Shpërthejnë protestat kundër Kryeministrit/ Shqiptarët në Bruksel e Angli kërkojnë largimin e tij: Rama në burg (PAMJET)
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
"Rama në burg, Berisha në Burg"/ Shqiptarët sërish në protestë para Ambasadës në Londër: Shqipë...
Rama shpërthen ndaj protestuesve: Dalin delirantë dhe influencera që fitojnë paratë e dynjasë dhe jetojnë me ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Sot zgjedhjet parlamentare n&eum...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
Nelson Rodríguez, zv.president i MLS-së, foli për gjendjen e ligës, Lionel Messin dhe ndikimin që ka krijuar argjentinasi në futbollin amerikan.

SHBA - Nelson Rodríguez, zv.president i MLS-së foli për median “Infobae”, me bazë në Miami dhe analizoi disa tema të ndryshme në lidhje me ligën, ardhjen e Lionel Messit dhe se ku po shkon futbolli në Shtetet e Bashkuara.
Dora e djathtë e Don Garber, ishte i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, duke konfirmuar se MLS i është dhënë një rritje masive e profilit global me ardhjen e Lionel Messit.
“Ne po përparojmë shumë më shpejt nga sa mendonim, kryesisht për shkak të ardhjes së tij (Messi). Është një revolucion i vërtetë dhe shumë më tepër nga sa prisnim. Ky ndikim që padyshim do të ndihet për vite të tëra”, komentoi ai.
“Rëndësia në të cilën MLS-ja është rritur në mediat e përgjithshme, është mbresëlënëse dhe shumë nga kjo sigurisht që i detyrohet Leos. Por ne po përpiqemi të jemi në foto, në mënyrë që kjo hapje mediatike të na lejojë të shfaqim të gjithë ligën. Ne duam të sigurohemi që kushdo që vjen për të parë Messin të luajë, do të dashurohet me njerëz si Cremaschi, apo Campana, kjo është ideja”, shtoi ai.
What influence will Leo Messi have after signing?
— leomessi_goatnews (@LeoGoatNews) September 7, 2023
Nelson Rodriguez (MLS Executive Vice President of Product): “He's had a huge impact. At Apple, with whom we have the deal this year, the three most watched games are Messi's first three. In Los Angeles, a ticket to see Messi cost… pic.twitter.com/NQ8ec51T7t
“Tashmë po arrijmë në më shumë se 100 vende me Apple TV, kemi përmirësuar infrastrukturën dhe vazhdojmë të përparojmë me stadiume dhe qendra të reja stërvitore. Unë besoj fort se po bëhemi një vend futbolli, por ka mungesë kulture në disa qytete. Dhe kjo është diçka që nuk mund të blihet, por duhet të gjenerohet me kalimin e kohës”,- shtoi ai.
“Inter Miami po shkon ‘all in’, sot po investon 135 milionë në qendrën e tij stërvitore, e cila do të ketë shumë më tepër se fusha. Është një projekt që shkon përtej futbollit, me hotel, restorant dhe atraksione të tjera.”
Ish-ekzekutivi i Chicago Fire u pyet gjithashtu për konkurrencën me Ligën e Arabisë Saudite, i cili bëri një deklaratë të madhe me nënshkrimet e famshme të verës. “Ne gjithmonë konkurrojmë me Arabinë Saudite. Ndoshta sot është më e rrezikshme për La Liga-n sesa për MLS-në, por ne e dimë se nuk mund të konkurrojmë me ta në aspektin financiar, kështu që ne kërkojmë mënyra të tjera, më kreative, më tonat…Dhe nuk po bëjmë keq.”
El vicepresidente de la MLS, con Infobae: los detalles del impacto del desembarco de Messi y la polémica del césped sintético | Por Julián Mozo https://t.co/4aEVc8EpR3
— Infobae América (@infobaeamerica) September 24, 2023
A është MLS në më të mirën e saj, si një ligë futbolli? “Po, po kalon një periudhë të shkëlqyer, por nesër do të jetë më mirë. Unë nuk kam dyshime. Prej kohësh thuhej se SHBA është një gjigant i fjetur në futboll, epo tani mund të themi që nuk po flemë më. Ne kemi një ligë që po rritet dhe Kupa e Amerikës dhe Kupa e Botës po vijnë. Ky është vetëm fillimi,” përfundoi ai.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - John Terry duket se do të bëhet drejtor sportiv i klubit të Ligës Saudite, Al-Shabab, siç raportohet nga “Sports Z...
ANGLI - João Cancelo kaloi të gjitha llojet e emocioneve në ndeshjen e Barcelonës me Celta Vigo të shtunën. I pafat gjat&...
SPANJE - Vetëm pak ditë më parë, Joana Sanz publikoi në llogarinë e saj në Instagram përmbajtjen e letrës...
TURQI - Një tifoz shumë i ri turk, i skuadrës së Samsunspor, ndalonte çdo herë në anë të rrugës para ç...
BRAZIL - Jorge Sampaoli po përjeton një krizë të pafundme. Humbja e Flamengos ndaj Sao Paulos në finalen e Kupës së...
ANGLI - Për shumë vite, Kane dhe Son, ishin çifti i përsosur. Ata e kuptuan njëri-tjetrin mrekullisht, e ndihmuan nj&e...
SHBA - Novak Djokovic, si promovues i Shoqatës së Tenisistëve Profesionistë (PTPA), donte të nënvizonte se realiteti ekonomi...
ANGLI - Sa herë flet Arturo Vidal, buka bëhet gati. Kiliani ka bërë edhe një herë disa deklarata të diskutueshme dh...
KOSOVE - Ditë të vështira këto për Kosovën, me ngjarjet më të fundit që po ndodhin në veriun e saj, në ku...
HOLLANDE - Ajax-Feyenoord nuk përfundoi si ndeshje. Skuadra nga Roterdami dominoi klasiken e futbollit holandez, duke kryesuar 0-3 përballë &ldqu...