Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Amerika e Jugut i ka dhuruar botës disa ikona të futbollit, por ka vuajtur edhe nga disa tragjedi të tmerrshme

KOLUMBI-Amerika e Jugut i ka dhuruar botës disa ikona të futbollit, por ka vuajtur edhe nga disa tragjedi të tmerrshme. Një prej tyre është vrasja e Andres Escobar, lojtarit të kombëtares së Kolumbisë, “krimi” i vetëm i të cilit ishte shënimi i një autogoli në Kupën e Botës “USA 94”.Pavarësisht problemeve me kartelet e drogës, shpresat e gjithë kombit për të ndryshuar imazhin vareshin të skuadra e futbollit, që në përbërje kishte emra të rëndësishëm të sportit, si Faustino Asprillia dhe Carlos Valderrama. Por turneu nuk shkoi si duhej dhe më 22 qershor 1994, saktësisht të shtunën, 28 vite më parë.Kolumbia u mund 2-1 nga SHBA, falë autogolit të Escobar-it, i cili përveç mbiemrit dhe qytetit të lindjes (Medelin) nuk kishte asnjë lidhje me trafikantin famëkeq Pablo.
Grupet kriminale në Kolumbi, që kishin vënë shumë para në lojë për kualifikimin e kombëtares nuk e pritën aspak mirë këtë që ndodhi. E duke qenë se qytete si Kali, apo Medelini, kishin nivelet më të larta të vrasjeve në botë në ato vite, gjithçka dukej se të çonte te më e keqja. Me t’u kthyer në shtëpi, miqtë e Andres e këshilluan të mos dilte nëpër rrugë sa të ulej tensioni, por ai mësohet t’u ketë thënë që nuk dëshironte të fshihej prej njerëzve. Ky vendim do të ishte fatal, në një qytet si Medelini, ku çdo javë ndodhnin 80 vrasje. Ai shkoi në një klub nate por aty njerëzit nisën të flisnin për autogolin. Escobar vendosi të largohej, por teksa doli në parkim për të hipur në makinë, dy vetë e qëlluan me gjashtë plumba. Thonë që dy vrasësit bërtitën “gooool” ndërsa tërhiqnin këmbëzat… Më vonë, vrasjen e mori përsipër një “ushtar” i kartelit, i cili u dënua me 43 vite burg, por qëndroi pas hekurave vetëm 11.
Tragjedia pikëlloi të gjithë njerëzit e ndershëm të vendit. Ai konsiderohej si “futbollisti xhentëlmen” dhe në verë dukej se do të bënte kalimin e madh në futboll, pasi pritej të firmoste me Milanin. Lotët e Asprillia-s dhe Valderrama-s në televizor do të mbahen mend gjatë. Vrasja e pakuptimtë zgjoi Kolumbinë dhe 48 milionë banorët e saj. Ishin vitet kur autoritetet nisën të rrisnin presionin kundër karteleve të drogës dhe disa prej kriminelëve më famëkeq u ekstraduan në SHBA, ndërsa Escobar-i tjetër, mbreti i kokainës, ishte vrarë disa muaj më parë. Vala e ndryshimeve u ndie edhe në kombëtaren e futbollit, lojtarët e brezit të vjetër, si portieri i famshëm Rene Higuita – i lidhur me baronët e drogës – u zëvendësuan me një brezi të ri lojtarësh.
E.Ç (Dosja.al)
TIRANE - Me rastin e 2 korrikut, Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka një mesazh u...
Christian Eriksen ANGLI- Transferimi i parë i Manchester United mund të jetë Christian Eriksen. Pas arrestit kardiak në Euro2020, danez...
BRAZIL - Neymar dhe Gabriel Jesus kanë tatuazhe të ngjashme, që tregojnë ëndrrat e tyre të fëmijërisë për t&rs...
Erkand Qerimaj ALGJERI- Pasi shkëlqeu në kampionatin Europian të Peshëngritjes për të rritur në Tiranë, duke fitua...
Giacomo Vrioni ITALI- Pas përvojës së tij në WSG Tirol, një klub austriak që kishte huazuar Giacomo Vrionin nga Juventusi sul...
FRANCE - Ish-futbollisti dhe trajneri francez Christophe Galtier do të jetë në stërvitje në Paris Saint-Germain&nbs...
Glen Johnson dhe Armando Broja ANGLI- Ish-mbrojtësi i Chelsea-t, Liverpool dhe i Anglisë, Glen Johnson mendon se Chelsea nuk duhet të shqet&...
Alban Beqiri TIRANË- Boksieri Alban Beqiri nuk arriti të fitonte medalje në Lojërat Mesdhetare "Oran 2022". Beqiri, i treti i botë...
ANGLI - Antonio Conte zbarkoi në nëntor 2021 në një Tottenham që ishte i nënti dhe ishte dy sezone jashtë Champio...
HOLANDE - Vera Pauw, një ish-trajnere holandeze tanimë e Irlandës, ka zbuluar se është sulmuar seksualisht nga tre burra të pun&eu...