17 Qershor 2025, 00:49
Nga DOSJA
DURRES - Edmond Hasanbelliu ka dhënë dorëheqje nga Teuta. Presidenti i durrsakëve ka njoftuar vendimin e tij zyrtarisht përmes klubit. Deri më sot, në krye të durrsakëve, ishte edhe presidenti më jetëgjatë i Superiores.
Që nga janari i vitit 1999 kanë kaluar 26 vite. Gjatë kësaj kohe ka numëruar edhe mbi 1000 ndeshje. “Me keqardhje, dua të njoftoj se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit. Pas një periudhe të gjatë angazhimi dhe përkushtimi, kam vendosur që të hap një kapitull të ri në jetën time, duke kërkuar mundësi të reja profesionale dhe personale.
Gjatë kohës që kam qenë pjesë e shoqatës, kam pasur mundësinë të kontribuoj në zhvillimin e projekteve të ndryshme dhe të punoj me shumë individë të jashtëzakonshëm. Për këtë, ndjehem i vlerësuar dhe i falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kam marrë nga çdo anëtar i shoqatës.
Edhe pse po largohem, kam besim që shoqata do të vazhdojë me të njëjtin entuziazëm dhe përkushtim në realizimin e qëllimeve të saj. Do të mbaj gjithmonë një lidhje të ngushtë me të gjithë dhe i uroj suksese të gjithëve në të ardhmen. Faleminderit për të gjitha momentet dhe mundësitë që kam pasur për të kontribuar në këtë udhëtim”, shprehet Hasanbelliu.
Kulmi i suksesit për Hasanbelliun ishte fitimi i titullit kampion në vitin 2021. Gjatë kohë si president fitoi po ashtu tre herë Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën.
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Qershor 2025, 00:45
SHBA – Botërori i Chelseat në Kupën e Botës për Klube filloi me një fitore. Midis ekipeve të mëdha ...
Sport
16 Qershor 2025, 21:52
ITALI - Spekulimet mbi pasardhësin e Luciano Spallettit, i shkarkuar nga posti i tij pas humbjes së thellë 0-3 të Nazionales në No...
Sport
16 Qershor 2025, 21:17
ANGLI - Historia tregohet nga BBC, dhe është e pamundur. David Stockdale, trajneri i Farsley Celtic, ka vendosur ta blejë klubin, gjë q...
Sport
16 Qershor 2025, 20:54
SHBA - Kupa e Botës për Klube nuk është vetëm një mundësi e shkëlqyer për të shfaqur ekipet më ...
Sport
16 Qershor 2025, 20:04
SPANJE - Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se skuadra e saj do të kthehet në Azi për turneun para-sezonal 2025/26, gjashtë vjet pas...
Sport
16 Qershor 2025, 19:49
IZRAEL - Futbollisti izraelit Manor Solomon, aktualisht në pronësi të Tottenham, është bllokuar në Izrael dhe nuk mund t...
Sport
16 Qershor 2025, 19:35
ITALI - Edhe pse i ka mbetur ende një vit në kontratën e tij me Besiktasin, Ciro Immobile ndien mall për Italinë dhe po ...
Sport
16 Qershor 2025, 19:29
ITALI - Cesc Fàbregas mori oferta të shumta në fund të sezonit 2024-25 për të trajnuar ekipet e Ligës së Kampion&...
Sport
16 Qershor 2025, 19:16
ANGLI - Florian Wirtz është pothuajse gati të veshë fanelën e Liverpoolit. Plani i veprimit është zbuluar. Vle...
Sport
16 Qershor 2025, 19:07
SPANJE - Fermín López e përfundoi edhe një herë sezonin si një nga lojtarët më mbresëlënës t&eum...