19 Mars 2026, 17:17
Nga DOSJA
Nga Endi Tufa
TIRANE - Kurrë nuk ka qenë kaq e vështirë të bësh listën e sulmuesve për kombëtaren shqiptare. Para ndeshjes vendimtare të play-off-it të Botërorit 2026 kundër Polonisë, reparti i sulmit te Shqipëria paraqitet si mozaiku më i ndërlikuar i trajnerit Sylvinho: disa kanë formë por jo ftesë, disa kanë ftesë por jo formë, disa janë larg fushave dhe disa po trokasin nga porta e jashtme.
Mehmeti vazhdon, Sylvinho hesht
Çdo javë, statistikat e Anis Mehmetit e bëjnë pyetjen ndaj Sylvinhos gjithnjë e më të pakëndshme. Sulmuesi i Ipswich Town ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 7 asistime në këtë sezon të Championshipit anglez, duke e pozicionuar veten ndër mesfushorët ofensivë më produktivë të kategorisë. Formë e tillë, në atë nivel konkurrence, do të ishte arsye e mjaftueshme për çdo trajner në botë. Por jo për Sylvinhon.
Sipas burimeve të Top Channel, 25-vjeçari nuk do të jetë pjesë e listës për ndeshjen e Varshavës, ashtu si nuk ka qenë prej gati tre vitesh. Ftesa e fundit me Kombëtaren i daton qershorit 2023, duke e bërë mungesën e tij nga grumbullimi njërën ndër më të gjata dhe më të padiskutuara në historinë e fundit të kuqezinjve.
Broja në Premier League, por pa ritëm dhe pa gola
Armando Broja mbetet pika qendrore e projektit të Sylvinhos në sulm, por 24-vjeçari i Burnley po i jep trajnerit brazilian më shumë ankth, sesa siguri. Broja ka luajtur vetëm 8 ndeshje si titullar dhe 11 si zëvendësues në Premier League, me vetëm 1 gol dhe 1 asistim gjatë gjithë sezonit, shifra dramatikisht të ulëta për një sulmues me ambiciet e tij. Goli i vetëm me Burnley erdhi më 20 dhjetor 2025 kundër Bournemouth, ndërsa në janar 2026 u zgjodh në “Team of the Week” të Premier League pas një asistimi kundër Newcastle, dy momente pozitive të izoluara në një sezon të zbehur.
Situata komplikohet edhe nga shëndeti. Broja ishte i listuar si i dëmtuar, me probleme në kyç dhe është raportuar jashtë formacionit kryesor edhe pse u aktivizua, por mbetet të shihet nëse do të jetë gati plotësisht. Për Sylvinhon, i cili e konsideron Brojën si boshtin e sulmit kundër Polonisë, kohëzgjatja e rikuperimit do të jetë thelbësore. Ritmi i garës kur ai luan, nëse luan, mbetet pyetja e madhe.
Ernest Muçi rikthehet, forma e tij flet vetë
Lajmi pozitiv vjen nga Trabzonspori. Ernest Muçi, pas muajsh mungese nga Kombëtarja si pasojë e problemeve me shpinën dhe mungesës së ftesave, pritet të rikthehet në grumbullim. Sulmuesi kuqezi ka regjistruar 13 gola dhe 6 asistime me, duke dëshmuar se forca e tij sulmuese mbetet e paprekur kur shëndeti ia lejon. Prania e Muçit do t’i japë sulmit kuqezi një dimension tjetër, shpejtësi, gol dhe eksperiencë europiane edhe pse me gjasë më tepër se bindje trajneri brazilian e thërret Muçin nga “halli” dhe si alternativë dhe si “presion” i shtuar nga tifozët, pasi simpatia ndaj ish-sulmuesit bardheblu nuk ka qenë asnjëherë si duhet.
Daku, shumë gurmbullime, pak gola kohët e fundit
Mirlind Daku mbetet njëri prej sulmuesve bazë të Sylvinhos, por forma e tij e fundit ka pasur lëkundje. Pas sezonit të mëparshëm ku kishte mbyllur si golashënuesi kryesor i Rubin Kazan me 15 gola dhe 6 asistime, Daku nisi edhe këtë sezon me ritëm të lartë me 8 gola në 10 ndeshjet e para.
