31 Maj 2026, 10:35
Nga DOSJA

TIRANE - Sporti shqiptar është në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare, Kreshnik Tartari, një prej emrave ikonë në historinë e rrjetës shqiptare, veçanërisht në volejbollin e femrave.
Tartari, si volejbollist me ekipin e Dinamos dhe përfaqësuesen kombëtare, fitoi shumë tituj kampionë dhe trofe të shumtë. Por, emri i Kreshnik Tartarit u lartësua edhe më shumë me sukseset e arritura si trajner. Ai konsiderohet ndër teknikët më të suksesshëm që ka njohur ndonjëherë volejbolli shqiptar i femrave.
Një nga kapitujt më të lavdishëm të karrierës së Tartarit ishte drejtimi i ekipit të femrave të Dinamos. Nën udhëheqjen e tij, skuadra dinamovite nisi në vitin 1974 një periudhë dominimi të jashtëzakonshëm, duke fituar 20 tituj.
Po ashtu, ekipi i Dinamos arriti rezultate historike edhe në garat evropiane, duke siguruar një vend mes katër skuadrave më të mira në kompeticionet kontinentale. Ndërsa si trajner i ekipit kombëtar, Tartari arriti të fitonte titullin kampion të Lojërave Mesdhetare.
Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, Kreshnik Tartari u vlerësua me një sërë titujsh dhe dekoratash, mes të cilave edhe titulli i lartë “Mjeshtër i Madh”.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 Maj 2026, 10:30
BELGJIKE - Kevin De Bruyne ishte i ashpër ndaj Antonio Contes. Që nga kampi stërvitor i Belgjikës për Kupën e Bot...
Sport
31 Maj 2026, 10:00
FRANCE - Duke ngritur trofeun e tij të dytë radhazi të Ligës së Kampionëve me PSG-në të shtunën, më 30 maj, ...
Sport
31 Maj 2026, 09:44
8.000 oficerë policie dhe xhandarë u vendosën në Paris dhe zonën përreth tij.
FRANCE - Të shtunën ...
Sport
31 Maj 2026, 09:30
ZVICRER - UEFA, këtë sezon do të shpërndajë 400 milionë euro më shumë në krahasim me formatin e vjetër dhe p...
Sport
31 Maj 2026, 09:00
ITALI - Ndërsa AC Milan është i zënë duke ndërtuar ekipin e ri të menaxhimit dhe duke zgjedhur pasardhësin e...
Sport
31 Maj 2026, 08:30
HUNGARI - Humbja dhemb, por është një padrejtësi e perceptuar që e bren Mikel Artetën. Pas fishkëllimës së fundit...
Sport
31 Maj 2026, 08:00
HUNGARI - Vetëm pak minuta pasi ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve me shokët e tij të ekipit, Vitinha mori çmimin e &ld...
Sport
31 Maj 2026, 07:50
HUNGARI - "Vitinha ishte lojtari më i mirë i Paris Saint-Germain. Ai mori kontrollin e mesfushës, veçanërisht në pjes&eum...
Sport
31 Maj 2026, 07:30
FRANCE - Presidenti Emmanuel Macron e përgëzoi PSG-në pas fitores së dytë radhazi në Ligën e Kampionëve të shtun&...
Sport
31 Maj 2026, 04:46
HUNGARI - Nasser al-Khelaïfi, president i PSG-së, duke folur në Canal+ pas fitimit të titullit të dytë të Lig&eum...