23 Mars 2023, 13:13
Nga DOSJA
ZVICER - Eddie Jordan, biznesmeni irlandez dhe themeluesi i ish-skuadrës në Formula 1 “Jordan Grand Prix”, në një intervistë prekëse që ka dhënë për “The Sun” ka folur për mikun e tij Michael Schumacher dhe bashkëshorten e tij Corinna .
Pas një aksidenti të tmerrshëm në ski në fund të vitit 2013, shtatë herë kampioni i Formula 1 është izoluar plotësisht nga publiku. Gjendja e tij shëndetësore është e mbuluar me mister për gati një dekadë, pasi nuk ka asnjë raport zyrtar mjekësor. Për shkak të lëndimeve të rënda në kokë, Schumacher ishte në koma të induktuar për gjashtë muaj, pas së cilës u transferua në mjekim shtëpiak dhe prej vitesh ndodhet në vilën familjare në liqenin e Gjenevës.
Askush përveç familjarëve dhe miqve më të afërt nuk e di se si është gjendja e tij shëndetësore.
Eddie Jordan nuk e fsheh admirimin e tij për bashkëshorten e Michael, Corinna, e cila bëri sakrifica të pabesueshme për atletin e famshëm.
Edi deklaroi se lufta dhe presioni me të cilin përballet e ka kthyer Corinna-n në një “të burgosur”.
"Ka pothuajse dhjetë vjet që Corina nuk mund të shkonte në një festë, në drekë... Ajo jeton si një e burgosur sepse të gjithë do të dëshironin të flisnin me të për Michael në një kohë kur ajo nuk ka nevojë t'i kujtohet çdo herë," thotë Jordan .
Miku i Michael nuk e fajëson Korinën që nuk e la ta vizitonte.
"Privatësia është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës. Corina ka vendosur disa rregulla. Unë e njoh shumë mirë, ajo është një grua e bukur dhe e kam njohur kur u martua me Michael. Ne kemi një marrëdhënie të mirë", thotë Eddie dhe shton :
"Në fillim u përpoqa të vizitoja Michael, por Corina refuzoi dhe me të drejtë sepse shumë njerëz donin ta shihnin atë. Jean Todt mori privilegjin ta vizitonte sepse ata ishin shumë afër tek Ferrari, gjë që është plotësisht e kuptueshme. Unë nuk munda."
'Edi, ne të duam, por kemi nevojë për privatësi dhe mbrojtje për Michael '.
Eddie Jordan drejtoi ekipin "Jordan" nga viti 1991 deri në 2005 dhe ishte ai që i dha mundësinë pilotit të ri 22-vjeçar të asaj kohe për të debutuar në F1.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 Mars 2023, 13:05
KANADA - Në sportet moderne, Novak Gjokoviç nuk ka vetëm rolin e një sportisti të lartë, por edhe të një njeriu...
Sport
23 Mars 2023, 12:55
GJERMANI - “Euro 2024” nis sot rrugëtimin drejt Gjermanisë. Sfida më e fortë e mbrëmjes pritet të jetë mes Italis...
Sport
23 Mars 2023, 12:49
ITALI - Portieri i famshëm italian, Gianluigi Buffon, ka pranuar se i vjen keq që u largua nga Paris Saint-Germain dhe u kthye në Juven...
Sport
23 Mars 2023, 12:16
ARGJENTINE - I vetmi që do të marrë vendimin për t'u tërhequr nga kombëtarja e Argjentinës është vet&eu...
Sport
23 Mars 2023, 11:50
ARABIA SAUDITE - Sergio Checo Pérez fitoi Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, garën më të fundit në Formul...
Sport
23 Mars 2023, 11:19
ANGLI - Ky është një rast që ka të ngjarë të bëjë shumë zhurmë. Sot në mëngjes, tabloidi a...
Sport
23 Mars 2023, 11:05
SPANJE - A do të vazhdojë të jetë Lionel Messi një lojtar i PSG-së, apo ai do të kalojë te Barcelona apo ndo...
Sport
23 Mars 2023, 10:52
SPANJE - Një francez 25-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua të shtunën e kaluar nga ...
Sport
23 Mars 2023, 10:40
ITALI - Është një veprim që ka bërë që të rrjedhë shumë ujë. Kush i nxiti diskutimet, ndonjëher...
Sport
23 Mars 2023, 10:18
Gjatë 'Euro 2016', Paul Pogba dhe N'Golo Kanté kishin vendosur ta kryejnë Ramazanin
FRANCE - Kjo është një pyetje, të ...