17 Shtator 2023, 22:00
Nga DOSJA
KOSOVE - Xherdan Shaqiri përjetoi emocione në ndeshjen Kosovë-Zvicër (2-2), që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sulmuesi i njohur shqiptar që garon prej vitesh me kombëtaren helvete, ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për Fadil Vokrrin.
Një prej futbollistëve shqiptarë më të mirë në histori dhe ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërroi jetë në qershorin e vitit 2018 në moshën 57-vjeçare. Vokrri ëndërronte ta shihte sulmuesin nga Gjilani me fanellën e Kosovës.
Shaqiri ka postuar në faqen e tij një foto përkrah portretit të legjendës, teksa nuk mungon një zemër brenda saj. Të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë, siç theksoi 31-vjeçari për SuperSport pas ndeshjes në kryeqytetin dardan.
“Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin. Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës.
Kam ëndërruar të luaj këtu. Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Federatën dhe me Fadilin, kemi pasur kontakte. Ishte Euro 2016 dhe nuk mund të ndërronim më ekipin… ”
B.T (Dosja.al)
Sport
17 Shtator 2023, 21:54
SHBA - Në një mur i “Hardcore Fitness, një palestër në qendër të Los Anxhelosit, është një nga...
Sport
17 Shtator 2023, 21:39
ITALI - Leçe ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Monzës ditën e sotme. Një tjetër paraqitje për t’u duartrokitur nga Ylber Ram...
Sport
17 Shtator 2023, 21:30
SERBI - Mundësi çeçen që garon për Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ka humbur fronin e kampionit në Botërorin e m...
Sport
17 Shtator 2023, 21:24
ANGLI - “Goodison Park” ka qenë një shtëpi jomikpritëse për Arsenalin vitet e fundit dhe këtë e ka treg...
Sport
17 Shtator 2023, 21:19
POLONI - Ernest Muci ishte jo pak i motivuar në ndeshjen e djeshme të Legias kundër Piast. Si kundërshtar i shqiptarit, ishte ekipi që ...
Sport
17 Shtator 2023, 20:43
SPANJE - Gazeta spanjole 'Marca' raporton këtë të dielë, se Luis Rubiales është detyruar të japë dorëheqjen, pas nj...
Sport
17 Shtator 2023, 20:13
RROGOZHINE - Erzeni ka arritur që të fitojë kundër Dinamo City në shifrat 2-1. Vendasit kaluan të parët në avantazh me a...
Sport
17 Shtator 2023, 20:11
BRAZIL - Pika e marrëdhënies mes Bruna Biancardi dhe Neymar është sot një mister. Gjithçka tregonte se ata ...
Sport
17 Shtator 2023, 19:47
SPANJE - Është një histori mjaft qesharake që lojtarët e Las Palmas përjetuan këtë të shtunë.
Ndër...
Sport
17 Shtator 2023, 19:39
ANGLI - Ishte një nga historitë e vogla të ndeshjes West Ham - Manchester City. Lucas Paquetá u rikthye për të luajtur kund...