19 Tetor 2024, 17:17
Nga DOSJA

TIRANE - Në mesditën e sotme u luajtën tri takime të javës së 9-të të Abissnet Superiores, e cila përkon edhe me mbylljen e fazës së pare të Kampionatit të 86-të Kombëtar.
Në Kurbin, ndeshja përfundon me fitoren e madhe 3-1 të Laçit përballë Vllaznisë. Vendasit edhe pse pësuan të parët një gol, Dajsinani ishte i pafat duke dërguar topin në portën e tij, arritën që të përmbysnin gjithçka falë Papës (44’), Mjakit (53’) dhe Melos (54’), duke i dhuruar një debutim ëndrrash, trajnerit të tyre italian Françesko Morieros.
Në “Egnatia Arena” të Rrogozhinës, skuadra vendase bëri gjithçka përveç golit. Kampionët në fuqi patën një shans të artë për të kaluar në epërsi në të 14’, por Vuthaj ishte i pasaktë nga pika e penalltisë.
Ndëshkimi me të kuq për Dyluse kompromentoi ndeshjen e të besuarve të Tetovës, të cilët e patën të pamundur për thyer Teutën me një lojtar më pak.
Mbyllet pa gola ndeshja mes Tiranës dhe Dinamos. Në Vlorë “protagonist” absolut ishte VAR duke anuluar gola për të dy skuadrat. Soler shënoi një gol shumë të bukur me roveshjatë, por Xhaja e anuloi atë pas një konsultimi me VAR. (Video)
Më pas, Ndreca, i sapo futur në fushë për bardheblutë, goditi edhe traversën e portës së portierit Teqja, por vetëm kaq. Gola nuk pati.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Tetor 2024, 16:40
ITALI - Curva Sud, sektori më i nxehtë për tifozët e Milanit, përmes një postimi të publikuar në Instagram k...
Sport
19 Tetor 2024, 14:00
SPANJE - Pablo Gavi synon të jetë lajmi i madh në skuadrën e FC Barcelona për të pritur Sevillan këtë t...
Sport
19 Tetor 2024, 13:30
ITALI - Francezi Raphael Varane, i cili njoftoi tërheqjen e tij më 25 shtator, do të jetë pjesë e bordit drejtues të C...
Sport
19 Tetor 2024, 13:00
ANGLI - Sa futbollistë i mungojnë futbollit për shkak të lëndimeve? Mes tyre, ishte edhe Reece James, i cili vitet e fundit ka k...
Sport
19 Tetor 2024, 12:30
SPANJE - Carlota Serrano, nënkampionia spanjole në 400 metra me pengesa, u diagnostikua me kancer gjiri kur ishte 28 vjeç. "Vura re...
Sport
19 Tetor 2024, 12:00
ANGLI - I vdekur në gusht 2023, ish-pronari i Fulham, Mohamed Al-Fayed, akuzohet nga Ronnie Gibbons, ish-kapitenia e klubit londinez, për sulm seksu...
Sport
19 Tetor 2024, 11:30
ITALI - José Mourinho dhe Rick Karsdorp nuk kishin marrëdhëniet më të mira gjatë kohës që portugezi drejto...
Sport
19 Tetor 2024, 11:00
SPANJE - Pasi ishte zbulimi kryesor i skuadrës spanjole në kampionatin e fundit evropian të futbollit, Lamine Yamal ka qenë mbizotëru...
Sport
19 Tetor 2024, 10:30
SHBA - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, theksoi se organizata vazhdon të punojë për mirëqenien e futbollistëve, pas takimi...
Sport
19 Tetor 2024, 10:00
ITALI - Paulo Fonseca dëshiron që nga sot ta vendosë Milanin në rrugën e suksesit, pasi në dy muajt e par&eu...