LIVE UPDATES
Sport

Rrëfehet Demollari, numri 11 që udhëhoqi Shqipërinë dhe u kthye në idhull në Rumani...

Sulejman Demollari jep opinionin e tij për Kombëtaren aktuale dhe analizon shanset për kualifikim në Kampionatin Botëror.

24 Janar 2026, 11:58 Nga DOSJA

Rrëfehet Demollari, numri 11 që udhëhoqi Shqipërinë dhe

TIRANE - Rubrika “Legjendat flasin” që transmetohet çdo të shtunë në kanalet zyrtare të FSHF vjen me një tjetër emër të madh të historisë së futbollit shqiptar.

I ftuari i radhës në këtë rubrikë është Sulejman Demollari, një nga figurat më të spikatura të Kombëtares shqiptare dhe Dinamos, i cili ndan rrëfimin e tij mbi një karrierë të pasur dhe momente që kanë lënë gjurmë.

Demollari flet për hapat e parë në futboll dhe rrugëtimin që e çoi drejt ekipit të Dinamos, ku arriti sukseset më të mëdha në karrierën e tij. Ai rrëfeu ndër të tjera edhe për vazhdimin profesional te Dinamo e Bukureshtit, ku u vlerësua gjerësisht për paraqitjet dhe kontributin e tij.

Në intervistë, ai ndalet veçanërisht edhe te përvoja me ekipet kombëtare, duke kujtuar emocionet e çerekfinaleve të Kampionatit Europian U-21, një nga momentet më të veçanta të asaj periudhe, si dhe rikthen në vëmendje episodin e golit të anuluar në “Wembley”.

Sulejman Demollari jep opinionin e tij për Kombëtaren aktuale dhe analizon shanset për kualifikim në Kampionatin Botëror. Më poshtë, intervista e plotë me Sulejman Demollarin.

Dinamot e Demollarit

- Si nisi karriera në futboll dhe si u bëtë pjesë e ekipit të Dinamos?

Futbollin kuptohet, si çdo fëmijë në moshë të vogël, 7-8 vjeç, në rrugicat e lagjes, në ambientet afër pallateve. Pastaj futbollin e organizuar, ishin klasat sportive në atë kohë dhe unë u bëra pjesë e klasës sportive të shkollës “Alqi Kondi” në atë kohë, sot është “Pjetër Budi”. Aty e nisa karrierën si futbollist i organizuar.

- I jeni bashkuar Dinamos në moshën 16-vjeçare dhe në debutimin tuaj si titullar në 1981, kur ishit vetëm 17 vjeç keni shënuar edhe golin tuaj të parë me këtë ekip. A e shënoi ky gol të ardhmen tuaj te Dinamo?

Është shumë e bukur edhe historia se si e nisa karrierën time. U afrova tek ekipi i Dinamos së asaj kohe me legjendat që t’i përmendesh janë një numër i madh, duke nisur nga i ndjeri Vasillaq Zëri, Ilir Luarasi, Përnaska, Ballgjini, Targaj, Bregu, Gega, i ndjeri Agron Azbiu, Bashkim Delia, Andrea Marko e shumë të tjerë. Ishte një ekip që në përbërje kishte lojtarë të ekipeve tona kombëtare, Shpresat dhe ekipi kombëtar A. Ishte një emocion i madh sepse unë u rrita me atë klub, fitova shumë. Dinamo ishte një ekip që të jepte shumë. Respekt, pasion, dashuri për futbollin dhe mbi të gjitha ishte një ekip ku të gjithë ishin të familjarizuar me njëri-tjetrin.

- Mund të na tregosh ndonjë sakrificë që ke bërë për Dinamon?

Sakrificat jo vetëm unë, por çdo futbollist në atë kohë i bënte për ngjyrat e ekipit. Sakrifica nga ana fizike dhe nga ana e të pamundurit për të luajtur. Edhe unë kam rastin tim, që e kam të veçantë. Një ndeshje derbi me 17 Nëntorin. Pata një dëmtim në kavilje dhe profesori i ndjerë, Fatmir Frashëri më tha që nuk mund të luaja atë ditë. Por përpara ndeshjes, në momentet e grumbullimit bashkë në hotel, vjen zv.ministri i Brendshëm i asaj kohe, Hysen Shahu, një njeri pasionant pas futbollit që bënte shumë për sportin dhe futbollin në veçanti dhe në një shëtitje që bënim, ishte dëshira e tij që tha: “Profesori më tha që nuk do luaash për arsye dëmtimi, por unë mendoj që ti të jesh sepse prania jote në fushë për kundërshtarin është diçka e fortë nga ana emocionale”. E nisa ndeshjen i dëmtuar me kavilje të enjtur. Dhe për fatin e mirë ne fituam 5-3, ku 3 gola i shënova unë. Kjo është ndeshja më pikante e karrierës time.