Por nga nëntori 2025 e tutje, statistikat tregojnë periudhë shumë të dobët: ndeshje pas ndeshjeje pa gol, 0-2 ndaj Rostovit, 0-0 ndaj Dinamo Moskës, 0-0 ndaj Nizhnit, humbje 0-3 dhe 0-1, me skuadrën ruse që po kalon njërin prej sezoneve të saj më të vështirë. Daku vazhdon të jetë i pranishëm në planet e Sylvinhos, por ndaj Polonisë ka nevojë të gjejë dikë që është në kulmin e formës.
Seferi, gola që nuk bindin…
Taulant Seferi e ka kaluar këtë sezon si golashënuesi kryesor i Bodrum FK në ligën e parë turke, pas rënies së klubit nga Süper Lig vitin e kaluar. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 7 asistime në kampionat, duke qenë pika kryesor e referimit të sulmit të skuadrës turke.
Por Sylvinho, i cili vëren nga afër nivelin e ligave, nuk ka treguar interes për rikthimin e tij, dhe Seferi renditet si “ish-lojtar i kombëtares” së Shqipërisë sinjal i qartë se dritarja e tij kombëtare duket e mbyllur, pavarësisht numrave.
Shpendi, trokitja e re që vjen nga Italia
Ndërkohë, emri që e ka bërë gjithnjë e më shumë të pakëndshme heshtjen e Sylvinhos është Kristjan Shpendi. 22-vjeçari i Cesenas ka dalë si njëri prej sulmuesve më të spikatur të Serie B italiane. Shpendi ka shënuar 10 gola dhe 4 asistime në sezonin 2025-26 të Serie B, duke regjistruar mbi 2000 minuta lojë.
Sylvinho e ka ftuar vetëm një herë deri tani, por performancat e vazhdueshme e bëjnë argumentin për rikthim të tij gjithnjë e më bindës. Vëllai i tij, Stiven Shpendi, luan te Empoli, dy vëllezër shqiptarë në futbollin italian, një fenomen që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Dhe duhet të kemi paraysh se në Varshavë, Shqipëria do të duhet të shënojë për të arritur ëndrrën e saj, si fillim duke kaluar në finalen e “play-off”-it, por pyetja është, me cilët sulmues?
Sport
19 Mars 2026, 16:56
FRANCE - Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka shpallur skuadrën e tij për ndeshjet miqësore kundër Brazilit dhe...
Sport
19 Mars 2026, 16:44
ANGLI - Pep Guardiola i vuri flakën mediave sociale me një këmishë të madhe me katrorë që veshi gjatë humbjes së ...
Sport
19 Mars 2026, 16:32
ARGJENTINE - Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka përfshirë Lionel Messin në skuadër për një miqësore kundë...
Sport
19 Mars 2026, 16:17
SPANJE - Thibaut Courtois pësoi një dëmtim të rëndë gjatë fitores 2-1 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt në Lig...
Sport
19 Mars 2026, 16:05
SENEGAL - Presidenti i CAF-it, Patrice Motsepe, ka folur publikisht për të sqaruar situatën që po trondit futbollin afrikan pas Kupës s...
Sport
19 Mars 2026, 15:41
TIRANE - Shqipëria U-21 ka zyrtarizuar një miqësore kundër ekipit të Uzbekistanit. Sfida do të luhet më 30 mars, në or...
Sport
19 Mars 2026, 15:20
ITALI - Ka emra me peshë, dhe pastaj ka mbiemra që mund të ndikojnë në breza të tërë, veçanërisht nës...
Sport
19 Mars 2026, 14:59
ANGLI - Sipas raportimeve të mediave turke, dëmtimi i pësuar nga Noa Lang mbrëmë gjatë fitores 4-0 të Liverpoolit n...
Sport
19 Mars 2026, 14:44
ANGLI - Italia qan, por Anglia nuk mund të jetë kaq e kënaqur, pas raundit të 16 të Ligës së Kampionëve.
Në fill...
Sport
19 Mars 2026, 13:00
GJERMANI - Mos thuaj se Bayern Munich apo Vincent Kompany kanë frikë nga të rinjtë. Deri më tani këtë sezon janë 7 &ld...