12 Mars 2026, 15:00
Nga DOSJA

TIRANE - Faza e tretë e kampionatit “Abissnet Superiore” është mbyllur pas javës së 27-të, duke sjellë një panoramë të qartë të formës së skuadrave kryesore të kampionatit në 9 ndeshjet e fundit.
Skuadra që ka spikatur më shumë gjatë kësaj faze është Vllaznia. Ekipi shkodran ka regjistruar 7 fitore dhe 2 humbje, duke grumbulluar 21 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër në këtë periudhë. Kjo ecuri e ka ndihmuar Vllazninë të ruajë vendin e parë në renditje dhe të konfirmojë formën e mirë në këtë pjesë të sezonit.
Pas saj renditet Partizani, që ka zhvilluar gjithashtu një fazë shumë pozitive. Të kuqtë kanë arritur 6 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, duke grumbulluar 19 pikë në fazën e tretë dhe duke u afruar ndjeshëm me zonën e kreut të renditjes.
Një paraqitje solide ka bërë edhe AF Elbasani. Verdheblutë kanë regjistruar 4 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje, duke marrë 16 pikë në këtë fazë.
Kampioni në fuqi, Egnatia, ka pasur një ecuri më të balancuar gjatë fazës së tretë, me 3 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje, duke grumbulluar 12 pikë në 9 takime.
Ndërkohë, Dinamo City ka hasur më shumë vështirësi në këtë periudhë. Blutë kanë regjistruar 1 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, duke siguruar 7 pikë gjatë fazës së tretë të kampionatit.
Me përfundimin e kësaj faze, gara në Abissnet Superiore pritet të bëhet edhe më e fortë në javët e mbetura të sezonit, ku çdo pikë do të jetë vendimtare si për objektivat në krye të renditjes, ashtu edhe për skuadrat që synojnë të përmirësojnë pozicionin e tyre në tabelë.

B.T (Dosja.al)
Sport
12 Mars 2026, 14:30
SPANJE - Vendi i “Finalissmës” do të ndryshojë, ndeshja tani do të luhet në Madrid, në pritje të finalizim...
Sport
12 Mars 2026, 14:00
GJERMANI - Fitorja bindëse 6-1 e Bayern Munich ndaj Atalantës në ndeshjen e parë të raundit të 1/8 të Ligës s&eum...
Sport
12 Mars 2026, 13:30
ANGLI - Një javë e errët për klubet angleze në Ligën e Kampionëve. Me gjashtë përfaqësues të Premier Li...
Sport
12 Mars 2026, 13:00
Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s dhe Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s
ZVICER - Tre muaj para fillimit të Kupës së Botës s&e...
Sport
12 Mars 2026, 12:30
SPANJE - Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, pas humbjes 3-0 ndaj Real Madridit të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen ...
Sport
12 Mars 2026, 12:00
ITALI - Bologna-Roma është ndeshja e vlefshme për "derbin" italian në raundin e 16 të Europa League. Ndeshja mes skuadr&eum...
Sport
12 Mars 2026, 11:30
TIRANE - Java e 28-të e Superiores do të nisë të premten me supersfidën Egnatia - Vllaznia në Rrogozhinë, në orën...
Sport
12 Mars 2026, 11:00
TIRANE - Komisioni i Disiplinës në FSHF ka publikuar vendimet e fundit, ku bie në sy humbja e gjyqit të Tiranës ndaj mesfushorit Ardi...
Sport
12 Mars 2026, 10:30
FRANCE - Një incident ndodhi gjatë kohës shtesë të ndeshjes së parë të raundit të 16-tave të Ligës...
Sport
12 Mars 2026, 10:00
SPANJE - Real Madrid kundër Manchester City, Raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve, ndeshja e parë 2025-2026. Në ndeshjen e ...