- Karrierën tuaj në klube e keni mes dy Dinamove. Në Bukuresht u kthyet  në një idhull. Çfarë kujtoni nga ajo eksperiencë?

Ishte një eksperiencë e bukur. Pas viteve ‘90 na u dha mundësia që të luanim nëpër ekipe të ndryshme të Europës. Si unë, edhe shumë shokë e futbollistë të tjerë lëvizëm nëpër vende të ndryshme. Mua m’u dha mundësia direkt për një kontratë, shumë e mirë për kohën me Dinamo Bukureshtin. Ishte një ekip elite dhe legjendë për futbollin rumun. Në atë grup gjeta lojtarë të ekipt kombëtar të Rumanisë. Për fat u përshtata mirë që në fillim aty. U shpalla kampion, golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në futbollin rumun.

Kombëtarja e Demollarit

- Ju kane konsideruar si numri 11 më i mirë teknikisht dhe rreth jush rrotullohej e gjithë loja sulmuese e Shqipërisë. Si ndiheni për këtë?

Është kënaqësi. Vlerë edhe për mua, pasi roli i një playmakeri është shumë i rëndësishëm për ekipin.

- Jeni i pari dhe i vetmi ekipi i Shpresave që keni arritur të prekni çerekfinalet e Europianit U-21 duke lënë pas Francën e Mishel Platinisë dhe Belgjikën. Çfare kujtoni nga kjo periudhë?

Ishte një brez shumë i mirë. E filluam një grup prej 7-8 lojtarësh nga kombëtarja e të rinjve, te Shpresat dhe kombëtarja e madhe. Kaluam zinxhir ekipet kombëtare. Kur arritëm te Shpresat, patëm rezultate shumë të mira. Në grup kishim Gjermaninë, Austrinë dhe Turqinë dhe i eliminuam këto ekipe duke dalë në vend të parë. Në atë kohë ishte me grumbullim pikësh. Në çerekfinale na ra Italia e Mançinit, Vinjolës, e Rampulës, ku u eliminuam me dy humbje minimale.

- Jeni futbollist i rekordeve. Kapiten, dhe ke shënuar një ndër golat më të bukur dhe padrejtësisht të anulluar në Wembley. Si e kujton këtë periudhë?

Për ekzekutimin ishte fantastik. Duke e parë edhe shpesh, është një gol që kishte arsye pse të anullohej. Ngelet në kujtesën time si një nga golat më të bukur për mënyrën si u ekzekutua.

- Keni thyer një rekord, jeni përzgjedhur 6 here lojtari më i mirë i kampionatit shqiptar kur ishit vetëm 19 vjeç. Si funksiononte në atë kohë kjo përzgjedhje?

Në atë kohë ishte anketa e 10 sportistëve më të mirë të vitit, ku nga të gjitha sportet dilte lojtari më i mirë i kampionatit. Dhe unë për atë kohë e kam fituar 6 herë futbollisti më i mirë i vitit.

 Kombëtarja aktuale në sytë e Demollarit

 - Si i e sheh Kombëtaren sot krahasuar me brezin tuaj? Çfare ka ndryshe sot?

Çdo gjë sot ka evoluar. Edhe kampionati, por edhe kombëtarja, lojtarët. Sot futbolli në krahasim me futbollin e kohës tonë është shumë më fizik, parametrat në çdo komponent janë rritur. Lojtarëve sot u jepet mundësia shumë herë më shumë se në vitet kur kemi luajtur ne. Mbi të gjitha nga ana profesionale, ka një zhvillim të jashtëzakonshëm.

- Sa shanse ka ky ekip të kualifikohet në play-off sot?

Vërtetë kemi përballë një ekip me tradita, më me emër. Polonia është një ekip me arritje dhe suksese të mëdha. Unë dëshirën e kam që çdo futbollist të japë mbi mundësitë e tij në këtë ndeshje. Po të kemi edhe fat, mund të arrijmë kualifikimin.

- Nëse sot do ishe trajneri në dhomën e zhveshjes para play-offit. Çfare do t’i thoje ekipit?

