9 Gusht 2023, 18:31
Nga DOSJA
FRANCE - Parizienët kanë bërë të pamundurën për ta bindur superyllin që të qëndrojë në klub dhe i kanë ofruar kontratë të re, pavarësisht këmbënguljes së futbollistit, që ai të mos vazhdojë më me kampionët e kryeqytetit. Ditët e fundit, PSG i ka ofruar një kontratë të re, ku përfshihet një klauzolë e ndërprerjes së papritur të kontratës me vlerë 200 milionë euro, e vlefshme deri në verën e vitit 2024.
Megjithatë, Mbappe qëndroi i palëkundur në pozicionet e tij: edhe ai e refuzoi këtë propozim nga Paris Saint Germain dhe në këtë moment, shanset që ai të largohet këtë verë po shtohen, sepse francezët as që duan të dëgjojnë për mundësinë që sulmuesi të largohet nga klubi pa kontratë në verën e vitit të ardhshëm, kështu që ata duan ta detyrojnë largimin e tij tani.
Mirëpo, ajo klauzolë, sipas ligjit francez, nuk do të ishte e vlefshme, kështu që në situatën kur Mbappe kishte nënshkruar marrëveshjen, klauzola, në fakt, nuk mund të aksesohej! Kështu, as Real Madridi dhe asnjë klub tjetër, nuk do të mund ta transferonin sulmuesin për atë shumë.
Drejtuesit e PSG-së i kanë dërguar një mesazh të qartë Mbappes
“Pozicioni im është shumë i qartë. Nuk dua të përsëris çdo herë: nëse Kylian dëshiron të vazhdojë, ne duam që ai të qëndrojë. Por ai duhet të nënshkruajë një kontratë të re. Ne nuk duam të humbasim lojtarin më të mirë në botë falas. Është e pamundur.
Unë kisha një marrëveshje verbale, që ai nuk mund ta linte falas dhe e shprehu publikisht në një intervistë. U trondita shumë kur dëgjova se donte të largohej falas. Është shumë zhgënjyese, sepse ai është një djalë fantastik, një zotëri, kështu që të largohej falas dhe të dobësonte klubin më të madh francez, nuk do të ishte në natyrën e tij. Kur dëgjova për qëllimin e tij, u trondita dhe u zhgënjeva.
Prandaj duhet të vendosin brenda një jave, maksimumi dy. Nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re, dera është e hapur që ai të largohet. Askush nuk është më i madh se klubi, as ndonjë lojtar, as unë. Le të jetë shumë e qartë”, tha Nasser Al-Khelaifi së fundmi në një konferencë për media.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 Gusht 2023, 17:47
UKRAINE - Tifozët e Dinamos nga Kievi mbështetën huliganët e Dinamos së Zagrebit që shkaktuan trazira të tmerrshme në kr...
Sport
9 Gusht 2023, 17:20
ZVICER - Ngjarjet e dhunës që shkaktuan tifozët e Beshiktashit në ndeshjen ndaj Tiranë në stadiumin “Air Albania” dhe ...
Sport
9 Gusht 2023, 17:02
SERBI - Një ngjarje e paprecedentë, një histori gazmore ka ndodhur në jug të Serbisë, më saktësisht në vendb...
Sport
9 Gusht 2023, 16:19
SPANJE - Al Hilal ka veçuar rastin e “të arratisurit” nga Atlético, portugezin, Joao Felix. Propozimi i saudit&e...
Sport
9 Gusht 2023, 16:04
ITALI - Familja e Lautaro Martinez po lundron në një det lumturie, pasi sulmuesi argjentinas i Interit është bërë...
Sport
9 Gusht 2023, 15:39
GREQI - Teorikisht, java që po kalojmë, si dhe ajo e radhës, ishte më e mira për tifozët, pasi brenda pak ditësh kishim ndesh...
Sport
9 Gusht 2023, 15:00
EMIRATET E BASHKUARA - Mesfushori Andrés Iniesta në moshën 39-vjeçare do të vazhdojë karrierën e tij në Emiratet e...
Sport
9 Gusht 2023, 14:46
GJERMANI - Kepa Arrizabalaga mund të paketojë valixhet dhe të largohet nga Chelsea për te Bayern Munich. Ditët e fundit ësht&...
Sport
9 Gusht 2023, 14:20
KANADA - Ka qenë një nga imazhet e seancave të mëparshme stërvitore në Masters 1000 në Toronto. Polakja Iga Swiatek...
Sport
9 Gusht 2023, 14:07
ANGLI - I blerë për 87 milionë euro në verën e vitit 2019 nga Leicester, mbrojtësi Harry Maguire nuk i ka konfirmuar kurrë pr...