Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
Vllaznia pësoi disfatë 3-1 nga Linflied në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League. Pavarësisht kërtij rezultati, në kampin shkodran besojnë te përmbysja.
SHKODER - Para sfidës së kthimit, ka dhënë mendimin e tij për mediat trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli.
“Besoj që kjo javë ka qenë një javë reflektimi se si duhet të përmirësojmë gjërat dhe çfarë të bëjmë përballë kësaj skuadre. Në javën e parë ishte njohja që duhet të bëjmë më kundërshtarin. Nisur nga kjo them se skuadra është stërvitur shumë mirë, besimi nuk mungon dhe kam besim se çunat do të bëjnë një ndeshje shumë të mirë.
Nuk kemi ndryshuar shumë, ajo që mendoj dhe besoj është që atmosfera do të në ndihmojë me tifozët dhe nisur nga kjo besoj motivimi do të jetë shumë herë më i lartë se sa ka qenë.
Formacioni? “Nuk e kemi vendosur akoma sepse është edhe një stërvitje e fundit. Besoj do të ndajmë nesër në mëngjes pasi siç na ndodhi në Belfast që Gruda për arsye shëndetësore mungoi, ka edhe të tilla raste që nuk mund të shmangen. Për momentin nuk kemi dëmtime. Esini ka qenë pak pa qejf nga ndeshja e Belfast, por është stërvitur rregullisht në ndeshjet e fundit.
Nuk jam këtu për të folur për individë të caktuar se edhe Darko është një element i rëndësishëm për skuadrën. Kam një grup prej 24 vetësh, të gjithë janë të rëndësishëm për skuadrën. Ai është lojtar shumë i mirë dhe do të na ndihmojë për kampionatin në vazhdim. Kemi edhe një stërvitje sot dhe më pas do të vendosim.
Ajo që ndodhi është që skuadra e Linfield ka luajtur me dy në sulm dhe një tjetër pas tyre. Ata krijonin superioritet numerik në mesfushë. Gjithsesi mendoj se nesër do të jetë e menaxhueshme se do të përdorim një strategji të re, në mënyrën se si do të qasemi ndaj kësaj skuadre”.
Ftohje me tifozë? “Unë nuk e di që ka ftohje me tifozët, unë ec në rrugët e Shkodrës. Dal gjithmonë nga shtëpia dhe vij në zyrë dhe kthehem më pas në shtëpi dhe shikoj që qytetarët e Shkodrës janë shumë sportdashës dhe nuk kam parë kurrë veprime apo fjalë që janë te pjesa që ka ftohje, përkundrazi na kanë dhënë mbështetje në rrugë, motivim. Mund të jetë edhe kjo që thoni, e portaleve, por unë nuk e kam parë në rrugët e Shkodrës”.
Optimizëm për kualifikimin? “Gjithmonë ka optimizëm se edhe në ditët e fundit të tij kur njeriu ka gjëra madhore, duhet të ketë shpresë dhe shpresa e mban gjallë. Unë besoj te sportistët, e shoh çdo ditë mënyrën se si stërviten ata. Në futboll gjithçka është e parashikueshme, gjithçka mund të ndodhë, nuk është e thënë që del gjithçka që bëjmë. Por besojmë te skuadra dhe futbollistët. Për sa kohë kemi mbështetjen e tyre dhe të tifozëve, gjërat do të bëjnë mirë”.
Temperaturat? “Ne jemi stërvitur në këto kushte, në temperatura rreth 30 gradë dhe jemi përshtatur gjatë gjithë kësaj kohe, nuk e di për pjesën e kundërshtarit”.
Historia me Vllazninë? “Edhe Figo luajti për Barcelonën, nuk kishte histori me Real Madridin dhe ja a ku është, luajti disa vite për Real Madridin.
Nuk besoj se do të ndryshojmë shumë, do të ecim me të njëjtën strategji. Besoj se do të ndryshojmë, se tifozët i kemi në stadium, motivimi do të jetë më i lartë besoj dhe do të bëjmë mirë. Është shumë i rëndësishëm 30 minutëshi i parë me intensitet të lartë, që të dalim në lojën tonë, djemtë të luajnë pa presion se në fund futbolli i pranon të gjitha rezultatet. Kjo është një ndeshje që ka vlerë për klubin si nga ana monetare, ashtu edhe psikologjike.
Patjetër besojmë te kualifikimi, jemi përgatitur për këtë edhe pse të mos harrojmë që Linfield ka dalë tre herë kampion në vitet e fundit, ka bërë pak ndryshime me lojtarë të mësuar të luajnë me njëri-tjetrin. Por ne do të bëjmë maksimumin nesër për të vazhduar më tej”, - tha trajneri Memelli.
B.T (Dosja.al)
GJEORGJI - Takimi i parë mes dy skuadrave u zhvillua në Tiranë më stadiumin "Air Albania" dhe u mbyll në barazim 1-1, falë golit...
GJERMANI - Sipas gazetarit spanjoll Fichajes, Bayern Munich është i hapur të flasë për shitjen e Kimmich, madje është gati t&...
ANGLI - Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, planifikon të nënshkruajë me anësorin e Barcelonës, Rafinha, si zëvend&eu...
ITALI - Tifozët e pasionuar të gjigantit italian të Interit i kanë dërguar një mesazh paralajmërues blerjes së re të...
ANGLI - Mauricio Pochettino është padyshim një nga njerëzit që e njeh mirë Dele Allin pas punës së bashku në Totten...
SPANJE - Në qershor, Barcelona njoftoi nënshkrimin e Ilkay Gundogan deri në vitin 2025, duke vendosur një klauzolë të madhe...
ANGLI - Futbollisti i Manchester Cityt, Jack Grealish ka bërë një gjest të mrekullueshëm humanizmi, duke ndihmuar një ...
ANGLI - Vitin e kaluar, Arsenali nuk mundi të bënte hapin e madh dhe ta largonte Manchester Cityn nga maja (që madje e mbylli sezonin m...
SPANJE - Pasi João Félix shfaqi ëndrrën për të luajtur me Barcelonën, tifozët e Atlético Madrid vandalizuan...
GJERMANI - Gjermania Giulia Gwinn, 24 vjeç, tha këtë të mërkurë, në një konferencë për shtyp, se nuk ka pran...