“Çuna në këtë ndeshje është e rëndësishme që secili të japë maksimumin e tij. Të japë mbi 100% dhe të jemi një grup i vetëm. Po të jemi grup, mund të arrijmë edhe rezultatin. 

Pyetje të shkurtra për Sulejman Demollarin

- Ndeshja më e bukur e karrierës.

Në Shqipëri, fitorja 5-3 kundër 17 Nëntorit. Kurse në Rumani, derbi i parë, aty mësova diçka shumë të bukur nga tifozeria. “Më mirë fito derbin se kampionatin” dhe unë për fat, në derbin e parë fituam 1-0 dhe me golin tim.

- A mund të veçoni gjatë karrierës suaj, periudhën më të veçantë?

Më e veçanta është prezenca tek ekipi i parë i Dinamos së Tiranës. Dhe më e veçanta fare është kur kam veshur fanellën e ekipit kombëtar A.

- A keni një peng në karrierë?

Jo nuk kam pengje. Karriera ime me mundësitë që kishim, them se i realizova dhe mbi të gjitha e provova dhe jashtë karrierën. Fitova një eksperiencë të re dhe dola edhe kampion me Dinamon e Bukureshtit.

- Duke qenë se thatë se ndeshja kundër 17 Nëntorit ishte më e bukura, çfarë i ke thënë vetes përpara kësaj ndeshjeje?

 Gjithmonë kam qenë tip emocional përpara çdo ndeshje. Më pas më rrëmbente emocioni i ndeshjes dhe mendoja të bëja më të mirën.

- Cilin kishit shok më të mirë në kombëtare?

 Shokun më të mirë në Kombëtare, e nisa me kapitenin Mujo Targa dhe e përfundova me Ermal Tahirin në fundin e karrierës time.

- Po te Dinamo?

 E kam nisur me Besnik Mërgjyshin, e vazhdova me Alfred Dukën e deri te Halit Gega.

- Veçoni sot nje trajner që edhe kur e kujtoni, ndjeni mall dhe do të donit ta rikthenit kohën pas për t’u stërvitur dhe njëherë me të?

Për të gjithë trajnerët gëzoj një respekt të jashtëzakonshëm. I kujtoj me mall dhe kanë bërë një sakrificë dhe punë të jashtëzakonshme për kohën. Duke nisur nga i ndjeri Fatmir Frashëri, Bejkush Birçe, e deri te profesor Faruk Sejdini.

- Është e vërtetë që nuk ke marrë kurrë karton të kuq?

Është e vërtetë. Kam vetëm një karton të verdhë në tre vite e gjysmë. Madje e meritoja për karton të kuq, pasi tërhoqa arbitrin nga bluza. Por për respektin që kishte dhe lojën që tregoja në fushë, kur arbitri pa se isha unë, më dha vetëm karton të verdhë.

 - Cili është lojtari me i mirë i Shqipërisë kur luaje ti?

Idhulli im ka qenë Vasillaq Zëri kur e nisa. Pastaj gjatë kohës ka pasur shumë, duke nisur nga Kola, Muça, Minga, Targaj, Ballgjini, Përnaska e shumë të tjerë. Por si fëmijë dhe në nisjen e karrierës time, do të mbaj të ndjerin Vasillaq Zërin.

- Cili është lojtari me i mirë i Shqipërisë sot?

Sot një pikë e fortë e ekipit, është Gjimshiti. Por më pëlqen më shumë kur ekipi mbi të gjitha luan si grup, e përkushtuar dhe këto kanë sjellë dhe rezultate. Pavarësisht se edhe individi ka rolin e vet.

- Nëse do të rilindje sërish, do të zgjidhje të ishe lojtar i periudhës kur luajtët ju apo i kësaj periudhe?

Sot jemi rritur shumë nga ana profesionale, edhe kushtet janë shumë herë më të mira në këtë kohë. Por edhe në kohën kur luajta unë, ishte shumë bukur. Sot flasim për një futboll më të zhvilluar, më modern dhe më të përgatitur. Sot janë më të qarta dhe më të afrueshme edhe kushtet për të arritur rezultate të larta.

- Sot keni një familje të bukur dhe një nip që ju shohim shpesh në Tirane me të. A është ai Demollari i ardhshëm i Shqiperisë në futboll?

Dua që nipi të merret me sport dhe me futboll dhe ta ndihmoj. Kjo është edhe dëshira e vetë fëmijës, që kur rritet ka dëshirën dhe pasionin që të merret me sportin dhe futbollin. Unë kam dëshirë ta ndihmoj e ta mësoj. Por kjo varet nga ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin