortin e fazës së grupeve të edicionit 2026...
Sport
24 Janar 2026, 14:00
SPANJE - Marash Kumbulla (25 vjeç) nuk do të largohet nga Mallorca. Qendërmbrojtësi ndërkombëtar shqiptar ...
Sport
24 Janar 2026, 13:30
PORTUGALI - Pikërisht kur dukej se karriera e tij si lojtar kishte mbaruar përfundimisht, Dani Alves po mendon përsëri të rikthe...
Sport
24 Janar 2026, 13:00
FRANCE - Luis Enrique, trajneri i PSG-së që fitoi në Auxerre (1-0) këtë të premte, pranon se lojtarëve të tij u mungon...
Sport
24 Janar 2026, 12:30
Miguel Trauco, në 2021, një nga të akuzuarit
PERU - Ky është një rast që po trondit futbollin peruan. Klubi Alia...
Sport
24 Janar 2026, 11:58
TIRANE - Rubrika “Legjendat flasin” që transmetohet çdo të shtunë në kanalet zyrtare të FSHF vjen me një tjet...
Sport
24 Janar 2026, 11:30
ITALI - Dita zyrtare e lamtumirës për Napolin. Pasi i dhanë lamtumirën Lorenzo Lucca-s, i cili po shkonte te Nottingham Forest, ...